islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Bora dhe pastrimi nga gjynahet EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
430 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 430 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty96%Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty0%Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty0%Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty0%Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty1%Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty2%Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Bora dhe pastrimi nga gjynahet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Bora dhe pastrimi nga gjynahet Empty
02012013
MesazhBora dhe pastrimi nga gjynahet

Bora dhe pastrimi nga gjynahet Borra-300x225
dhe, për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta. Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.” (Insan, 12-13) Një ndër hadithet që më ka bërë përshtypje, është një hadith i cili është lutje, por që Profeti a.s e përdorte në shumë raste. Ky hadith dhe kjo lutje e Profetit a.s është:”O Zot! Më largo nga gjynahet, ashtu siç ke larguar perëndimin nga lindja! O Zot! Më pastro nga gjynahet, ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë! O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Këtë lutje, Profeti a.s e bënte pasi kishte bërë tekbirin fillestar dhe para se të fillojë leximin e Fatihasë.

Tregon Ebu Hurejre:”Pasi Profeti a.s ngrinte duart për tekbirin fillestar, vëreja një heshtje të shkurtër të Profetit a.s para se të fillojë leximin e Fatihasë. Një ditë, unë e pyeta:”O i dërguar i Zotit! Çfarë thua pas tekbirit fillestar?” dhe Profeti a.s i tregoi lutjen e mësipërme.

Kur e lexova këtë lutje, më bënë përshtypje fjalët:”O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Pyetja që më lindi menjëherë ishte:”Përse Profeti a.s e përmendi borën, ndërkohë që arabët nuk e njohin si është ajo?”

Veç kësaj, në një hadith tjetër, Profeti a.s lutet:”O Zot! Ma laj zemrën me ujë, borë dhe breshër!”

Çfarë do të thotë të lahet zemra me ujë, borë dhe breshër?

Të gjithë këtyre pyetjeve do u përgjigjemi në rrjeshtat në vazhdim.

Një çështje të cilën e kanë diskutuar juristët muslimanë, është edhe nëse lejohet bashkimi i namazeve gjatë rënies së dëborës. Sipas tyre, lejohet bashkimi i namazeve gjatë rënies së borës, ashtu siç lejohet gjatë rënies së shiut. Ata e kane lejuar bashkimin e namazeve edhe në stuhi ere të fuqishme, ose gjatë një të ftohti të acartë.

Një çështje tjetër, është edhe ajo nëse lejohet të kryehet namazi mbi dëborë. Dijetarët e kanë lejuar të kryhet namazi mbi dëborë. Vetë Abdullah ibnu Umer është falur mbi dëborë. Kurse kur është pyetur Hasen El-basrij, u përgjigj:”Nuk prish punë.” Të gjithë këto, tregojnë dhe një herë frymën lehtësuese që gjendet në islam.

Kur Zoti krijoi universin, gjithçka tjetër e nënshtroi në funksion të njeriut. Edhe vetë bora është e nënshtruar për t’i shërbyer njeriut. Prandaj, njeriu duhet t’a shfrytëzojë atë në dobi dhe interes të tij.

Vetë arabët nuk e njohin dëborën, megjithatë e përdornin për të shprehur ftohtësinë dhe ngricën. Edhe kur duan të flasin mbi akullin, ata përdorin borën.

Abdullah ibnu Abasi, teksa fliste për dëborën një ditë, tha:”Ka ngjyrë të bardhë, por unë nuk e kam parë.”

Të gjithë shokët e Profetit a.s nuk kishin parë borë, përveç Abdullah ibnu Umerit. Gjatë invazioneve islame të rajoneve përreth, atij i ishte dhënë rasti të shihte borë. Ai qëndroi për dy muaj në Azerbaxhan, ku përjetoi rënien e borës. Më pas ai bashkë me ushtrinë u kthyen, pasi e kishin të pamundur të çanin borën.

Kur është parë bora në Meke për herë të parë?

Halifeja abasid El-mehdij, shprehu dëshirën për të parë borë. Asokohe ai ndodhej në Meke dhe këtë dëshirë ia shprehu zëvendësit të tij Muhamed ibnu Sulejman. Kjo ndodhte në vitin gjashtëdhjetë hixhri.

Zëvendësi i tij që ndodhej në Basra, mori një sasi bore dhe ia dërgoi Halifes në Meke. Ishte hera e parë që banorët e Mekes panë borë me sy.

Ndërkohë që unë e lexoja këtë ndodhi, pyesja veten: Vallë si e transportoi borën deri në Meke? Si arritën muslimanët t’a ruajnë borën të ngrirë gjatë gjithë rrugës? Edhe pse u përpoqa të gjej diçka rreth kësaj, këto pyetje nuk gjetën përgjigje.

Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”dhe, për durimin e tyre, Ai do t’i shpërblejë me Xhenet dhe petka të mëndafshta. Të mbështetur në divane, ata nuk do të kenë as vapë dhe as të ftohtë.” (Insan, 12-13)

Banorët e xhenetit, do të jetojnë në mirësi dhe begati të pafund. Ata nuk do të ndjejnë as vapë dhe as të ftohtë.

Një ndër format e dënimit të banorëve të zjarrit, do të jetë edhe i ftohti i acartë.

Thotë Muxhahid dhe Mukatil, kur dëgjuan ajetin e mësipërm:”Zemherir, është i ftohti i acartë, i cili shkakton dhimbje si majat e gjilpërës kur ngulen në kokë.”

Prandaj, Profeti a.s kërkonte tre herë mbrojtjen e Zotit nga zjarri i xhehnemit. Ai thoshte:”O Zot! Më ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Nëse çdo musliman e thotë këtë lutje tre herë në ditë, zjarri thotë:”O Zot! Ruaje prej meje!”

A përmendet në Kuran dëbora…?

Në Kuranin famëlartë, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani nuk e përmend dëborën, pasi ai u drejtohet arabëve të cilët nuk e njihnin borën. Vetëm ata që merreshin me tregëti dhe udhëtonin drejt vendeve ku binte borë, e dinin si është bora. Vendet me të cilat arabët bënin tregëti, ishin kryesisht ato të Shamit (Lantonit), ku hyn dhe Libani. Kishte arabë si Gasasinët, të cilët e njihnin borën, por shumica e arabëve të tjerë nuk ia kishin idenë.

Në jetëshkrimin e Profetit a.s, përmendet një histori e cila ka të bëjë me borën. Kur ishte i vogël dhe jetonte në fisin Benu Sad, një ditë ndodhej në shkretëtirë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Vijnë dy burra me rroba të bardha, të cilët mbanin në dorë një tas. Ata e morrën Profetin a.s dhe ia lanë zemrën. Vetë Profeti a.s tregon:”Ata ma lanë zemrën me borë.”

Thotë Profeti a.s:”Kur ma nxorrën zemrën, hoqën prej saj diçka të zezë.”

Rreth faktit që melekët ia lanë zemrën me borë, unë bisedova me një doktor, i cili më tha:”Dihet që vendosja e zemrës në dëborë, e mbron atë dhe nuk lejon vdekjen e qelizave. Duke e ulur temperaturën e zemrës në 18 gradë, ne reduktojmë harxhimin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Më parë, kur kryenin ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e ulnin temperaturën e trupit të pacientit në 20 gradë. Këtë e bënin për të mbrojtur trupin nga problemet që mund të lindnin si pasojë e mungesës së oksigjenit. Kështu mbrohet jo vetëm zemra, por edhe truri, veshkat dhe shumë organe të tjera. Më parë, operacionet e zemrës zgjasnin më shumë se dymbëdhjetë orë.

Kur një pacienti i kryejmë transplant zemre, zemrën që do i vendosim, e fusim në një enë e cila përmban lëndë ushqyese për zemrën dhe në një temperaturë konstante 18 gradë. Kjo bëhet për të ulur konsumin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Dëbora e ruan trupin e njeriut, pasi redukton aktivitetin e qelizave.

Nëse do i kthehemi sërish hadithit të mësipërm, ku Profeti a.s thoshte:” O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Dikush mund të pyesë:”Përse Profeti a.s përmend edhe ujin dhe breshërin, bashkë me borën?

E njëjta pyetje, i është drejtuar dhe dijetarit të njohur Ibnu Dekik El-id. Ai u përgjigj:”Nëse njeriu dëshiron të pastrojë rrobat, ai do të përdorë ujin. Por nëse kërkon që rrobave t’ju japë bardhësinë maksimale, ai duhet që bashkë me ujin, të shtojë dhe përbërës të tjerë.”

Është pikërisht ky, shkaku përse Profeti a.s përmend edhe ujin dhe breshërin bashkë me borën, në hadithin e mësipërm.

Doktorët thonë se bora është si një morg për trupin.

Larja e gjynahit me ujë, simbolizon pastrimin e trupit prej këtij gjynahi. Më pas vjen bora ajo që e neutralizon dhe breshëri që e shkatërron përfundimisht.

Në hadithin e mësipërm, Profeti a.s përmend borën, ujin dhe breshërin, të cilët të tre vijnë nga qielli.

Hadithi i mësipërm, ka dy transmetime. I pari, është i lartpërmenduri ku Profeti a.s thotë:” O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”

Kurse në transmetimin e dytë, Profeti a.s thotë:”O Zot! Ma laj zemrën me ujë, borë dhe breshër!”

Dijetarët muslimanë, thonë se transmetimi i dytë, ku Profeti a.s përmend zemrën, është më kuptimplotë dhe domethënës. Kjo, pasi pastrimi i zemrës është më i mirë se pastrimi nga gjynahet. Gjynahu mund të pastrohet, por mund të kthehet sërish. Kurse nëse pastrohet zemra, nuk mund t’u rikthehet sërish.

Këtë lutje, Profeti a.s e përdorte edhe në lutjet e rastit kur falte namazin e një xhenazeje.

Siç e thamë dhe më lart, arabët e kohës së Profetit a.s nuk e njihnin borën. Megjithatë, Profeti a.s përmend atë, pasi mesazhi i tij është mesazh për mbarë njerëzimin.

Shokët e Profetit a.s, i përdornin të dy transmetimet në lutjet e tyre drejtuara Allahut. Edhe ne në fund të këtij emsioni, lutemi dhe themi:

” O Zot! Më pastro nga gjynahet e mia, me ujë, borë dhe breshër!”
“O Zot! Ma laj zemrën me ujë, borë dhe breshër!”
Paqja e Zotit qoftë mbi ju!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Bora dhe pastrimi nga gjynahet :: Komentet

No Comment.
 

Bora dhe pastrimi nga gjynahet

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Bora dhe pastrimi nga gjynahet
» •...PASTRIMI DHE PENDIMI...•
» Gjynahet dhe gabimet burojnë nga:
» O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona!!!
» Pastrimi dhe sherimi i Zemres

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: