Falënderimi i takon vetëm Allahut xh.sh, Krijuesittë çdo gjëje dhe të Gjithëdijshmit,ndërsa përshë-ndetjet ia dërgojmë Pejgamberit tonë Muha-medita.s.. Lus Zotin që të gjithë ata që e adhuruanAllahun dhe që e adhurojnë të bashkohemi nëXhenetin Firdeus!Fjalë, fjalë dhe përsëri fjalë… Na është bërë një shprehi dhe një zakon shumë i keqqë të flasim pakufi dhe pa e kontrolluar të folurittonë.A jemi ne të vetëdijshëm që aparati i të folurit ështëshumë me rëndësi për jetën e njeriut, me këtë aparatnjeriu mund ta bëjë jetën e tij të lumtur, por mundedhe ta bëjë të hidhur. Sa e sa njerëz janë të hidhëruar,e sa të tjerë janë në ngatërresa,e sa kanë vdekur e janëshkatërruar. Për shkak të gjuhës! Po, a thua që edhefamiljet ndahen dhe jeta e tyre bëhet ferr, thjeshtvetëm për një arsye, fjalët e tyre pa vlerë, fjala e tyre boshe dhe me synim të keq...?!Sa te këqija që mund të sjell kjo gjuhë e jonë e pakontrolluar, e cila nuk kërkon energji të madhe, për të ofenduar dhe për
të shkatërruar shoqërinë eformuar me vite të tëra. Po a mendojmë që ne me anëtë gjuhës e hidhërojmë edhe Krijuesin tonë, Allahun xh.sh. dhe për këtë do të ndëshkohemi në botën tjetër.Allahu thotë:
“Vërtet, ata që përgojojnë gratë endershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën. Për ta ka dënim të madhditën që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë”(En-Nur 23-24).Ne e dëgjojmë fjalën e të Plotfuqishmit dhe përsëritë njëjtën me fjalë të pamatura, me tallje dhe meofendime te panumërta. Po me vije turp të flas dhe tëtregoj, po ne jemi aq të pamëshirshëm saqë edhe ndaj prindërve që na rritën me vështirësi dhe mundime tëshumta, nuk jemi të kujdesur që të paktën në mëngjest'u japim një buzëqeshje.Pejgamberi a.s. ka thënë:
“A t'ju tregoj për gjynahunmë të madh?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguar i Allahut”. Tha:“Shirku dhe sjellja e keqe me prindërit". Pasi ishte shtrirë, u ul dhe tha: “Ta dini se gjithashtuedhe rrena”, dhe vazhdoi ta përsëriste këtë, derisathamë: “Sikur të ndalej!”(Tr. Buhariu dhe Muslimi nga Ebi Bekrete (r.a).
Ndërsa Umeri (r.a.) thotë:
“Kujt i shpeshtohen fjalët, i shpeshtohen lëshimet. Kujt i shpeshtohenlëshimet, i shpeshtohen gjynahet. Kujt i shpeshtohen gjynahet, Zjarri është që më së shumti i shkon përshtati”.
Pra, kjo është e ardhmja jonë që ne po ndërtojmë.Pse nuk e kultivojmë buzëqeshjen në fytyrën tonë?!Më thuaj çfarë mund të zgjidhim me britmë dhe me zë të ngritur?!
Pse jemi të prirë për të keqën?!Tani mu kujtua edhe një veti e jonë jo e rrallë, tëgënjejmë në shkollë, ta gënjejmë mësuesin tonë, i cilime shumë dashuri vjen në orë dhe na ligjëron, naedukon, që të kemi një të ardhme më të ndritur.Buzëqesh para se të bëhet vonë, buzëqesh para se tëqash, buzëqesh sot që të buzëqeshësh edhe nesër.Thotë Hasen el- Basriu:
“Sa e çuditshme është çështjae birit të Ademit! Dy ruajtës i ka te koka e tij. Gjuha e tijështë lapsi i tyre. Pështyma e tij është ngjyra me të cilën shkruajnë.
Ndërsa mes gjithë kësaj flet për çështje që nuk i hyjnë në punë”. Mos thuaj se pa folur nuk ka gjë se një fjalë poetikethotë:
“A nuk e sheh se luanit ia kanë frikën, edhe pseështë i heshtur, ndërsa qenit s'i frikësohen, edhe pse leh?”