islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Sprovimi me mirësi EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Sprovimi me mirësi EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Sprovimi me mirësi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Sprovimi me mirësi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Sprovimi me mirësi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Sprovimi me mirësi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Sprovimi me mirësi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Sprovimi me mirësi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Sprovimi me mirësi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Sprovimi me mirësi EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Sprovimi me mirësi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Sprovimi me mirësi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Sprovimi me mirësi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Sprovimi me mirësi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Sprovimi me mirësi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Sprovimi me mirësi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Sprovimi me mirësi EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Sprovimi me mirësi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Sprovimi me mirësi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Sprovimi me mirësi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Sprovimi me mirësi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Sprovimi me mirësi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Sprovimi me mirësi EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Sprovimi me mirësi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Sprovimi me mirësi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Sprovimi me mirësi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Sprovimi me mirësi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Sprovimi me mirësi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Sprovimi me mirësi EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Sprovimi me mirësi EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Sprovimi me mirësi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Sprovimi me mirësi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Sprovimi me mirësi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Sprovimi me mirësi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Sprovimi me mirësi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Sprovimi me mirësi EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Sprovimi me mirësi EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Sprovimi me mirësi EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Sprovimi me mirësi EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Sprovimi me mirësi EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
281 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 281 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Sprovimi me mirësi Empty96%Sprovimi me mirësi Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Sprovimi me mirësi Empty0%Sprovimi me mirësi Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Sprovimi me mirësi Empty0%Sprovimi me mirësi Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Sprovimi me mirësi Empty0%Sprovimi me mirësi Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Sprovimi me mirësi Empty1%Sprovimi me mirësi Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Sprovimi me mirësi Empty2%Sprovimi me mirësi Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Sprovimi me mirësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Sprovimi me mirësi Empty
26052013
MesazhSprovimi me mirësi

Sprovimi me mirësi (u84u)Vajzat
Nga Ibn Abasi r.a transmetohet të ketë thënë se i Dërguari s.a.v.s ka thënë:" Dy mirësi i humbin njerëzit më së shumti, shëndetin dhe kohën e lirë " 1.


***

Njeriu në këtë botë nuk është krijuar për asgjë tjetër vetëm se të sprovohet dhe të sfidohet, andaj edhe thotë Allahu xh.sh:" Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepër mirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkat falësi "2. Pra të gjithë njerëzit janë në sallën e provimit, kjo sallë është aq e madhe saqë përfshinë tërë gjithësinë e po ashtu ka edhe vëzhgues të cilët shënojnë çdo të vogël dhe të madhe, e në lidhje me këtë thotë Allahu xh.sh:" Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm " 3, e po ashtu edhe trupat do të dëshmojnë ndaj tyre, toka do të dëshmojë ndaj tyre, edhe njerëzit do të dëshmojnë ndaj njëri tjetrit, e ndërsa Allahu xh.sh është dëshmitar ndaj çdo gjëje.

Ndërsa koha e tij do të jetë që nga çasti kur njeriu bëhet përgjegjës për veprat e tij duke hyrë në moshën e pubertetit e deri në çastin e vdekjes së tij, e nëse studenti përgjatë provimit e dinë së edhe sa kohë i kanë mbetur njeriu në provimin e jetës këtë gjë nuk e dinë pasi që nuk e dinë se kur ka për të vdekur. E nëse studenti nuk do të informohet se kur përfundon provimi por do ti thuhet se në çdo çast do të i merret letra e provimit atëherë ai nuk do të humbiste as edhe një sekondë të vetëm nga provimi por do të jepte tërë mundin e tij për tu përgjigjur. Këtë ai do ta bënte në përpjekje për tu përgjigjur sa më shumë që do të mundte e po ashtu duhet të jetë edhe besimtari, ai duhet të e shfrytëzojë kohen maksimalisht dhe të mos e humb asnjë çast në përpjekje për të triumfuar në këtë provim.

Ndërsa mjetet e provimit janë të ndryshme, studenti përdorë stilolapsin dhe atij i jepen letrat për tu përgjigjur në to ndërsa mjetet e provimit të njeriut në këtë botë janë: Trupi, Koha, Pasuria, Vepra dhe çdo gjë që i është dhënë prej aftësive dhe mundësive.

Ky provim përbëhet nga disa pyetje, prej tyre janë:

- Urdhëratë dhe obligimet që duhet kryer.

- Ndalesat dhe haramet që duhet larguar prej tyre.

- Mirësitë që duhet falënderuar.

- Sprovat dhe fatkeqësitë ndaj të cilave duhet pas durim.

Ndërsa ky hadith na tregon për dy mirësi për të cilat duhet të jemi falënderues në mënyrë që të mos pendohemi pas kësaj, ndërsa hadithet që flasin për mirësitë janë të shumta por ne do të përmendim prej tyre:

1- Me të vërtetë mirësitë ndaj çdo njeriu janë aq të shumta saqë nuk ka mundësi të numërohen, thotë Allahu xh.sh:" Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato " 4, siç është mirësia e besimit, e mendjes, e dëgjimit, e shikimit, e shëndetit, e fëmijëve, e pasurisë, e po ashtu në të gjithë qelizat e trupit tënd ka mirësi aq të shumta sa që nuk ka mundësi të numërohen.

Tregohet se një njeri i varfër një herë i ishte ankuar njërit prej dijetarëve se pse Allahu xh.sh nuk i kishte dhënë prej pasurisë, ndërsa dijetari e kishte pyetur nëse ai ishte në gjendje që të shiste sytë e tij për 100 mijë? I varfëri iu përgjigj me jo ?, ndërsa dijetari vazhdojë ta pyeste nëse ishte në gjendje që të shiste dëgjimin e tij, apo këmbët e tij, apo duart e tij, apo nëse do ta shiste mendjen e tij për 100 mijë, ndërsa i varfëri çdo herë iu përgjigj me jo ?, atëherë dijetari i tha: A po ankohesh për varfëri derisa ti posedon me qindra mija !!??. E ndërsa i varfëri e kuptojë se mirësitë jo materiale janë më të shumta dhe më të rëndësishme se mirësitë materiale dhe se mirësitë e Allahut xh.sh ndaj njeriut janë aq të shumta sa që nuk mund të numërohen.

2- Mirësitë që të gjitha realisht janë sprova dhe provime për njeriun edhe pse ndoshta në dukjen e parë ato duken se janë shpërblime por në esencë që të gjitha janë provime, thotë Allahu xh.sh:" E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë:" Zoti im më ka nderuar !" Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin ( e varfëron ), ai thotë:" Zoti im më ka nënçmuar !" Jo, nuk është ashtu ! Por ( punoni edhe më zi ) ju nuk përfillnit bonjakun " 5, po ashtu thotë Allahu xh.sh:" Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e begatshme e tij:" Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fé dhe ne jemi të orientuar gjurmëve të tyre ". Ai tha:" A edhe nëse u kam sjellë rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj ?" Ata thanë:" Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar !" Atëherë Ne ndërmorëm ndëshkime kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i gënjeshtarëve " 6.

E sikur të ishte mirësia si shenjë shpërblimi atëherë të dërguarit do të ishin njerëzit më të pasur në botë dhe pabesimtarët nuk do të kishin asgjë nga kjo botë.

Shembulli i kësaj është sikurse shembulli i mësuesit që ia jep çdo nxënësit nga një libër, disa prej tyre ishin me madhësi të madhe, disa ishin mesatar e disa të tjerë ishin më të vegjël. Atyre që u takuan librat e mëdhenj u gëzuan më shumë ndërsa ata që kishin fatin që të merrnin librat e vegjël u hidhëruan, por pasi që u bë shpërndarja e tyre dhe secili mori atë që i takojë atëherë ata u informuan se do ti nënshtroheshin një provimi rreth librit që u kishte takuar. Kjo bërë që të gëzohen ata që morën librat e vogla ndërsa të tjerët ua kishin lakminë sikur edhe ata të kishin fatin e njëjtë që të merrnin librat e vegjël. E kështu janë edhe mirësitë e kësaj bote.

Pra mirësitë nuk janë shpërblime por ato janë sprova dhe provime dhe për këtë nuk mund të jetë tregues për vendin e njeriut tek Krijuesi i tij sepse

tregues i vërtetë është vetëm besimi dhe veprat e mira, thotë Allahu xh.sh:" E s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) 7 .

3- Kalimi i këtij provimi bëhet duke qenë falënderues ndaj mirësive, ndërsa falënderimi është disa llojesh:

a) Falënderimi me zemër: E kjo arrihet kur njeriu e ka bindjen e plotë dhe e ndjenë me tërë zemrën e tij se të gjitha mirësitë janë vetëm nga Allahu xh.sh dhe nuk ka ndonjë që mund të e shoqërojë në këtë gjë, thotë Allahu xh.sh:" Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut " 8, pra janë vetëm nga Allahu xh.sh. Ndërsa në një hadithë që e transmeton Ibn Abasi r.a thuhet:" Dhe dije se sikur të bashkoheshin që të ta bënin ndonjë të mirë nuk do të mund ta bënin atë përveç nëse është e caktuar prej Allahut xh,sh…" 9. Njerëzit pas kësaj nuk janë asgjë më shumë sesa mjete të nënshtruara ndaj caktimit të Allahut xh.sh duke mos poseduar mundësinë e përfitimit për vetën e tyre, e a thua si do të mund të i sjellin përfitime të tjerëve !?.

b) Falënderimi me gjuhë: Siç është të shtuarit e të thëntë" Falënderimi i takon Allahut xh.sh ", dhe të treguarit rreth mirësive të Allahut xh.sh. Thotë Allahu xh.sh:" E me të mirat që t'i dha Zoti yt, trego ( udhëzo njerëz )! "10, por duke pas kujdes nga dyfaqësia dhe me qëllim që të tjerët të marrin shembull për mënyrën e falënderimit të mirësive. Prej falënderimeve me gjuhë është çdo fjalë e mirë sic është përmendja e Allahut xh.sh, leximi i Kuranit, udhëzimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, të mësuarit e fesë etj.

c) Falënderimi me vepra: Thotë Allahu xh.sh:" Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës "11, ndërsa falënderimi me vepra dallon nga një mirësi në tjetrën. Atij që Allahu xh,sh ia ka dhënë udhëzimin duhet që ti ftojë njerëzit për në rrugën e Allahut xh.sh me tërë forcën e tij, kujt ia jep Allahu xh.sh mendjen dhe logjikën e thellë atëherë duhet që të mësojë dhe të mësojë të tjerët dhe e përdorë atë për të zgjidhur problemet e përgjithshme dhe personale të muslimanëve, kujt i jep Allahu xh.sh trup të shëndoshë duhet të i ndihmojë të tjerëve dhe të luftojë në rrugën e Allahut xh.sh, kujt i jep Allahu xh.sh pasuri atëherë ai bënë shpenzimin e saj në rrugën e Allahut xh.sh fshehtas dhe haptas, pra falënderimi me vepra është të përdorurit e këtyre mirësive në rrugën e Allahut xh.sh e jo në atë që e ka ndaluar Allahu xh.sh.

Ndërsa falënderimi me të tri llojet e tij bënë shtimin e mirësive në këtë botë, thotë Allahu xh.sh:" Dhe ( përkujtoni ) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: " Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë !"12.

Mirësitë po ashtu janë shkak prej shkaqeve të shpëtimit në këtë botë, Allahu xh.sh e shpëtoi Lutin a.s dhe ata që ishin më të nga dënimi si shenjë shpërblimi për falënderimin e tyre dhe për devotshmërinë e tyre ndaj Allahut xh.sh, thotë Allahu xh.sh:" Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta. (Shpëtimi ishte ) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon " 13. Kjo është sa i përket kësaj bote ndërsa në botën tjetër do të kenë shpërblim edhe më të madh, thotë Allahu xh.sh:" Kurse mirënjohësit Ne do t'i shpërblejmë " 14.

Ndërsa në hadithin që jemi duke e shtjelluar, i Dërguari s.a.v.s na tregon për dy mirësi mjaftë të rëndësishme, e që janë koha e lirë dhe shëndeti. S’ka dyshim se shëndeti është prej mirësive më të mëdha por a thua si mund të jetë koha e lirë prej mirësive ?.

Koha e lirë na hadithë nuk është në të njëjtin kuptim që e kuptojnë njerëzit në përgjithësi e që ankohen prej tij vazhdimisht dhe siç pretendojnë që mundohen të e mbysin. Por koha e lirë këtu është për qëllim jeta dhe mosha, sepse koha është vetë jeta dhe jeta është mirësi prej mirësive të Allahut xh.sh. Kjo është ajo që është për qëllim në fjalën e të Dërguarit s.a.v.s se:" Nuk do të lëviznin këmbët e robit në Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për jetën e tij se si e kaloi, për dijen e tij se si veproi, për pasurinë e tij se si e fitojë dhe si e shpenzoi, dhe për trupin e tij se si e përdori " 15.

I Dërguari s.a.v.s në hadithin e parë e përshkruan kohen si kohë të lirë ndërsa në hadithin e dytë e përshkruan atë si jetë , pra i Dërguari a.s na përkujton neve me mirësinë e shëndetit dhe kohës së lirë. Këto dyja janë mirësi shumë të rëndësishme për jetën e njeriut pasi që njeriu mund të i përdorë në rrugën e Allahut xh.sh dhe të jetë prej fitimtarëve në provim.

Por shumica e njerëzve janë të tradhtuar në mirësi, të pakujdesshëm ndaj realitetit, sepse ata mendojnë se këto mirësi janë si shpërblim për ta por që realisht ato janë sprova për ta. E nëse njeriu nuk e kupton se mirësitë janë sprovë për ta atëherë ai nuk do të jetë falënderues dhe kështu do të jetë humbës dhe i penduar në Ditën e Gjykimit, por atëherë nuk ka dobi nga pendimi.

Kështu pra shumica e njerëzve janë të mashtruar, të tradhtuar dhe humbës edhe nëse këtë nuk e kuptojnë në këtë botë dhe nuk e ndjejnë këtë gjë.

Në hadithë ka edhe një çështje tjetër që është mjaftë e rëndësishme e që ka të bëjë me atë se mund të ndodhë që shumica e njerëzve mund të jenë të mashtruar, dhe çdo herë mund të jenë në të pavërtetën, andaj duhet që besimtari të mos jetë i mashtruar nga shumica dhe të mos ndryshojë nga besimi i tij dhe sjellja e tij vetëm pse njerëzit nuk janë në të njëjtën rrugë dhe nuk kanë të njëjtin besim me të tij. Andaj shumica nuk duhet të jetë tregues i së vërtetës por çdo herë duhet të jetë Islami tregues i së vërtetës. Në lidhje

me këtë thotë Allahu xh.sh:" Thuaj: "Nuk është e njëjtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes " 16, dhe po ashtu thotë:" Po ti edhe pse lakmon (për besimin e tyre), shumica e njerëzve nuk do të besojnë " 17.

Allahu xh.sh po ashtu thotë:" Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë"18. Andaj qëndro me Allahun xh.sh pavarsishtë nëse ata që qëndrojnë me Allahun xh.sh janë të shumtë apo të pakët, e mos u bëjë lajkatarë sepse i Dërguari s.a.v.s ka thënë:" Mos u bëni lajkatarë e të thoni nëse njerëzit bëjnë mirë edhe ne do të bëjmë e nëse bëjnë padrejtësi edhe ne do të bëjmë por mëson vetën që nëse njerëzit bëjnë mirë edhe ju të bëni e nëse bëjnë padrejtësi atëherë ju të mos bëni " 19.

Mesazhi/

Përktheu: Artan Musliu

Fusnotat:

1 Sahih El-Buhari, shih Fet'h El-Bari 11/ 229, libri mbi Mirësjelljen, kapitulli i 1-rë, hadithi nr. 6412.

2 Kaptina El- Mulk: 2.

3 Kaptina Kaf: 18.

4 Kaptina En-Nahl: 18.

5 Kaptina El-Fexher: 15-17.

6 Kaptina Ez-Zuhruf: 23-25.

7 Kaptina El-Huxhurat: 13.

8 Kaptina En-Nahl: 53.

9 Xhamiu Tirmidhi 4/ 76, libri mbi Kijametin, kapitulli i të informuarit, hadithi nr. 2635 dhe thotë se hadithi është i mirë dhe i sakët.

10 Kaptina Ed-Duha: 9.

11 Kaptina Sebe: 13.

12 Kaptina Ibrahim: 7.

13 Kaptina El-Kamer: 34-35. 14 Kaptina Al-Imran: 145.

15 Xhamiu Tirmidhi 4/ 36, libri mbi Kijametin, kapitulli i 1-rë, hadithi nr. 2532, dhe thotë se hadithi është i mirë dhe i saktë.

16 Kaptina El-Maide: 100.

17 Kaptina Jusuf: 103.

18 Kaptina El-Enam: 116.

19 Xhamiu Tirmidhi 3/ 246, libri mbi mirësinë dhe lidhjen farefisnore, kapitulli i 62-të, mirësia dhe falja, hadithi nr. 2075, dhe në lidhje me hadithin thotë se është i mirë dhe i panjohur.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Sprovimi me mirësi :: Komentet

No Comment.
 

Sprovimi me mirësi

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Shtatë mirësi të heshtjes
» (Teme Islame) Fundi i krijesave dhe sprovimi i besimtarëve në këtë botë
» Ligjeratë e mbajtur mrëmë në paltalk 01.05.2011 nga Hoxha i nderuar Mr.Uzeir Ibrahimi: Tema:Ti falemenderohemi All-llahut ne miresi e te kemi durim ne veshtiresi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: