Vdekja tragjike e dy shokëve
Kjo është një incident i vërtetë që ju ka ndodhur dy shokëve musliman të cilët kanë vdekur gjatë një aksidenti.
Incidenti ka ndodhur në vitin 2001 në Toronto të Kanadasë. Njëri nga vëllezërit e vdekur ka qenë fqinji ynë.
Emri i tij ka qenë Samantar. Ai ishte një adoleshent dhe kishte ëndërra të mëdha për të ardhmen.
Ne e vizitonim atë nganjëherë që të bisedojmë me të në lidhje me qëllimin e jetës.
Për shkak të presionit nga shokët, ai gjithmonë do të thoshte ''Insha-Allah'' dhe shpresonte që të fillonte të bënte gjërat në të ardhmen e afërt.
Dhe një ditë, gjithçka morri fund. Vëllau Samantar së bashku me një vëlla tjetër, ishin duke vozitur një veturë gjatë natës, diku rreth orës 9:00 në mbrëmje.
Në një vend ata e ndalën veturën kur në semafor u hapë e kuqja.
Largë tyre ishte një veturë e policisë e cila e ndiqte një furgon të vjedhur.
Furgoni erdhi vërtetë shumë shpejtë dhe e goditi nga mbrapa veturën e Samantarit. Aty për aty, të dy vëllezërit vdiqën.
Allahu subhanehu ue teala, i faltë ata dhe i mbuloftë ata me mëshiren e Tij.
Secili, kryesisht të rinjtë, duhet të marrin mësim nga ky incident, sepse vdekja është e paparashikueshme.
Asnjëri nuk duhet të vonojë praktikimin e Islamit për një kohë më të vonshme, ngase ajo kohë ka mundësi që asnjëherë mos të vjen.
Të bëjmë një premtim të fortë që të fillojmë që nga sot praktikimin e Islamit ashtu sikurse jemi urdhëruar. Allahu subhanehu ue teala, na i lehtësoftë.
''Thuaj! S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë, e mandej do të silleni te Ai (Allahu) që e di të fshehtën dhe të dukshmen dhe atëherë Ai do t'ju tregojë juve çfarë keni punuar.'' (Xhumua, 8).
''Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.'' (Kaf, 16-22).
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi