Anëtarët e komisionit parlamentar për politikë të jashtme, dënuar
sulmin e forcave izraelite në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Gazës.
Në konkluzionet e miratuara, ata shpresojnë që në të ardhmen shtetet të
zgjedhin rrugën e dialogut për kapërcimin e mosmarrëveshjeve, se
kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare për hetim të paanshëm do të merret
në konsideratë, si dhe theksuan nevojën e hapjes së rrugës për ndihmat
humanitare për popullatën civile të Gazës.
“Ata njerëz të çmuar të
cilët kanë qenë të gatshëm të rrezikojnë jetët e tyre, mendoj se janë
njerëz që duhet të respektohen, sepse kanë rrezikuar jetën për jetën e
dikujt tjetër që nuk e njohin, që nuk është kushëriri i tij, që nuk
është bashkatdhetari i tij, por është dikush që vuan. Duke marrë në
konsideratë këtë vlerë të lartë humanitare, shpresoj se në të ardhmen
do të kemi më shumë diskutime për të mbështetur aktivitetet e tilla në
mënyrë politike apo humanitare...”, deklaroi Teuta Arifi, deputete e
BDI-së.
“Edhe pse jemi shtet i vogël, çdoherë jemi për paqe, për
rruajtjen e qetësisë jo vetëm në Maqedoni por në gjithë botën, aq më
shumë kur bëhet fjalë për mikun tonë të dashur siç është Turqia e cila
na mbështeti atëherë kur ishim në vështirësi. Ne dimë ta vlerësojmë
atë. Njëkohësisht nevojitet dënim nga të gjithë ne, pasi bëhet fjalë
për një mision humanitar”, theksoi Sillvana Boneva, deputete e
VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë në Shkup, theksoi
edhe njëherë se në anije ka pasur vetëm produktet ushqimore dhe lodra
për fëmijë, e jo sende ilegale.
“Personat e plagosur, janë nën
përkujdesje të spitaleve në Turqi, ata do të kthehen. Por anijet nuk
janë liruar. Autoritetet izraelite kanë dërguar ushqimet që kanë qenë
në anijet dhe kanë treguar qartë se nuk ka pasur asgjë të paligjshme në
anije. Aty ka pasur vetëm ndihma për qytetarët, si ilaçe, ushqime për
fëmijë dhe lodra. Lodra që do t’u dëshmonin fëmijëve të Gazës se nuk
është jeta e vërtetë ajo që përjetojnë ata, se lufta nuk është normale,
se ata duhet të luajnë. Ky ishte mesazhi ynë”, tha Arsllan Hakan
Okçall, ambasador i Turqisë në Maqedoni.
Debati u zhvillua në kuadër
të takimit përshëndetës të ambasadorit të Turqisë me anëtarët e
komisionit për politik të jashtme. Ambasadori Okçallan përsëriti edhe
njëherë mbështetjen e Turqisë që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-së dhe
BE.alsat