Vizitor Vizitor
| Titulli: Fate të trishta njerëzish Sun 23 May 2010 - 15:26 | |
| 20.05.2010 Urim SALIHU
Dikur shiheshin vetëm fëmijë romë dhe nënat e tyre nëpër rrugë të ndryshme të qytetit që të nënshtruar para fatit, kërkonin lëmoshë gjithandej. Por tashmë ata kanë konkurrencë dhe ato vende lypësish janë shtuar, dhe si pa dashje duke marrë nga një “copë” vend edhe njerëz të tjerë duke mos anashkaluar edhe shqiptarët. Shumë nga këta personazhe tentuan ta frenojnë veten dhe të shmangin çdo lloj mëshire, por nuk mund më të sakrifikonin dhe ky durim i tyre u harxhua deri në atë pikë sa ata ndoshta me sedrën e një familjari nuk mundën më të shmangin këtë varfëri dhe iu bashkëngjitën aradhes së gjatë të lypësve tjerë në një vend ku varfëria godet me gjithë forcën. Varfëria e skajshme ua ka plasur turpin duke i detyruar të jenë bredhës, të dalin gjithandej për të kërkuar një fat të vogël. Këto fate të trishtueshme duket sikur nuk kanë stacion, por përsëri një rrugë ndoshta më e frekuentuara i tubon në një vend për të pritur tu japë dikush diçka.
“Dua t’u jap diçka, por nëse në fillim të rrugës takoj njërin nga ata mund t’i ndihmoj me vetëm 10 denarë, ndërsa më poshtë ka shumë të tjerë që presin t’u ndihmosh“, thotë Reshati nga Tetova. Sipas tij, është për të ardhur keq kur sheh raste të tilla numri i të cilëve rritet për çdo ditë dhe shumë nga ata nuk u dihet edhe origjina nga vijnë. Varfëria po merr dimensione të tjera dhe pas tyre dëgjon fjalë të ndryshme, në gjuhë gjithashtu të ndryshme që përbëjnë mozaikun e një varfërie që nuk njeh kombe. Ka vetëm diçka të përbashkët te ata njerëz dhe ai është fati i keq që i ka bërë të ndjehen të nënshtruar para varfërisë. Fillimi i ditës dërgon ata të një vend shumë i frekuentuar që është shumë i lëvizshëm nga njerëz që shkojnë secili në drejtimin e vet. Një grua me shami që i duken vetëm sytë, tregon se ajo është shqiptare. Ka një zë shumë melankolik dhe sheh para saj një shami që e ka lëshuar në tokë për t’i hedhur dikush ca para të hekurta, më e shumta 50 denarë. Për dallim nga lypësit tjerë që luten deri në qiell dhe flasin me zë, kjo grua që shpesh ndodhet në vendin e frekuentuar në Qendër, nuk nxjerr asnjë fjalë të vetme. Përpara vetes ka të shtruar një shami dhe rrëfimi për të mbyllet këtu. Më poshtë saj sheh një lypës tjetër me vete ka edhe disa fëmijë të cilët janë histori në vete te i sheh si krijesa të vogla që vuajnë në këtë mënyrë. Është maqedonas nga Tearca, i cili kërkon gjithashtu lëmoshë nga qytetarët në kalim. Secili ka të tjera halle nga një tjetër, por e përbashkëta e tyre është një diçka e vetme në atë turmë njerëzish pa perspektivë. Derisa mund të bësh një udhëtim shëtitës deri në fund të asaj rruge për të dalë të stacioni i autobusëve dhe taksive që të dërgojnë për në Shkup, sheh edhe shumë skena të tjera, por janë disa romë që lëmoshën e kanë shndërruar në argëtim, ose më saktë për të marrë ata japin diçka. Sapo të ndalesh në semafor, ata fillojnë të pastrojnë xhamat e veturës dhe hedhin vështrimin te vozitësi nëse do t’u japë diçka për këtë shërbim. Kjo është një tregues i qartë se në çfarë kahe po shkon perspektiva e shumë njerëzve në një vend ku varfëria po godet rrufeshëm shumë njerëz që nuk kanë perspektivë, shumë të tjerë që janë raste sociale, dhe numër i frikshëm i përqindjes të të papunëve në Tetovë që janë më mijëra raste
|
|