Ish arkëtari i Myftinisë së Shkupit, Abdirrahim Jashari ka akuzuar
numrin një të Myftinisë, Ibrahim Shabani se ka keqpërdorur 40 mijë euro
nga arka e këtij institucioni për çështje private. Jashari thotë se ka
kërkuar nga Myftiu i Shkupit që 40 mijë eurot e marra t’i kthejë dhe si
rezultat i kësaj kërkese ai thotë se është shkarkuar nga detyra si
financier në Myftininë e Shkupit.
“Disa herë gojarisht i kam kërkuar
Myftiut Ibrahim Shabani që t’i kthejë të hollat e marra nga arka e
Myftinisë së Shkupit me datë 20 janar 2010 me vlerë prej 40 mijë euro
dhe kur i kam kërkuar edhe me shkrim që t’i kthejë këto të holla,
myftiu Ibrahim Shabani në shenjë hakmarrjeje urgjentisht më shkarkoi
nga detyra arkëtar i Myftinisë së Shkupit. Spekulohet në popull, në
Çarshi se ai ka ble banesë, spekulime ka edhe tjera të cilat thonë se i
ka lënë në ndonjë këmbimore, por më së miri ai do të jep përgjegjësi”,
akuzoi Abdirrahim Jashari, ish arkëtar i Myftinisë së Shkupit.
Nga
Myftinia e Shkupit thonë se për çështje sigurie me datë 20 Janar 2010
janë tërhequr paratë nga arka e Myftinisë pasi ka pasur dyshime ndaj
Abdirrahim Jasharit.
“Me datë 20 janar 2010 myftiu i Shkupit duke
patur parasysh se të hollat në arkë të Myftinisë nuk kanë qenë në vend
të sigurt dmth prej në arkë të hollat janë dërguar në vend të sigurtë,
kështu që parat përsëri janë transferuar në arkën e Myftinisë së BFI-së
sipas nevojës”, u përgjigj Skënder Buzaku, zëdhënës i Myftinisë së
Shkupit
Nga Myftinia e Shkupit gjithashtu akuzojnë Jasharin se ka
keqpërdorur afro 7700 euro dhe 95 mijë denarë dhe se nëse nuk i kthen
brenda 3 ditësh do të ngrihet padi penale ndaj tij.
“Personi në
fjalë në mënyrë të paligjshme ka bërë vjedhje, ka bërë vepër penale ku
prej në arkë në mënyrë të paligjshme ka marrë 7.662 euro dhe në denarë
ka marrë 95.221 denarë. Për këtë gjë, përveç kësaj ai ka dhënë edhe
avance njerëzve pa asnjë vendim dhe pa leje të myftiut të BFI-së
Shkup”, theksoi Skënder Buzaku, zëdhënës i Myftinisë së Shkupit.
Abdirrahim
Jashari deri më datë 14 Janar 2010 ka qenë i punësuar në Myftininë e
Shkupit si financier dhe pas mbledhjes së fundit të Rijasetit të BFI-së
është miratuar vendim që Jasharit të transferohet si imam në xhaminë e
fshatit Dërzhillovë.marur nga alsat