Fjalimi i Aliut r.a. para dyerëve të Ebu Bekrit r.a. me rastin e vdekjes së tijë
“Ebu Bekër, Allahu i madhërueshëm të shpërbleftë me mëshirën e tij. Me një siguri të madhe pohoj: se ke qenë miku, përkrahësi dhe shoku më i afërt i të dërguarit të All-llahut.. Ke qenë njeriu i parë që e pranoi Islamin dhe që ndaj obligimeve të veta në udhëheqje ishe më besniku. Në afërsi me All-llahun ke qenë i pashoqë. Ti ke qenë ai që i ke pasur më së shumti frikën e All-llahut, që ke respektuar më së shumti Islamin, fenë e All-llahut, që me dashurinë më përkëdhellëse shoqërove Muhamedin a. s. dhe fjalës së tij i kushtove më së shumti rëndësi.
Në mesin e këtij populli ke qenë trimi më i mirë; në aspektin e bashkimit dhe harmonisë më i miri i rangut më të lartë, dhe ti je ai që më së shumti ndoqe mënyrën e jetës së të dërguarit të All-llahut dhe që e respektove më së shumti. Le të zgjedhë All-llahu për ty, në emër të të dërguarit të Tij e të popullit, shpërblimin më të madh. Derisa njerëzit të dërguarin e All-llahut e konsideronin gënjeshtar, ti ishe ai që i’a pranove fjalët dhe i shërbeve me veshë e me gojë, dhe për këtë u shpërbleve me emrin “Siddik” i ndershëm, faqebardhë. Derisa njerëzit vepronin me nënçmime të ndryshme ndaj tijë, ti për të i dhe të gjitha. Derisa çdo kush qëndronte në vendin e vetë, ti bashkë me të u bënit ballë të gjtha sulmeve. Në momentet më të vështira iu gjende në ndihmë, dhe ti ishe shoqëruesi i tij në shpellë dhe gjatë hixhretit vazhdimisht në përcjelljen e tijë.
Ti ke qenë zëvendësi i tije në zbatimin e urdhrave të All-llahut dhe në udhëheqjen e shtetit dhe të popullit,- një detyrë që e kreve me ndërgjegjen më të lartë.
Kur i mbërthente friga ashabët, ti shfaqje një trimëri të vaçant dhe, për ti shpëtuar ata, çdoherë dilje në mbrojtje të tyre. Kur ata mendonin se ishin të dobët, ti ishe i fortë. Dhe, ja, duke qenë i tillë, dhe me gjithë dëshirat e intrigantëve dhe intrigat e ziliqarëve, ti nuk e braktise qëndrimin tënd dhe duke i mposhtur armiqtë, punën e more në duar. Ti je ai që e mbrojti më së shumti fenë e vetë dhe që fliste më së paku. Në mesin tonë ti ishe me mendime më të drejta. Shprehja “njeriu më i preferueshëm” ka të bëjë me ty. Ti ke qenë trimi më i madh në këtë tokë, punët më të ndershme i ke kryer ti, dhe ndaj muslimanëve ke pasur mëshirë.
Për shkak të këtyre cilësive të tua Resullullahi të ka thënë, se ti je personi më i besueshëm. Ke qenë i ligshtë nga trupi, por kur bëhej fjalë për urdhrat e All-llahut, aty tregoje fuqi dhe trimëri të madhe. Për veten tënde ishe shumë i thjeshtë, por tek All-llahu i Madhërishëm ishe i madh, kurse para syve të njerëzve që kishe përreth, ishe i çmueshëm. Tek ti nuk gjeje kurrë ndonjë mangësi. I afërmi dhe i largëti për ty ishin të barabartë, po më i afërti tek ti ishte ai që e adhuronte dhe i nënshtrohej All-Allahut më së shumti. Krenaria jote ishte me të vërtetën, besimi me ty gjeti maturinë e tij, kurse imani- me ty forcohej.
Je lodhur, shumë je lodhur. S’ka dyshim se ke shkuar që të shpëtosh, dhe për shkak të mungesës tënde të gjitha qeniet filluan të dridhen. Ne jemi të kënaqur me caktimin e Allahut, por, të betohem me Zotin se që nga vdekja e të dërguarit të Allahut kësi fatkeqësie nuk u ka ndodhur myslimanëve. All-llahu të bashkoftë me të dërguarin e Vet, por edhe ne të mos na shlyejë nga shpërblimi i Tij, dhe pas teje të mos na lë në humbje”.
Këtë fjalim të Aliut r. a. të gjithë të pranishmit e dëgjuan në qetësi të plotë që të gjithë duke qarë një zëri thanë: O kushëriri i të dërguarit të All-llahut, ke folur të vërtetën! Qoftë i kënaqur All-llahu me të dhe me të gjithë myslimanët! Amin. |RadioDituria|
Përshtati dhe përgatiti: SHEVKI SH. VOCA
Botoi “DITURIA ISLAME”