Një
djalë i vogël iu ngjit nënës së tij në kuzhinë një natë derisa ajo po
bënte gati darkën dhe ia dorëzoi një copë letre ku ky kishte shkruar
diçka në të.
Nëna pasi i thau duart me përparësen e saj filloi ta lexojë copëzën e letrës ku shkruante:
Për kositjen e kullosës: 5 euro
...
Për pastrimin e dhomës sime këtë javë: 1 euro
Për atë që kam shkuar në dyqan për ty: 0.50 euro
Për atë që e kam ruajtur vëllanë e vogël derisa ti ishe në shitblerje: 0.25 euro
Për hedhjen e mbeturinave në kontejner: 1 euro
Për sjelljen e një dëftese të mirë: 5 euro
Për fshirjen dhe rregullimin e oborrit: 2 euro
Gjithsej më ke borxh: 14.75 euro
Hëmm!
Nëna filloi ta shikonte të birin derisa ai rrinte pranë saj dhe sikur
ia lexonte kujtimet që i silleshin asaj nëpër kokë. Ajo e kapi lapsin,
e ktheu së prapthi letrën që e kishte shkruar i biri dhe shkroi:
Për nëntë muaj që të kam bartur në bark derisa ti rriteshe: falas (gratis)
Për të gjitha netët që kam ndenjur pa gjumë, jam kujdesur dhe jam lutur për ty: falas
Për të gjitha kohët e zahmetshme dhe për të gjithë lotët që më ke shkaktuar ti përgjatë viteve: falas
Për të gjitha netët e mbushura plot tmerr dhe shqetësimet që kam pasur: falas
Për lodrat, ushqimin, teshat madje edhe fshirjen e hundëve tua: falas, bir.
Kur t’i mbledhësh krejt këto, çmimi i dashurisë sime për ty është: falas
Kur
përfundoi së lexuari atë që kishte shkruar e ëma, sytë iu mbushën me
lot dhe duke e shikuar drejt në sy të ëmën i tha: “Nënë, vërtet të dua
shumë”. E mori lapsin dhe me germa të mëdha shkroi në letër: “E PAGUAR”.