Iben Xhevzij ne librin e tij "El-Mev'idhah" ka permendur ngjarjen e
nje djaloshi te varfer qe mirrej me tregeti, qe jetonte nje jete te
varfer, mirepo zemra e tij ishte e pasur me iman.
Thote: Shetiste djaloshi neper rruget e qytetit per te shitur mallin e tij qe posedonte.
Ne qytetin ku djaloshi shiste mallin jetonte nje lavire, qe nuk
ndalej ne shfaqjen e trupit te saj duke i provokuar njerezit.
Nje dite djaloshi kalon kah dera e shtepise se kesaj lavire.
Papritmas, ajo shfaqet tek dera e shtepise se saj dhe e pyete djaloshin
per mallin e tij dhe kerkoi prej djaloshit qe te hyje ne shtepine e saj
per ta shikuar mallin qe kishte per shitje.
Djaloshi duke mos e ditur kurthen e kesaj lavire hyri ne shtepine
e saj per te ekspozuar mallin e tij. Befas, gruaja ia mbyll deren dhe e
therret djaloshin qe te beje imoralitet.
Ne kete moment djaloshi besimtar u gjend ne nje pozite te palakmueshme dhe filloi te bertas: Mos e befte Allahu...!
Ne kete moment filloi te kujtoje gjendjen e tij pasi te shkojne
kenaqesite momentale, dhe mbetet turpi dhe shkaterrimi. Kujtoi Diten
kur do te deshmojne per te gjymtyret per veprimet e tyre ne haram,
kemba e cila ka ecur ne haram, dora e cila ka prekur haram, gjuha me te
cilen ka folur haram dhe cdo pjese e vogel e trupit te tij kur do te
deshmoje kunder tij.
Pastaj, kujtoi nxehtesine e zjarrit te xhehenemit dhe denimin e
All-llahut. Kujtoi Diten kur te lidhen zinaqaret per zjarr te
xhehenemit dhe do te rrihen me kamxhik te nxehte prej hekuri. Dhe ne
qofte se kerkon ndonjeri nga ata ndihme, u thojne Melaqet: "Ku ka qene
ky ze kur ju qesheshit dhe gezoheshit me nje gezim te madh dhe nuk
frikoheshi nga shikimi i All-llahut dhe nuk kishit turp prej Tij?!
Pastaj, kujtoi fjalen e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem]: "Pasha All-llahun sikur ta dinit ate qe di une pak do te
qeshenit dhe shume do te qanit.
Pastaj, kujtoi ngjarjen e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem] kur nje dite pa ne enderr burra dhe gra lakuriq ne nje vend te
ngushte sikur furre zjarri. Fundi i saj i gjere, kurse gryka e saj e
ngushte. Ata bertitnin aty dhe leshonin ze te tmerrem, kurse atyre u
vinte zjarri nga poshte. Sa here qe i kapte kjo flake, leshonin nje
bertime te madhe dhe te trishtushme nga nxehtesia e madhe. Kur e pyeti
Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Xhibrilin alejhi selam se
kush jane keta njerez, ju pergjigj se keta jane laviret dhe laviret dhe
ky eshte denimi i tyre deri ne Diten e Gjykimit, kurse denimi ne boten
tjeter eshte edhe me i dhimbshem.
Pastaj i tha vetja e tij: Bere dhe pendohu...! Por jo, u kthye e
tha: Kerkoj mbrojtje prej All-llahut prej shejtanit te mallkuar! Si te
shikoj nje grua te huaj, qe nuk me lejohet ta shiqoje ate?! Pasha
All-llahun qe qendron larte mbi ne dhe na shiqon neve, si turperohemi
para krijesave dhe fshihemi prej tyre, kurse i bejme mekatet haptas
para Krijuesi?!
Pastaj, djaloshi mbeti i heshtur per nje moment duke menduar per
dalje nga kjo situate dhe filloi te shikoje kah dera per dalje.
Por, lavirja sa e pa kete filloi te bertas dhe filloi ta
kercenoje duke i thene se ne qofte se nuk e bene ate cka po deshiroj
prej teje, do te therras njerezit dhe do t'u them atyre se ky djalosh
me sulmoi ne shtepine time dhe pastaj cka te pret ty vetem se vdekja
ose burgu?!
Filloi djaloshi besimtar te dridhet nga frika prej Allahut. Kur e
pa se nuk ka dalje nga kjo, mendoi qe te beje nje dredhi per te
shpetuar nga ky kurth.
Mori leje nga kjo grua e pandershme qe te hyje ne nevojtore. Hyri
aty dhe mendoi te arratiset nga dritarja. Mirepo, pa se dalja nga
dritarja eshte e pamundur.
Pastaj, nuk kishte mundesi tjeter pervec se te ndyhet me ndytesire vetem e vetem qe mos te bie ne imoralitet.
Shikoi tek vendi ku kryhet nevoja, hapi kapakun dhe filloi ta
ndyeje trupin me ndytesire. Pasi u ndot krejtesisht hapi deren dhe doli
tek ajo.
Ne momentin kur e pa lavirja ne kete gjendje u trishtua dhe filloi te bertase: Budalla... budalla...!
Ia hodhi mallin e tij mbi fytyren e tij dhe ia hapi deren qe te dilte nga shtepia e saj.
Pasi doli djaloshi ne kete gjendje, filloi te ece neper rruget e
qytetit ne drejtim te shtepise se tij, kurse femijet e rruges filluan
duke u qeshur dhe tallur me te, duke i thene: budalla... budalla...
Kur mbrriti ne shtepi hoqi teshat e ndotura dhe u pastrua. Nga
trupi i tij filloi te ndihet ere misku dhe kjo ere nuk ju nda nga trupi
i tij deri ne vdekje.