Një tregim (ngjarje e vertete) i vogelushes qe te ben per te qare !!!
Freitag, 14. Mai 2010 um 00:36
Një tregim shumë prekës i vogëlushes Berae
Ajo është një vajzë egjiptiane, quhet Berae, është 10 vjeçe. Është
fëmija i vetëm në familje. Prindërit e saj janë mjek dhe udhëtuan në
Arabinë Saudite për të punuar në një prej spitaleve atje.
Beraeja është shumë e zgjuar, saqë e mësoi tërë Kuranin përmendësh dhe
rregullat e tij në këtë moshë kaq të hershme. Mësoi në Saudi në një
prej shkollave më të mira. Mësuesja e saj gjithnjë i thoshte: “Ti
gjithsesi do duhej të ishe në një klasë më lartë se që je tani”.
Familja e saj ishte një familje e vogël dhe besimtare. Papritmas një
ditë nëna e saj ndjeu një dhimbje të madhe që nuk e kishte ndier kurrë
më parë. Pas analizave mjekësore u konstatua se ajo ishte e sëmurë nga
kanceri. Nëna mendoj gjatë se si ta lajmëroj të bijën e saj që një ditë
kur të zgjohet nga gjumi nuk do ta gjejë atë. Më në fund pas një
mendimi të gjatë i tha asaj: "Oj Berae, unë do të paraprij ty në
Xhennet. Kur'anin që e ke mësuar duhet ta lexosh çdo ditë në mënyrë që
ai të mbrojë ty në dynja”.
Nuk e kuptoj qartë Beraeja nënën e saj, mirëpo ajo e ndjeu një ndryshim
kur shihte nënën e saj duke shkuar nëpër vizita mjekësore rregullisht.
Beraeja shkonte në mëngjes në shkollë dhe kthehej pas mësimit në spital
tek nëna e saj. I lexonte Kuran dhe qëndronte me të derisa kthehej
babai i saj nga puna dhe e merrte atë.
Në mëngjesin e një dite ishtë një thirrje e emergjente nga spitali për
babain e Beraes ku e informuan se gjendja shëndetësore e gruas së tij
po keqësohej, dhe se ai duhet te vinte në spital sa më shpejt. Doli me
shpejtësi nga puna dhe shkoi në shkollë për ta marrë Beraën.
Posa arritën në spital, babai kërkoi nga Beraeja të qëndroj në veturë
derisa të kuptoj diç rreth shëndetit të gruas dhe të kthehet ta marrë
Beraen që ta shoh nënën e saj. Ai nuk deshi qe vajza e tij ta
shoqëronte në këtë vizitë që të mos e shihte nënën e saj në atë
gjendje. Babai i saj doli me shpejtësi nga vetura, sytë i kishte të
mbushur me lot , mendjen e kishte te gruaja e tij, gjatë kalimit të
rrugës e goditi një veturë ku vdiq menjëherë. Doli Beraeja me shpejtësi
nga vetura duke qarë me lot në sy u hodh në krahët e babait të saj të
vdekur .
Tragjedia e Berasë u thellua vetëm pas pesë ditëve kur i vdes edhe nëna, mbetet e vetmuar dhe pa asnjë të afërm në atë vend.
U tubuan shokët e babait të saj dhe disa bamirës nga Egjipti dhe Arabia
Saudite për të gjetur një zgjidhje për Beraen, mirëpo ajo gjatë asaj
kohe ndjeu një dhimbje të madhe dhe pas disa analizave mjekësore u
konstatua se ajo ishte e sëmurë nga e njëjta sëmundje që kishte pasur
nëna e saj. Të gjithë u mërzitën dhe i kaploi një pikëllim i madh,
ndërsa Beraeja buzëqeshi dhe tha: “Tash do të shkoj te prindërit e mi”.
Të gjithë mbetën të habitur, tërë këto sprova në kokën e një fëmija kaq
të vogël, dhe kjo ishte durimtare dhe e kënaqur me caktimin e Allahut.
Nëpër Arabinë Saudite filloi të përhapet lajmi i saj. Një bamirës e
mori përgjegjësinë për mjekimin e saj. Ai e mori atë dhe e dërgoi në
një spital në Britani. Ajo tani gjendet në këtë spital dhe një nga
televizionet saudiane e thërret shpesh në telefon për të kuptuar
gjendjen e saj dhe kërkon nga ajo të lexoj Kuran. Ajo gjatë telefonatës
lexon Kuran e nganjëherë ndonjë ilahi apo poezi dhe bën dua për
prindërit e saj, ku zëri i saj i bukur bëri të qajnë miliona njerëz.
Pas disa analizave të thella mjekët erdhën në përfundim se duhet t’i
prehën dy këmbët për shkak të përhapjes së sëmundjes, pas një kohe
sëmundja i kaloi në kokë ku tash pritet të operohet për këtë.
Në fund kërkojmë nga ju që të bëni dua për shërimin e saj.
Për të dëgjuar zërin e saj të bukur që i bëri të qajë miliona njerëz klikoni faqet më poshtë: