amir B.
Hyrje
بسم الله الرحمن الرحيم
“ … çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.”(El-En’am, 101.) “… mirëpo, që të gjithë do të vijnë te Ne.” (El-Enbija’, 93). “S’ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre. (Kāf, 43).
Ajetet e cituara përmbledhin ekzistencën komplete, botën, Ekzistimin. Çdo gjë që ekziston e ka krijuar Allahu. Çdo gjë, sërish do t’i kthehet Allahut. Allahu ështi Ai i cili e përcakton “kohën” e kthimit, Ai çdo gjë e di. Asgjë nuk është përjashtuar nga kjo.
Nëse e kuptojmë “jetën” si përcaktim të të gjitha krijesave. Pra jo vetëm njertiut, do të mund t’i përcaktojmë nëp mëpnyrë të përgjithësuar fazat e tij.
Faza kur Allahu nuk ka krijuar asgjë. Meqë vetëm Ai është i amshuehsëm, në kuptimin i ngahershëm dhe i përhershëm, qe një periudhë kur asgjë tjetër nuk ka ekzistuar, kur Allahu asgjë nuk ka krjuar.
“… Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur. Mirëpo, ata (idhujtarët) në vend të Tij adhuruan zota tjerë, të cilët nuk krijuan asgjë, sepse ata edhe vetë janë të krijuar. Ata nuk posedojnë për vetvete as dëm as dobi, ata nuk kanë në dorë as vdekje as jetë, e as ringjallje.” (El-Furkan, 2, 3.)
Pastaj, faza e krijimit, kur Allahu i dashur krijon krijesat por jo edhe njeriun. Për shembull:
“Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun). E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë.“ (El-Hixhr, 26., 27.)
Më në fund, pason edhe faza e krijimit të njeriut.
“Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoi njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë. E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe do t’i japë atij shpirtin që është krijesa Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”. (El-Hixhr, 28 – 29).
Një nga krijesat e Allahut e cila është krijuar para njeriut është edhe Toka. Më vonë, është krijuar edhe njeriu kurse Toka e mori detyrën “ta pranojë” këtë krijesë të re.
Kur Allahu iu tha melekëve që synon ta krijojë njeriun dhe ta dërgojë në Tokë, melekët u habitën. Sikur e dinin për një përvojë, për diç që Toka përjeton, kurse që nuk iu pëlqen. Sikur ndonjë krijesë tashmë ka jetuar në Tokë?!
“(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës”! Ata thanë: “A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë”! Ai tha: “Unë di atë që ju nuk dini”! ” (El-Bekare, 30.)
Ç’do të thotë halife?
Meqë Allahu i dashur u tha melekëve se synon ta vendosë halifin në Tokë, do të mund të përfundohet se fjala për halifin në mesin e melekëve. Me këtë tregohet se atë pjesën fisnike, melekute të unësisë së njeriut. “Arsyeja përse Allahu e vendosë halifin i cili do të jetë nga melekët është sepse ata paraprakisht e populluan Tokën. Pastaj i pasoi Ademi dhe gjinia e tij.” (Zamahsheri, Keshshaf, I, 61.)
Mundësia e dytë, është ta kuptojmë nocionin “halif” ashtu si e kuptojmë ne më së shpeshti, dmth. duke e sjellë në kontekst vetëm me gjininë njerëzore.
Mund ta kuptojmë halifin si “trashëgimtar”, në kuptim që njerëzit njëri tjetrin e trashëgojnë në jetën në Tokë. Pasardhësit i trashëgojnë paraardhësit, brezat i trashëgojnë brezat. Në këtë botë nuk ka qëndrim të përhershëm. Hasan El-Basriu thotë: “Halifi është trashëgimtar në kuptim të zëvendësimit të njëri tjetrit (jahlufune). Bijtë e Ademit i trashëgojnë etërit e tyre, brezat i trashëgojnë brezat para tyre.” (Hasan El-Basri, Tefsir, I, 56.)
Në Kur’an thuhet:
“Ai është i cili bënë që në tokë të ndërroni njëri-tjetrin
(وَهُوَ الَّذِي جَعَلَكُمْ خَلَائِفَ الْأَرْضِ ) (halaif).” (El-En’am, 165).
“… Dhe juve u bën zëvendës në tokë.” ( وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ). (En-Neml, 62).
“Sikur të donim do të kishim bërë prej jush engjuj që ata t’ju trashëgojnë (jahlufune) në tokë.” (وَلَوْ نَشَاءُ لَجَعَلْنَا مِنكُم مَّلَائِكَةً فِي الْأَرْضِ يَخْلُفُونَ) (Ez-Zuhruf, 60.)
“E pas /fe halefe/ tyre erdhi brezi ….” (فَخَلَفَ مِن بَعْدِهِمْ خَلْفٌ (El-A’raf, 169.)
Allahu i dashur e vendosi Ademin a.s. për halif në Tokë. Ia dhuroi “Fjalët” të cilave duhet t’iu përmbahet në mënyrë që të konstituojë drejtësinë dhe paqen në botë. Së këndejmi mund të përfundohet se fjala halif përfshin çdo të dërguar të Zotit (resul) pejgamber apo felajmërues (nebijj), sepse secili është që njerëzve t’ua vendosi “Fjalët”, Shpalljen dhe ta vendosi paqen në Tokë. Allahu i lartmadhërishëm thotë:
“O Davud: ‘Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato ë shmangin prej rrugës së All-llahu…’ ”. (Sād, 26).
Kush e popullonte Tokën para njerëzve?
Në hyrje kemi theksuar një mendim i cili lidhet për përgjigjen e melekut kur iu është komunikuar se Toka do ta fitojë halifin. Është vërtetë e çuditshme, se si kjo që melekët të kenë qëndrim për këtë çështje? Është logjike të mendohet se më herët tashmë diçka ka ndodhur. Diç e ngjashme, që mund të lidhet edhe me sundimin e këtij halifi. Është e pakundërshtueshme se qysh më herët dikush e ka populluar tokën dhe, siç përfundojmë nga të folurit e melekëve, ka bërë rrëmujë dhe ka derdhur gjakë.
Ibn Kethiri thotë:
“Nga Ibn ‘Abbasi transmetohet se: ‘Xhinët kanë bërë fesad (rrëmujë) në Tokë para Ademit. Dhe kur melekëve iu komunikua se Toka do ta fitojë halifin e ri, me analogji kanë përfunduar se edhe njeriu do të bëjë rrëmujë.” (Ibn Kethir, Tefsir, I, 106).
Transmetohet prej Abdullah Ibn Omerit se:
“Xhinët kanë qenë pasardhës të Xhanit në Tokë, mbi dy mijë vjet para se të krijohej Ademi. Filluan të bëjnë rrëmujë dhe të derdhin gjak. Atëherë Allahu e dërgoi ushtrinë e melekëve e cila i sulmoi dhe i dëbojë në ujdhesat e detit.” (Ibn Kethir, I, 106.) Xhān-i është për xhinët ai që Ademi është për njerëzit, respektivisht Iblisi për shejtanët.
Një rrëfim diç më ndryshe e gjejmë te Taberiu:
“Ibn Abbasi thotë: ‘Së pari xhinët e populluan Tokën. Në të bënë rrëmujë dhe derdhën gjakë dhe njëri tjetrin e vranë. Atëherë Allahu e dërgoi Iblisin me ushtrinë e melekëve, dhe Iblisi i brau dhe i dëboi në ujdhesat e detave dhe majet e maleve. Pastaj Allahu e krijoi Ademin dhe e vendosi në Tokë. Së këndejmi është thënë: ‘Në Tokë, pa dyshim, do ta vendosi zëvendësin (halifin).’ ” (Taberi, Tefsir, I, 288.).
Taberiu thekson edhe një transmetim interesant sipas të cilit Iblisi është me prejardhje nga xhinët. Tregimi thekson se “xhinët” janë një nga fiset e melekëve:
“Kur Allahu e përfundoi krjimin e asaj që ka dëshiruar, është ngritur mbi Arsh. Pastaj e bëri Iblisin melek të qiellit tokësor. Iblisi qe nga fisi i melekëve që quhej xhin. Janë quajtur xhinë sepse qenë thesarmbajtës të xhenetit. Edhe Iblisi qe thesarmbajtës. Atëherë te ai u zgjua mendjemadhësia dhe tha: ‘Këtë ma dhuroi Allahu që të më bëj ndryshe nga melekët e tjerë. Kur te ai të mbijë mendjemadhësia, Allahu e pa këtë dhe u tha melekëve: “Pa dyshim Unë në tokë do të vendosi zëvendës (halifin)”!. Melekët thanë: “O Zoti ynë, kush do të jetë ky halif?” Allahu tha: “Do të ketë pasardhës të cilët do të bëjnë rrëmujë në Tokë, do ta xhelozojnë njëri tjetrin dhe njëri tjetrin do ta vrasin.” Ata pyetën: “O Krijuesi ynë: “A do ta vendosish atë i cili do të bëjë rrëmujë në të dhe do të derdh gjakë?!, kurse ne Ty të madhërojmë me lavdrimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë. Ai tha: ‘Unë e di atë që ju nuk e dini”, dmth. e di çfarë është Iblisi.’” (Taberi, I, 292., 293.)
* * *
Transmetimet paraprake tregojnë se melekët në bazë të popullimit të xhinëve të sipërfaqes së Tokës kanë mundur të parashtrojnë se si do të sillen njerëzit sepse Toka është nga krijesat më të bukura të Allahut. Sa bukuri gjenden në të: liqejt, lumejt, malet, shketëtirat, kopshtet, luadhet, burimet, bunaret; nga ajo shihen ndërrimet natës dhe të ditës, errësimit të Diellit dhe Hënës … Krijesa harron në bukurinë e Krijuesit. E dehë bukuria e krjesës tjetër.
Megjithatë, sipas disa transmetimeve, melekët kanë menduar se njerëzit në Tokë do të bëjnë në bazë të shënimeve të cilat gjenden në Lewhi Mahfudh. Kështu thotë Zamahsheriu: “E kanë ditur këtë sepse Allahu iu ka treguar, apo e kanë lexuar në Lewhi Mahfudh. Ndoshta thjesht iu është “mbjellë” në njohjen që të dinë se si prej të gjitha krijesave vetëm ata janë të pastër (pagabueshëm).” (Zamahsheriu, Keshshaf, I, 61).
Imam Kurtubiu për xhinët
Duke e marrë parasysh se folëm mbi xhinët do të ishte e arsyeshme në këtë punim të ceken disa mendime të cilat e përkufizojnë dhe e përshkruajnë këtë krijesë, gjini. Të shkruhet për xhinët është mjaft interesant kurse njerëzit rrëfimet “misterioze” i dëgjojnë me vëmendje. Për shkak të sigurisë, në këtë shkrim do t’i cekim qëndrimet mbi xhinët të cilat i cek Imam Kurtubiu. Meqenëse është njohës i madh i diturive islame dhe njeri i devotshëm të cilin e pranojnë të gjitha drejtimet tradicionale të muslimanëve dhe të gjithë dijetarët, konsiderojmë se tefsiri i tij mund të shërbejë si bazë e mirë dhe nga ana njohëse por edhe nga aspekti i autenticitetit të mendimeve të cilat i shtronë.
1) Sureja El-Kehf (Shpella), ajeti 50.
كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ
Në veprën e Kurtubiut Xhami’u li ahkam’il-Kur’an, në komentin e ajetit: “… ai ishte nga xhindët, andaj i ra ndesh urdhërit të Zotit të vet”, lexojmë transmetimet vijuese për xhinët.
Seid ibn Xhubejri thotë: “Xhinët janë pasardhës të melekëve. Janë krijuar nga zjarri. Prej tyre është edhe Iblisi. Melekët e tjerë janë krijuar prej dritës.”
Ibn Zejdi, Hasan Basriu dhe Katade thonë: “Iblisi është babai i xhinëve, sikur që Ademi është baba i njerëzve. Iblisi nuk ka qenë melek.”
Transmetohet prej Ibn ‘Abbasit se: “Emri (i babait të xhinëve) është Haris.”
Shehr ibn Husheb dhe disa dijetarë thonë:
“Iblisi ka qenë nga xhinët të cilët jetuan në Tokë. Melekët i vrisnin kurse atë si të vogël e kanë robëruar. Kështu melekët e morën me vete ri robë.”
Transmetohet nga Xhubejri, kurse ky nga Nefiri, kurse ai nga Ebu Tha’lebe El-Hasheniu, kurse emri i tij është Xhursum, se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Xhinët janë ndarë në tre të tretat. Një e treta kanë krahë dhe fluturojnë nëpër ajër. E treta e dytë janë gjarpërinjë dhe qenë, kurse e treta e tretë mund të personifikohet (në çka të dëshirojë) dhe të udhëtojë nëpër tokë.”
Transmetohet nga Ebu Derdaa, kurse emri i tij është Uvajmir, se ka thënë:
“I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: ‘Xhinët janë krijuar si tre të tretat: një e treta janë qenë, gjarpinjë dhe zvarranikë. E treta e dytë janë erë e lehtë, kurse e treta e tretë është sikur pasardhësit e Ademit – mund të fitojnë sevap, por mund ta fitojnë edhe dënimin. Allahu i ka krijuar njerëzit në tre të tretat. Një e treta ka zemër por me të nuk kupton, ka sy por me ta nuk sheh, ka veshë por me ta nuk dëgjon. Nuk ka dyshim, ata janë sikur kafshët, për më tepër, edhe më të humbur. Një e treta kanë trup sikur që kanë të gjithë bijtë e Adermit kurse zemrat sikur që i kanë shejtanët. E treta e tretë do të jenë nën ambrellën e Allahut në Ditën e Gjykimit, kur mbrojtje tjetër nuk do të ketë.”
2) Sureja El-Bekareh (Lopa), ajeti 128.
“Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na e mëso manasikun (rregullat e adhurimit) dhe falna neve, vërtetë Ti je Falësi, Mëshiruesi!” (El-Bekareh, 128).
Në veprën e theksuar, në komentin e ajetit “(Kujtoje) atë Ditë kur Ai do t’i tubojë të gjithë (dhe do t’ju thotë): “O tog i xhindëve, ju shum njerëz i keni mashtruar!” – E miqët e tyre që ishin njerëz, thanë: “O Zoti ynë! Na u kënaqëm me njëri-tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na ke caktuar Ti. Perëndia do të thotë: “Zjarri është vendstrehimi juaj. Në të do të qëndroni përherë, përveç çka don Perëndia. Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.”, hasim rrëfimin vijues për xhinët:
“Mendohet në tubimin e të gjitha krijesave (xhemi’a) në Ditën e Kijametit. O tog i xhindëve, ju shumë njerëz i keni mashtruar! Në kuptim se shumë njerëz përdorni. Provë për këtë kemi Krijuesin Tonë! Na u kënaqëm me njëri-tjetrin. Me këtë iu jepet përgjigje atyre të cilët pohojnë se (vetëm) njerëzit i përdorin xhinët. Sepse njerëzit nga ata pranojnë. Është korrekte që secili prej tyre ta “përdorë” sahibinë e “tij”. Xhinët i shfrytëzojnë njerëzit duke i ëmbëlsuar me nënshtrimin e njerëzve ndaj tyre, kurse njerëzit, sërish, ëmbëlsohen me atë që xhinët i pranojnë dëshirat e tyre, dhe bëjnë prostitucion dhe pijnë alkohol sepse xhinët i mashtrojnë. Tregohet: Një njeri duke udhëtuar një fushëgrope duke duke u frikësuar për jetën e tij tha: “Kërkoj mbrojtje nga çdo gjë prej zotëriut të kësaj fushëgrope!” Në shpallje është thënë: “E disa njerëz kanë kërkuar strehim te disa xhinë e kjo vetëm që ua shtoi atyre tërbimin.” (El-Xhinn, 6) Kështu xhinët i përdorin njerëzit. Kurse njerëzve xhinët u shërbejnë për futjen e ngatërresave, për fallxhim dhe për sihër (magji). Thuhet: xhinët i përdorin njerëzit duke i kthyer të besojnë se si xhinët mund t’u ndihmojnë për atë që ata i pretë.
Ibn ‘Abbasi thotë: “Xhan-i është babai i xhinëve të cilët nuk janë shejtanë. Shejtanët janë bijtë e Iblisit. Besojnë vetëm në Iblisin. Xhinët vdesin, kurse disa prej tyre janë besimtarë e disa jobesimtarë. Ademi është baba i njerëzve. Xhani është baba i xhinëve. Iblisi është baba i shejtanëve.”
Çështje juridike:
Këto ajete tregojnë se xhinët bëjnë pjesë nën detyrimin e njëjtë sikurse njerëzit, d.m.th. urdhërimi i të mirës dhe ndalimi i të keqes, respektivisht mund të jenë të shpërblyer por edhe të ndëshkuar.
Përgjigjja:
Hasan Basriu: Xhinët për besimin nuk kanë shpërblim tjetër pos shpëtimit nga zjarri. Në këtë tregojnë Fjalët e të Madhërishmit:
“…Ai do t’ua falë mëkatet dhe nga vuajtja e dhembshme do t’ju mbrojë.” (El-Ahkaf, 31.)
Mendim të njejtë ka edhe Ebu Hanifeja. Ai thotë:
“Xhinët nuk kanë sevap tjetër pos shpëtimit nga Zjarri.”
Maliku, Shafiu dhe Ibn Ebi Lejla thonë:
“Ashtu si ndëshkohen xhinët për veprat e tyre të këqija, ashtu edhe shpërblehen.”
Ed-Dahaku thonë: “Xhinët hyjnë në xhenet, ushqehen dhe pinë.”
El-Kushejriu thotë: “Një gjë është e qartë, kurse kjo është se për këtë asgjë e sigurt nuk mund të thuhet. Kurse Allahu e di më së miri.”
Unë (Kurtubiu) mendoj se Fjalët e të Madhërishmit:
“Çdonjërit do t’i përkasë pjesa sipas veprave”, tregojnë se xhinët mund të fitojnë sevap dhe të hyjnë në xhenet. Sepse në fillim të ajetit është thënë:
وَمَن يَرْغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلَّا مَن سَفِهَ نَفْسَهُ ۚ وَلَقَدِ اصْطَفَيْنَاهُ فِي الدُّنْيَا ۖ وَإِنَّهُ فِي الْآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ . إِذْ قَالَ لَهُ رَبُّهُ أَسْلِمْ ۖ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ . وَوَصَّىٰ بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَىٰ لَكُمُ الدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ.
“Kush i largohet fesë së Ibrahimit përveç se ai që e nënçmon vetveten; kurse ne atë e kemi zgjedhur në këtë botë, por edhe në atë botë ai do të jetë gjithsesi nga të mirë. Kur Zoti i tij tha: “Dorëzohu” – ai u përgjegj: “Unë jam dorëzuar Zotit të botërave!” Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Jakubi: “O bijtë e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenë dhe assesi mos vdisni ndryshe, vetëm si muslimanë!” (El-Bekareh, 130-132).
3) Sureja Er-Rrahman (Mëshiruesi), ajet 56 – 57.
“Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni? …” . (El-Xhinn, 56-57).
Në këtë ajet është dëshmia se gjerat janë të fshehura nga xhinët sikur edhe nga njerëzit. Po ashtu, (disa) xhinë do të hyjnë në xhenet dhe në të do të kenë xhinne.
Dumra thotë: “Për mu’minët ekzistojnë hyri me sy të mëdhenjë. Insanijet (hyritë njeri) janë për insanët (njerëzit). Xhinijet (hyritë xhine) janë për xhinët.”
El-Kushejriu thotë: “Thuhet se asgjë nuk do të preket paraprakisht nga ajo që Allahu do t’ua dhurojë njerëzve besimtarë nga hyritë të cilët janë insanijë njerëz, sepse xhinët nuk bëjnë marrëdhënie intime në botë me bijat e Ademit a.s.”
(Ky mendim është në kundërshtim me mendimin e imam Malikut, i cili konsideron se mund të vijë deri te marrëdhënbiet intime ndërmjet xhinëve dhe njerëzve. Apo mbase Imam Maliku ka menduar përjashtimisht në gjininë femrore. Imam Maliku diskuton për martesën me xhinin femër. Allahu e di më së mirë – S.B.).
4) Sureja El-Xhinn (Xhinët), ajeti 1-3:
“Rrahmani – Mëshiruesi (Zoti ynë). Ai ia mësoi Kur’anin. E krijoi njeriun.” (El-Xhinn, 1-3).
Lidhur me ajetet “Thuaj (o Muhammed!): “Mua m’u ka shpallur se disa prej xhindëve (krijesa të padukshme), kanë dëgjuar dhe kanë thënë: “Me të vërtetë, kemi dëgjuar (një) Kur’an të mrekullueshëm, (1) i cili udhëzon në rrugën e drejtë – e ne kemi besuar në të, dhe kurrsesi më nuk do t’i bëjmë shok askë Perëndisë sonë. E, me të vërtetë, qoftë, lartë madhëria e Tij – Zotit tonë! Ai, nuk ka marrë për Vete as bashkëshorte as fëmijë”, në tefsirin e Kurtubiut lexojmë si vijon.
Dijetarët ndahen në çështjen e xhinëve. Ismaili transmeton nga Hasan El-Basriu, se xhinët janë fëmijët e Iblisit, kurse njerëzit fëmijët e Ademit. Edhe nga njëra edhe nga pala tjetër ka edhe besimtarë edhe jobesimtarë. Edhe këta edhe ata mund të fitojnë sevap apo ndëshkim.dhe kush bëhet besimtar edhe nga njëra palë edhe nga pala tjetër, ai është evlija (mik i Allahut). E kush bëhet jobesimtar, qoftë nga njëra palë qoftë nga pala tjetër, ai është shejtan.
Ed-Dahaku transmeton nga Ibn Abbasi se xhinët janë pasardhës të Xhanit e jo të shejtanit dhe se janë besimtarë. (Megjithatë) ka edhe besimtarë edhe jobesimtarë. Shejtanët janë pasardhës të Iblisit, besojnë vetëm Iblisin.
Dijetarët gjithashtu ndahen në çështjen e hyrjes së xhinëve besimtarë në xhenet. Ata të cilët pohojnë se xhinët janë pasardhës të Xhanit e jo të Iblisit, thonë se për shkak të besimit të tyre do të htyjnë në xhenet.
Ata të cilët pohojnë se xhinët janë pasardhës të Iblisit, ndahen. Disa thonë, sikur Hasani, se ata në mesin e atyre që besojnë do të hyjnë në xhenet. Mendimi tjetër është i Muxhahidit, i cili thotë se nuk do të hyjë në xhenet, qoftë edhe nëse shpëtohen prej Zjarrit.
Megjithatë, është sqaruar me Fjalët e sures Err-Rrahman ajeti 56:
“Në ta, do të jenë ato (virxhëreshat), me sy ulur, të cilat – para tyre, nuk kanë pasur takim as me njerëz as me xhindë”, dhe se xhinët (që besojnë) do të hyjnë në xhenet.
5) Sureja El-Xhinn (Xhinët), ajeti 11-12:
“Dhe me siguri në mesin tonë ka të mirë, por ka edhe të tjerë që nuk janë kështu, kemi qenë drejtimesh të ndryshme. Dhe ne e dimë se nuk mund ta pengojmë All-llahun në tokë dhe as do ta pengojmë më të ikur.” (El-Xhinn, 11-12).
Pra, nuk është çdo xhin mosbesimtar, por ka të ndryshëm: mosbesimtarë, besimtarë të mirë dhe besimtarë që nuk janë të mirë.
Musejjebi thotë:
“(Ky ajet do të thotë): prej nesh ka muslimanë, hebraikë, kristianë dhe zjarradhurues (mexhus).”
Sudejji për Fjalët “kemi qenë drejtimesh të ndryshme” thotë: “Në akaid ka xhinë të sektit kaderit, murxhit, harixhit, shiit dhe sunnit.”
Disa thonë: “Ajeti i cituar ka kuptimin se pasi e dëgjuam Kur’anin u ndamë në: besimtarë dhe mosbesimtarë. Në mesin tonë ka të mirë dhe kemi besimtarë por të cilët ende e kemi njëmendësuar shkallën e ihsanit (robërim Zotit sikur Zoti na sheh, sepse nëse ne atë nuk e shohim, Ai na sheh neve)”. Në mesin e të parëve është më mirë. Sepse në mesin e xhinëve kemi asosh të cilët besojnë në pejgamberi të Musait dhe Isait a.s. Allahu fletë për ta: “Ne njëmend Librin e kemi dëgjuar, e cila pas Musait qe shpallur, duke i konfirmuar ato të mëparshmet të shpallura.” (El-Ahkaf, ajet 30). Kjo konfirmon se disa prej tyre besojnë në Tevrat.
Nocioni “lloje” shumësi i fjalës “lloj” tregon medhhebin (drejtimin, shkollën) e personit. Pra, ajeti do ta kishte kuptimin: Ne jemi disa medhhebe, shkolla mendimesh.
________________
Burimi i përkthimit:
http://www.znaci.com/povijest/poceci/art87_0.html
Përktheu:
Nexhat Ibrahimi