E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë.
(El-Bekare: 82).
Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t’i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës. (En-Nisa: 123).
Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
(En-Nisa: 124).
Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje… (En-Nexhm: 32).
E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).
(Et-Tewbeh: 18)..........