Namazi per plotsimin e deshirave(nevojave).
Hadxhet Namazi.
A ka njeri qe nuk ka deshira? A ka njeri qe nuk ka nevoj per ndonje deshir? Nuk ka.
Allahu xh.sh. ka krijuar njeriun qe ai te jet i nevojshem per per Te. Ne Kurani Kerimin Allahu xh.sh.thot;O ju njerez, ju keni nevoj per Allahun e Allahu nuk ka nevoj per ju;Ai esht i falenderuari.(Fatir 15).Njeriu perderisa esht i gjall,duhet qe ai te orvatet ti plotsoj deshirat(nevojat)e tija sic jan;ushqimi,pija,fjetjadhe nevoja per shendetin e tij etj etj.
Per ti plotsuar keta nevoja ka dy rrug ;rruga e hallallit dhe haramit.Ushqimi i njeriut esht i nevojshem per cdo dit e ai ket mund te siguroj nepermjet punes e djerses se tij,por kete mund te siguroj edhe nepermjet vjedhjes,mashtrimeve etj. Kjo metod vlen edhe per nevojat tjera te perditshme .Rruga e ketyre gjerave sipas rregullit islam(hallallit)ndahet ne dy grube; e para;Te ruash drejtsin,sinqeritetin ndaj njerzve tjer e furnizimin te kerkosh prej Allahut xh.sh. e qe Ai te ta jap aq sa te kesh nevoj.,Rruga e dyt esht qe njeriu shpresen te ket te Allahu por te mundohet qe te kerkojedhe prej njerzve tjer.
Muhammedi a.s.ka keshilluar sahabet,por edhe neve qe te jemi te kujdesshem qe nevojat tona ti kerkojm vetem prej Allahut,si dhe per nevojat tona te ndryshme ti drejtohemi Allahut xh.sh. Muhammedi a.s.thot;Kush me garanton nje gje un atij po ja garantoj Xhennetin? Sheubani r.a. tha Un o i derguari iAllahut xh.sh. Muhammedi a.s. tha;Mos kerko asgje prej njerzve. Njeriu nuk poshtersohet kur kerkon ndihm prej njeriut,por ai kur kerkon ndihm prej tij duke iu mbeshtetur Allahut xh.sh. ku ne Kuranim famelart Allahu xh.sh. thot;Zoti juaj ka thene;Me thirni Mua, Un ju pergjigjem (Gafir 60).
Muhammedi a.s.thot;Allahu xh.sh.esht i meshirshem dhe i turpshem,Atij i vjen turp te kthej prap ata duar qe jan drejtuar Atij, e qe kerkon dicka prej Tij. Pra Ai esht Zoti,nuk ka tjeter pos Tij. Ai nuk esht doreshternguar,e as qe meshira e tij esht e kufizuar.E nese Allahu nuk i ndihmon robit te vet kush tjeter mund ti ndihmoj.Ai turperohet qe ti kthej prapa ata duar qe i drejtohen Atij,e njerzit a jan te ketill?
Njerzit turperohen qe ti cojn duart kah Allahu xh.sh. por nuk esht turp ti drejtohesh me lutje te ndryshme Krijuesit tend por perkundrazi esht krenari sepse ti ke nevoj per ndihmen e Tij, por poshtersi eshte ateher kur ti kerkon ndihm prej ndonje krijese,e ajo nuk mundet te te ndihmoj asgje.
Muhammedi a.s. thot kush ka nevoj per ndihmen e Allahut ose per ndihme te ndonje njeriu le te mar abdes le ti fal 2 reqat namaz,me pas le ti falemenderohet Allahut le te coj salavate mbi mua e me pas le te thot; Nuk ka Zot pos tij i cili eshte Meshirues.Qoft lartesuar Ai,Zoti i Arshit,falenderimi i takon vetem Allahut,Zotit te botrave. Lus meshiren tende te me fal si dhe tme shperblej per veprat e mira qe i kam punuar,tme pastroj prej gjunaheve. Mos me le asnje gjunah qe mos t`ma falish,mos te jet asnje shqetsim qe nuk do t`ma largosh,e as ndonje deshir qe t`mos ma plotsosh.
O Allah ,Ti je meshirues ,pas kesaj le te kerkoj ate qe deshiron,le te jet kjo deshir per Ahiret ose per ket bote, dijeni se Allahu eshte meshirplot.
Ne ket hadith Muhammedi a.s.nuk cek se vetem ata qe kerkojn ndihm prej Allahut por edhe ata qe kerkojn ndihm prej njeriut.
Kjo na jep te kuptojm se na nuk duhet te kerkojm lutje te Allahu vetem kur kemi nevoj personale por edhe kur kerkojm ndihm prej ndonje njeriu tjeter ti drejtohemi prap Atij sepse Ai eshte edhe Zot i atij njeriu.Poashtu Muhammedi a.s. ne nje n hadith tjeter te tij thot ;Luteni Allahun per cfar nevoje qe ju keni dhe per cfar do deshire qe deshironi.
Pervec ktyre lutjeve qe i cekem me lart ka edhe namaz kur njeriu esht i merzitur ose ka ndonje deshire e qe ti plotsohet deshira duhet te fal ket namaz e qe quhet namazi hadxhet.
Per ket lloj te ketij namazi Muhammedi a.s. thot; Fal 12 reqat namaz qoft naten ose diten,ne cdo te dytin reqat kur te ulesh para se te japish selam,falemendero Allahun co salavat mbi mua, pas namazi bjer ne dhe duke qen ne sechde lexo 7 her Fetihan,Ajeti Kursin me pas thuaj;La ilahe ila-llahu,vahdehu la sherike lehu,lehul-mulkuve lehul hamdu ve huve ala kulli shejin kadir. Kete thuaj 10 her,pas kesaj thuaj;Allahumme inni eseluke bi mekaidil izzi min arshike, ve munteha rrahmeti min kitabike, ve ismikel adhami, ve xhiddike eala, ve kelimatiket-taammeti. Me pas kerko prej Allahut ate qe deshiron,dhe coe koken prej sexhdes,duke dhene selam ne te djatht dhe ne te majt.
Hadxhet namazi falet prej 2 deri me 12 reqat,kjo mvaret se ne cfar menyre e fal ate.
Nese ket namaz e falim prej 12 reqatesh selem duhet te japim ne cdo te dytin reqat,para se te japim selam duhet te bejm serish dhe te lexojm ate qe u permend me lart.nese falim 2 reqat ,pas selamit eshte mire te behen tesbihet te cilet i bejme pas cdo namazi. Nijeti ketij namazi eshte;Nevejtu en usallie lillahi teala salatel hadxheti edaen mustekbilel kibleti. . Ki namaz mund te falet si diten poashtu edhe naten,pervec se nuk mund te falet ne at koh kur eshte e ndaluar qe te falen edhe namazet tjera nafile.
Nuk eshte precizuar se cfar duhet te lexohet gjat ketij namazi,keshtu qe namazliu ne ket namaz mund te lexoj ate qe i vjen me mire dhe me leht atij.
Nese namazliu fal ket namaz prej 12 reqatesh, duhet ti pershtatet atij rregulli te hadithit qe e permendem me lart.
Te fal 2 reqat namaz e ti coj duart te Allahu eshte me mire se sa te lus tere njerzine.
Eshte numri i shumt i atyre qe kan falur ket namaz dhe nuk jan deshpruar prej ketij namazi.
Ahmed ibn Harbi ka thene;Kam falur hadxhet namazin,dhe jam bindur qe ki namaz eshte i vertet.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Marë nga libriBoshnjakisht; “ Nafile”
Autori: Hfz.Elvir Duranoviq Bugojno 2004god...faqe 54/57-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Përktheu nga Boshnjakishtja
Mr. Uzeir ibrahimi
uzeiribrahimi@ yahoo.com
Sat 18 Jun 2011 - 7:51 nga egzona