Nga: Abduldaem Kaheel
Në këtë hulumtim do të tregojmë disa zbulime mjekësore për të treguar që fjalët e Zotit për lëkurën e cila do të flet në Ditën e ringjalljes janë të vërteta . . .
Në një prej verseteve madhështore që dëshmon që fjalët e Zotit janë të vërteta, Allahu i madhërishëm thotë:
“… E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu?”(En – Nisaë, 122)
Për çdo ditë vie deri te zbulimet shkencore e ne gjejmë shumë argumente në Kuran lidhur me këto zbulime, të cilat duhet marrë si indikator që Kurani është Shpallje nga Zoti i madhërishëm.
Njëri prej këtyre verseteve që flet për ndodhinë në ditën e Gjykimit kur skeptikët ndaj Zotit do të ekspozohen zjarrit, i cili do të dëshmojë kundër tyre që kanë qenë gënjeshtarë në këtë botë. Allahu i madhërishëm për këta thotë:
“E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni.”(Fussilet, 19-21)
Këtu duhet bërë disa pyetje në lidhje me këtë verset. Si të dëgjuarit, të parët dhe lëkura mund të flet dhe të bisedojë? Dhe përse Allahu i madhërishëm i ka përmendur në librin e Tij fisnik? Për këtë duhet studiuar këtë verset nga aspekti shkencor, në mënyrë që të rritim besimin tonë dhe që je jetëpërfaqësues i grupit vijues:
“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.”(El – Enfalë, 2)
MREKULLIA NË LËKURË
Lëkura është mbulesë e jashtme e trupit. Te njerëzit kjo është organi më i madh mbulesë e trupit (integumentum commune) dhe përbëhet nga shumë shtresa.
Ajo mbron muskujt, eshtrat, ligamentet dhe organet e brendshme që ndodhen nën te. Lëkura e njeriut është e mbrojtur me qime. Meqë bie në kontakt me mjedisin, lëkura luan rolin kryesor në mbrojtjen e trupit nga bakteret patogjene dhe humbjes së tepërt të ujit. Funksionet tjera të saj janë: izolimi, rregullimi i temperaturës, identifikimi senzorik dhe sinteza e vitaminës D. Te njerëzit, pigmenti i lëkurës tregon variacione nga njëri tek populli tjetër, ndërsa tipi lëviz nga e thara deri te e yndyrshme. Lëkura është në lëvizje të përhershme, mesatarisht çdo minutë ndryshojnë afër 40.000 qeliza të lëkurës, ndërsa çdo muaj të gjitha qelizat e lëkurës ndërrohen, kështu që lëkura ynë ndryshohet çdo muaj, e ne nuk e vërejmë. 95% të qelizave të lëkurës e kanë një mision, e ky është ripërtëritja qelizore, ndërsa 5% të qelizave e ngjyros lëkurën duke podhuar melaninën, i cili i jep ngjyrë lëkurës.
Foto mikroskopike e lëkurës. Vërehen numër i madh i baktereve, papastërti dhe pluhur në lëkurë, për këtë Islami urdhëron të jemi të pastër, duke marrë abdes dhe larë.
MEMORIZIMI I LËKURËS
Vite me rradhë shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë fshehtësitë e memorizimit, duke studiuar lëkurën për të zbuluar për vendin e memorizimit dhe informatave. Ata e dinë që ekziston memorizimi gjenetik në ADN e njeriut. Për këtë, cilët janë hulumtimet më të reja shkencore në lidhje me këtë memorizim?
Kah mesi i vitit 2007 revista “Neuroscience” ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri shkencor. Në këtë hulumtim shkencëtarët kanë gjetur që qeliza përmban molekula të caktuara të quajtura CaMK II, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e memories.
Kur shkencëtarët i dobësuan këto molekula te miu, memoria e tij menjëherë është fshirë, ndërsa kur përsëri u përgatit për ushqim, iu kthye aftësia e mendimit. Ky është proces i ngjajshëm sikurse te disku i fortë në llogaritës.
Kjo memorie padyshim gjindet në qelizat e gjithë organizmave. Shkencëtarët besojnë se ekziston memoria e zemrës dhe lëkurës. Zbulimi i këtij lloji është i rëndësishëm në shërimin e dhembjes kronike. Qelizat e trurit ruajnë ndjenjat e dhembjes, për këtë shkak zgjidhja e memories së fshehtë do të mund të ndihmojë në mënjanimin e informatave të dhembjes në këto qeliza.
Grafiku paraqet prerjen e lëkurës së njeriut e cila përbëhet nga shumë shtresa dhe secila shtresë përmban qeliza që mund t’i mbajnë shënimet për një periudhë të gjatë.
Hulumtimet e reja tregojnë që qelizat e lëkurës mund të mbrojnë nga bakteret dhe që shfrytëzimi intenziv i mobilëve mund të nxit zhvillimin e baktereve të caktuara në sipërfaqen e lëkurës, e kjo varet edhe nga imuniteti njerëzor. Shkas i kësaj është që lëkura ka rolin kryesor në ruajtjen e informatave dhe ngjarjeve, ndërsa shfrytëzimi i kontinuar i mobilëve në afërsinë e lëkurës sonë shkakton konfuzion te këto qeliza për shkak të fushës elektromagnetike të këtyre telefonëve.
SHËRIMI ME PËRDORIMIN E QELIZAVE TË LËKURËS
Sot shkencëtarët përpiqen të shfrytëzojnë qelizat e lëkurës të marra nga embrioni (qeliza amë). Këta besojnë që këto qeliza kanë efekt mrekullibërës në shërimin e djegieve. Gjithashtu, shkencëtarët përpiqen të realizojnë dobinë nga qelizat embrionale në fazat e hershme, pasi që kanë gjetur që ky është burim për trajtim të shumë sëmundjeve. Hulumtuesit përpiqen të modifikojnë ADN e qelizave të lëkurës për ta fshirë memorien e tyre duke i përgatitur kështu për implantim, por, gjithashtu për t’i ikur karcinomit. Sot shkencëtarët i klonojnë minjtë nga qelizat e lëkurës, pasi që këto qeliza janë në gjendje të mbajnë sasi të madhe të memories afatgjatë. Zbuluan se qelizat e lëkurës të femrës mbajnë më shumë informata se qelizat e lëkurës te meshkujt. Tani, shkencëtarët përpiqen të shfrytëzojnë qelizat e lëkurës për shërimin e fëmijëve të sëmurë nga kanceri nëpërmes qelizave të lëkurës të modifikuara gjenetikisht.
Këto qeliza kanë efekt të madh në shërimin e kancerit, përmirësojnë imunitetin dhe parandalojnë përparimin e sëmundjes.
GJUHA E LËKURËS
Shkencëtarët vërtetojnë që ekziston tingulli i lëkurës, por ne nuk e kuptojmë! Kur është shpallur Kurani, nuk ka ekzistuar asnjë informatë në lidhje me këtë zbulim të tanishëm.
Kjo është skicë e trakës së ADN. Shkencëtarët thonë se kjo trakë e komplikuar gjenetike transmeton vibracione të kontinuara të tingujve. Pra, kjo flet! Kjo trakë gjindet në tërë trupin tonë, në qelizat e syrit, veshit dhe lëkurës. Kjo padyshim i mbledh informatat dhe më vonë këto informata mund të merren.
Në thellësi, brenda qelizave të lëkurës sonë ekzistojnë shkrime që janë të ngjajshëm me fotot kompjuterike, që përmbajnë informata dhe ngjarje që ndodhin rreth lëkurës. Këto shkrime ruajnë tingujt lidhur me këto ngjarje. Dr Clark Otli i cili ka mbikëqyrë qindra operacione të implantimit të lëkurës, thotë: “Lëkura ka mendmbajtje afatgjatë, ajo nuk harron kurrë.” Dr Otli ka vërejtur se më shumë se 70% të njerëzve që kanë qenë të nënshtruar operimit të implantimit të lëkurës, janë sëmurë nga kanceri i lëkurës në periudhë të shkurtër pas implantimit.
Ky është një problem serioz dhe mjekësia nuk ka ilaç për këtë. Shkencëtarët thonë se lëkura e ka eksluzivitetin e saj, sepse mendohet depo e informatave dhe kur bëjmë transmetimin e lëkurës nga një person te tjetri, ne në realitet nuk transmetojmë vetëm lëkurën fizike, por gjithashtu transmetojmë informatat dhe ngjarjet e deponuara.
Për shkak të kësaj mund të vie deri te një lloj konfuzioni në trup, kështu që ai refuzon lëkurën e re. Mirëpo, ne si muslimanë, duhet dhënë një këshillë,, e kjo është që njerëzit para ndërmarrjes së implantimit, do të duhet lexuar versete të caktuara kuranore në lëkurë në mënyrë që ajo të pastrohet dhe riprogramohet.
ÇDO GJË FLET
Para pak kohësh shkencëtarët zbuluan se secili send në kozmos ka frekuencat tingëllore që quhet rezonancë natyrore (natural resonance) dhe secili send në kozmos fillon të reagojë dhe lëviz kur është e ekspozuar tingullit me frekuencë që është e njëjtë me te. Pra, tingulli ndikon në njerëz, objekte, dhe kafshë. Duke falënderuar shkallës mjaft të lartë të zhvillimit të aparateve për matjen e frekuencës, shkencëtarët kanë konstatuar që secili send në kozmos emiton ndonjë frekuencë tingulli. Gjithashtu edhe kozmosi ka emituar tinguj gjatë krijimit të tij sipas asaj që shkencëtarët e NASA kanë zbuluar, por gjithashtu edhe vrimat e zeza transmetojnë frekuenca tingëllore. Botanikët kanë zbuluar që edhe bimët janë nën ndikimin e tingujve dhe i transmetojnë. Poashtu, të gjithë insektet kanë frekuencat e tyre tingëllore, bile edhe qelizat e zemrës i kanë frekuencat e tyre të veçanta tingëllore. Secili send në kozmos flet.
NË ÇFARË ËSHTË MREKULLIA?
1. Mund të themi se çdo gjë që shohim në sipërfaqen e lëkurës sonë janë qeliza të vdekura, por Kurani na këshillon që t’i mbajmë aktive qelizat e lëkurës sonë duke lexuar dhe dëgjuar Kuran. Allahu i madhërishëm thotë:
“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.”(Ez – Zumer, 23)
2. Qelizat e lëkurës ripërtërihen dhe ndryshojnë në mënyrë kontinuale, Allahu i madhërishëm u thotë njerëzve që mohojnë ekzistimin e Tij, që do të ballafaqohen me vuajtje permanente, ngase lëkurat e tyre do të ndryshohen në mënyrë kontinuale. Allahu i madhrishëm thotë:
“Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t’i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë.”(En – Nisaë, 56)
Çdo herë kur lëkurat e tyre digjen, ndjenja e tyre për dhembje do të shkatërrohet, përderisa Allahu i madhërishëm nuk e ndërron lëkurën e tyre të vjetër me të re, për të filluar përsëri vuajtja, përgjithmonë.
3. Shkencëtarët thonë se qelizat e lëkurës janë nën ndikimin e frekuencave tingëllore, kështu që lëkura mund të rrënqethet kur njerëzit marrin lajme të mira ose të këqija. Për këtë, Allahu i madhërishëm thotë:
“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.”(Ez – Zumer, 23)
Ky verset vërteton që qelizat e lëkurës së besimtarit janë nën ndikimin e tingullit kuranor por te besimtarët i njëjti tingull nuk vepron. Përse?
Për arsye se qelizat e jobesimtarëve janë të shtresuara me ateizëm dhe hipokrizi një kohë të gjatë, kështu që është bërë e pamundur të përgjigjen në tingullin e besimit.
4. Të gjitha qelizat në trupin tonë kanë aftësi të memorizimit, në veçanti dëgjimi dhe të parët, andaj këta të dy do të dëshmojnë kundër nesh! Në Ditën e ringjalljes njeriu do të pyet lëkurën e vet me fjalët: “Përse dëshmoni kundër nesh?” Lëkurat e tyre do të përgjigjen: “Allahu i Cili i ka dhënë aftësi të folurit çdo sendi, na ka pajisur me të folur edhe ne.” Këtu kemi edhe një mrekulli. Fjala është për atë që çdo send do të flasë.
5. Secili send e ka frekuencën tingëllore të veçantë. Allahu i madhërishëm thotë:
“Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.”(El – Israë, 44)
Në Ditën e ringjalljes njeriu do të jetë në gjendje t’i dëgjojë të gjithë këta tinguj. Gjithashtu do të dëgjojë lëkurën e tij sesi i tregon Allahut të madhërishëm për gjitha mëkatet dhe gabimet e bëra.
NË FUND
Duhet ta kemi këtë panoramë para syve. Kur lëkura ynë dëshmon kundër nesh, por gjithashtu duhet ditur që Allahu i madhërishëm e ka bërë lëkurën në këtë botë për të na shërbyer dhe mbrojtur, por kjo do të jetë për botën tjetër armiku ynë, kur do të flet para Zotit për veprat tona të mira dhe të këqija.
I lutemi Zotit të madhërishëm që çdo moment të jetës sonë ta kalojmë në bindje ndaj Tij, dhe me vëmendje t’i shqyrtojmë versetet në vijim duke i ruajtur në zemrat tona.
Allahu i madhërishëm thotë:
“E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.
E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.
Ata lëkurave të tyre u thonë: “Përse dëshmuat kundër nesh?” Ato thonë: “All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve, e Ai është që ju krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai ktheheni.”(Fussilet, 19-21)
www.islambosna.ba.
Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi