"Dhe nje pjese te nates kaloje ne nafile...(Isra,79).
Ky lloj i namazeve nafile gjithqysh ben pjese ne radhet e nafileve me te zgjedhura,sepse permban ne vehte komponentat,te cilat nuk i kan nafilet e tjera.
Salatul-lejli falet ne agun e drites,kur eshte me veshtire per t'u zgjuar.
Salatul-lejli falet vetem ne emer te Allahut xh.sh.,sepse aty nuk ka vend per dyftyresi,per shkak se falet atehere kur askush,per vec Allahut nuk te sheh.
Salatul-lejli falet plotesisht ne menyre vullnetare nga devotshmeria dhe takvalleku,duke mos shprehur deshira te vecanta qe nuk eshte rast i njejte tek namazi i istihares,duhas,tevbes...
Muhamedi per kete namaz ka thene:
"Dy rekat qe i fal besimtari ne mbarimin e te tretes se nates jane me te mire se sa e gjithe dunjaja,dhe e gjithe ajo qe ka ne te ,e sikur te mos frokohesha per umetin tim do t'i obligoja me farz ne te.Ne mbarimin e te tretes se nates Allahu xh.sh na e drejton thirjen qe vijon:"Kush me drejtohet me lutje,Une t'i pergjigjem,kush lyp dicka prej Meje,Une do t'ia jap,kush kerkon falje,Une do t'ia fali.
Muhamedi a.s vete shume e ka praktikuar kete lloj namazi nafile.H.Ajsheja transmeton thenien ne lidhje me kete dhe thote:
Pejngamberi a.s. pjesen e pare te nates flente,kurse ne pjesen e dyte cohej ,pastaj falej dhe perseri kthehej dhe vazhdonte te fleje...
Transmetohet se Muhamedi a.s ndonjehere e ka fele kete namaz menjihere pas mesnate,e ndonjehere edhe para mesnates.As-habeve te vet ai ua ka preferuar shume kete namaz,duke i ditur miresite dhe fadiletet e tij.
Transmetohet se ibni Omeri shpeshehere ka pare ne ender se si dy veta e kthejne nga xheneti dhe se si i takon meleku i cili thote:"Mos u frikso","Leshojeni".Hafsa kur ja refeu Muhamedit a.s kete ender ai tha:Abdullahu eshte njeri i mrekullueshem,po sikur edhe naten te falte namaz nafile.
Atyre qe e praktikojne kete namaz Allahu xh.sh u ka garantuar Xhenetin dhe faljen:
Nijeti i Salatul-lejlit behet keshtu:
Nevejtu en usalije lilahi teala Salatul-lejli.
.
Falen dy ose me teper rekate .Gjate qendrimit ne kembe duhet lexuar kur'an sa me shume .Pasi te jepet selam ,lutjen t'ja drejtojme Allahut me te cilen do ta madherojme,do t'i tregojme perultesine dhe takvallekun tone dhe do ta falenderojme.
Allahu na e mundesofte qe kete namaz t'a e bejme praktike ne jeten tone te kesaj bote.amin
Burim Sherifi