BLERJA E GJËRAVE TË VJEDHURA
Një prej formave të cilat i ndalon Islami për ta luftuar krimin dhe për ta ngushtuar rrethin e kriminelit, është edhe ndalimi për muslimanin që të blejë diçka që e di se është e vjedhur, e marrur me dhunë ose pa të drejtë. Në qofte se blen diçka të tillë, atëherë i ndihmon dhunuesit, vjedhësit dhe uzurpuesit në dhunë, vjedhje e uzurpim.
Pejgamberi a.s. thotë: "Kush blen diçka të vjedhur dhe e di se është e vjedhur, barazohet në mëkat dhe në turp".
Mëkatin nuk e fshinë kalimi i kohës së gjatë nga vjedhja ose uzurpimi, ngase, sipas sheriatit islam, koha e gjatë nuk e shndërron haramin në hallall dhe nuk e zhduk të drejtën e pronarit të vërtetë, ashtu siç lejohet me disa ligje pozitive.
Nga libri: Hallalli dhe Harami në Islam (Dr. Jusuf el Karadavi)