Sahir Selman ebu Namus kishte vetëm katër vjet, edhe pak do t’i mbushte pesë vjet, njofton islambosna.ba.
“Të gjithë që e njihnin e donin sepse gjithmonë ishte i buzëqeshur”, thotë kushëriri i tij Diaa Mahmud.
Sahir është vrarë të premten pas dreke kur avionët bombardues izraelit goditën shtëpinë e tij në Tal el Zaatar.
“Luante dhe qeshte me nënën e tij kur predha ia çau kokën”, shkruan Mahmud.
“Babai e dërgoi në spital duke bërtitur: “Zgjohu biri im! Të kam blerë lodra, të lutem zgjohu! Ai ishte vetëm një fëmijë që donte të luaj dhe të jetë i lumtur”, thotë Mahmudi”, ai nuk ishte vetëm numër”.
Sahir Selman Ebu Namus është njëri nga 21 fëmijët që është vrarë deri të premten.
(Breziiri)