Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët:
"Kush e dëshiron këtë para?"Shumica e studentëve ngritën
duart.Profesori tha: "Do t'ia jap njërit nga ju, por pasi ta
ndrydhi.Përsëri pyeti: "Kush e dëshiron këtë?"Duart përsëri u
ngritën."Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?" E hodhi në tokë dhe
filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e
ndrydhur, të përlyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti : "A e dëshiron
përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?"Përsëri të gjithë ngritën
duart.Atëherë profesori tha: "Mendoj se tani keni mësuar diçka të
rëndësishme". Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi
sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas
shkeljes mbetet përsëri 500 Euro".Kështu edhe ne, ndonjëherë
demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve,
veprimeve të këqija, përvojave të ithta, vështirësive, dhe atëherë
mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.Mos lejo që humbja e shpresës të
fshijë ëndrrat tua. Vlera e një gjëje është për sa ti e vlerëson, andaj
për vete zgjidhe çmimin më të lartë...