1.
Mbulimi i tërë trupit2. Të mos jetë zbukurues që tërheq vëmendjen3. Të
mos jetë i parfumosur
4. Të mos jetë i ngushtë, që të dallohet forma
e ndonjë pjese të trupit5. Të mos jetë i tejdukshëm6. Të mos i përngjaj
veshjes së burrave (dëshiroj të ceki pantallonat të cilat i veshin disa
motra muslimane duke m...enduar se janë të lejuara, por (nuk i lejohet
muslimanes të dalë në rrugë me pantallona)7. Të mos i përngjajnë në
veshje jomuslimanëve. Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve
sel-lem]: "Kush i përngjan një popullit ai është nga ato". (transmeton
EbuDavudi, sheikh Albani e ka bërë të vërtetë).
Këto pra janë
kushtet e mbulesës Islame, që i cekëm në mënyrën më të shkurtër, pa hyrë
në detaje.
Motër ! dije se mbulesa është rrespektim i urdhërit të
All-llahut të madhëruar dhe që të pranohet gjithsesi duhet të përputhtet
me kushtet e lartëpërmendura, sepse ne në ditët e sodit po vërejmë
luftë kundër hixhabit me hixhab, po vërejmë se disa shtëpi të modës po i
paraqesin motrave tona një llojë hixhabi, por dije se ajo nuk është
mbulesë, por ajo është thirje në xhveshjen e mbulesës së vërtetë dhe
shëndrimit të vajzës muslimane në vajzë të zbuluar me mbules.
Prandaj
motër vendose hixhabin, të cilin All-llahu me të vërtetë ta ka kërkuar
dhe me të cilin hixhab do ta kënaqësh krijuesin tënd.
Hajde motër e
nderuar muslimane, që je duke jetuar në kohën kur besimtarët duken si të
huaj... hape një fletë të re në jetën tënde dhe kujto fjalën e
All-llahut të madhëruar ku thotë: "A nuk është koha që zemrat e atyre që
besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që
zbriti (me Kur’an)..." [El-Hadid, 16]
Po pasha All-llahun është
afruar koha që ti kthehesh All-llahut me pendim të sinqert, duke thënë:
"...e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!”
[Ta-ha, 84]
Dhe kurrsesi mos u dëshpro nga mëshira e All-llahut,
sepse mëshira e Tij ka kapluar çdo send. Thotë All-llahu i madhëruar:
"Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten
tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë
All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është
mëshirues!" [Ez-Zumer, 53]
Dhe për fund muslimane, kjo ishte një
fletushkë e shkurtë nga një vëlla i joti, i cili mundohet që t'ja bëjë
të qartë pozitën e femrës muslimane në shoqëri dhe dëshiron t'i mbrojë
nga zjarri i Xhehennemit, vëlla, i cili ditën dhe natën i bën dua Zotit
që të ruaj nga zjarri dhe të bashkojë me gratë e Pejgamberit
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në Xhennet.