erkan Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 4 Data e regjistrimit : 21/07/2011
| | Trashegimtaret e tokes | |
Pa dyshim qe ky premtim i garantuar ne kete ajet me ane te nje betimi, do te perm- bushet nje dit. Madje, nuk dyshim se nuk behet fjale vetem per te trasheguar token, sepse te tra- sheguarit e tokes, gjithashtu, nenkupton qeverisjen dhe menaxhimin e burimeve te qiellit dhe te hapsires. Ky duhet te jete nje mbizotrim universal, meqenese do t`i de- legohet nje kujdestari, apo te ngarkuari nga ana e Zotit, eshte teper e rendesishme , madje thelbesore , qe cilesite qe duhet te kene trashegimtaret e tokes dhe qiejve, te jene ne perputhje me porosite e Zotit.Vetem kur plotesimi i njerezve me keto cilesi te behet realitet dhe te vihet ne praktik, mund te realizohet endrra e mesiperme.
Qysh nga epokat e trazuara te historise , ata te cilet pretendonin se ishin trashegimtare, por qe deshtuan ne kryerjen e detyrave qe buronin prej kesaj trashegimie hyjnore , perjetuan heqjen e kesaj forme mbizoterimi nga ana e Pronairit te Gjithckaje. E vetmja rruge per te shpetuar nga nje privim i tille eshte rikthim dhe kerkim i strehes nga Ai.
Zoti nuk ia ka premtuar kete trashegimi nje klani ,fisi, kombi, apo race te vecante. Trashegimia eshte per ata sherbetore te Tij te cilet jane te drejtuar ne mendim , besim dhe vepra, per ata te cilet zoterojne nje shpirt muhamedan dhe moral kuranor, per ata te cilet mbjellin dhe perhapin idene e unitetit, mirekuptimit, bashkimit dhe solidaritetit, te cilet jane te vetedijshem per epoken ne te cilen jetojn , jane te pajisur mire me njohuri dhe dije shkencore, e mbajne dhe kujdesen vazhdimisht per balancin ndermjet kesaj bote dhe tjetres, shkurt, per heronjt e shpirtit, realiteti dhe vizioni shpirteror i te cileve pretendohet te jete ne te njejten orbite me sahabet e te Derguarit te Allahut, yjet zbukurues te qiellit te profecise. Prandaj, kjo trashegimi qendron brenda kontureve te sunetullahut, rruges se Zotit, menyres se Tij te trajtimit te ceshtjeve. Sipas ajetit `` Vertet, nuk mund te gjesh ndryshim, ose shnderim ne ligjet e Zotit. (Kuran, Fatir:43), ky perben nje ligj te natyrshem qe eshte ligji i krijimit , sic eshte urdheruar nga Allahu, ndaj ai eshte i pandryshueshem.
Kjo eshte arsyeja perse te qenit trashegimtar te tokes kushtezohet para se gjithash , nga perpjekja e vazhdueshme per ta jetuar fene ne perputhje me Kuranin dhe Sunetin. Se dyti, do te thote te perpiqesh per ta bere fene themelin e jetes. Set treti, eshte e domosdoshme te drejtuarit e shqisave nga shkenca dijet e epokes perkatese. Nje pik e cila nuk duhet harruar kurre, eshte se ndeshkimi bie ne menyre te pashmangshme mbi njerezit qe nuk i binden ligjeve natyrore prezente ne univers (shfaqja e Vullnetit dhe e Fuqis se Allahut ne univers ) si dhe ligjeve Hyjnore (te manifestuara ne shkrimet e shenjta te cilat rrjedhin nga atributi i Zotit, i quajtur Kelam) ne shkrimet e shpallura.Ky ndeshkim bie gjithashtu mbi ata te cilet kane perjetuar nje ndryshim negativ ne jeten e tyre shpirterore, edhe ne ate moment mund te gezojne pozita dominuese mbi te tjeret. Historia, qe konsiderohet vendprehja e popujve qe kane rene dhe jane shuar, eshte deshmitare e keti fakti. Zoti kurre nuk ia heq epersite dhe te mirat qe i ka garantuar nje shoqerie , apo kombi dhe nuk ia ndryshon kurre gjendjen per sa kohe qe ai popull ben ndryshime ne menyren e te jetuarit, boten e brendshme , derisa ta deformoj veten, shpirtin dhe thelbin e tyre. Verseti i cituar me siper dhe ky qe po citojme ``Vertet, Zoti nuk e ndryshon gjendjen e nje populli, derisa ndryshimi te vij nga brenda tyra.``(Kuran,Ra`d:11), i cili ka lidhje me qeverisjen dhe te qeverisurit, nderindhe poshterimin, na sjell ndermend nje parim te pergjishem mjaft domethenes.Gjithastu ai hedh drite ne menyre te vecante mbi deshtimin e myslimaneve diteve tona.
Kete deshtim mund ta permbledhim me fjalet deformim i ndodhur si ne strukturat e mbrendshme (ne zemer dhe ne shpirt), ashtu edhe ne ate te jashtme (ngelja prapa ne dijet bashkekohore). NUk ka shume rendesi nese kjo ka ardhur si rezultat i pengesave te vendosura nga te tjeret per mbi dyqind vjet vjet me radhe , apo per shkak te injorances , plogeshtise, paaftesise dhe mangsise. Nje gje eshte e sigurtese, komuniteti islam eshte duke derdhur gjak te kote per shkak te indiferences se tij.Sa me shpejt te behet burim i fuqis , e cila ka mbajtur ne kembe per shekuj me radhe ,aq me mire do te jete per te dhe qe ta ktheje myslimanin ne ``trashegimtarin e merituar te tokes``.
A mund te themi se ata te cilet pretendojne se e perfaqesojn Islamin ne nje periudhe te tille kaq fatkeqe, kane zemren aq te madhe dhe shpirtin aq te paster sa myslimanet e pare? A mund te themi qe myslimanet duhet lene menjeane dhe te harojne deshiren e tyre per te jetuar dhe te pajisen me deshiren qe buron nga bota e madhe shpirterore per t`i bere te tjeret te jetojn? Sa njerez mund te jene te cilet ndjehen te ndergjegjshem se ajo qe po bejne do te shpjere drejt se mires, se bukures, se vlefshmes dhe se dobishmes dhe jo drejt shkatrrimit? Sa njerez te sinqert mund te permendim te cilet kane parapelqyer te vdesin me nder, sesa te jetojne te perbuzur? Sa shpirtra te ndritur mund te permendim te cilet nuk i jane nenshtruar shtypjes, apo pengesave te armiqve dhe te cilet kane vijuar te jetojne pa e ndryshuar kursin dhe drejtimin e jetes se tyre?
Gjate nje periudhe te tille te erret, plogeshtia e administrates dhe e administratoreve eshte pikelluese. Megjithese Kurani i ndalon myslimanet te jetojn nen sundimin e tiraneve ,fatekeqesisht, kemi qene te paafte ta shpetojme vetveten nga kjo e keqe. Prandaj , nuk mund te mohojme se kemi vuajtur varferine dhe poshterimin e madh nen thundren e atyre qe me sundimin e tyre na kane mbajtur te shtypur per vite me radhe.
E e verteta eshte se ne kemi bere nje perj gabimeve me te pafalshme ne histori: per te ngritur boten tone materiale , kemi sakrifikuar fene dhe kemi adoptuar nje sistem mendimi qe ka e ka bere boten me te pelqyer se fene, per rrjedhoje, ne jemi ndeshur vazhdimisht me nje `` rrjete pamundesish dhe absurditetesh.``Per pasoje, jo vetem e kemi humbur fene , por, kemi deshtuar njeheresh edhe te perfitojm nga kjo bote. Ky kom i lavdishem , por i pafat ,vuajti nje periudhe zbrazetie:nje histori e bekuar dhe nje mij vjet trashegimi u flaken tutje, prejardhje te shpikura se fundmi iu imponiuan njerezve, nje shtet i madh u rindertua me ane te ``tullave`` te papershtatshem te parimeve , te cilat nuk kane jetgjatesi vlerash, historia, lidhjet e bashkesis dhe te kultures , prejardhja ,kultura dhe trashegimia kombetare u sherfillen, u fyen dhe u perqeshen. Ne gjetem stre tek ata te cilet per njemij vjet me radhe i patem kundershtare te sistemit tone te mendimit dhe qe kishin ide krejt te ndryshme nga tonat, te cilat u importuan tek ne bashke me idete me profane dhe shprehje me te tmershme qe mund te gjenden. Atyre , te cilet i benim jehone me sukses gjerave te tilla ne proze dhe poezi , iu dhane cmime dhe shperlime ,ne nje bote te tere shtremberimi, padrejtesie, denimesh dhe shtypjesh. Ata pretendonin qe me sisteme te tilla si komunizmi , te arrinin prosporitet ne ndjenja, mendime dhe moral.
Une akoma sjell ndermend faktin se kur ideologji te tilla si , socializmi dhe komunizmi ishin ne ditet e tyre me te mira , ekzistonte nje grup prej afro dymbedhijet te paaftesh, te lodhur nga mosbesimi,te cilet dyshonin ne veten e tyre dhe te te cilet gjithmone ndjenin nevojen e fshehjes pas figurave publike, dogmave ,dhe ideologjive , ne menyre qe ta sulmonin fene , te sulmonin cdo gje te shejnjte nje nje menyre mizore dhe vulgare. Ne ditet e sotme, ne po perjetojm fushaten me te turpshme dhe me te tmershme te ketij lloji per shkak te te njeteve individe, te njejtes bande. Akoma duke u mbeshtetur ne te njejten ideologji te paligjshme, ata vjellin gjithe urejtjen keqdashese dhe mllefin e tyre dhe deklarojne lufte per t`u mbyllur gojen njerezve te devotshem e fetare dhe gjith fese ne pergjithesi. Poeti i njohur Mehmet Akif Ersoj, autor i himnit kombetar turk, i ka theksuar keto ceshtje tek libri ``Safahat`` (Fazat)me zemer te thyer dhe me ankth mendor, kur ka ilustruar fuqishem periudhen e erret gjate se ciles muslimanet dhe Islami ishin vene ne vezhgim , goditje, ndjekje dhe persekutim dhe kur dashuria , entuziazmi dhe lidhja me fene urrehej, percmohej dhe perbuzej.
Megjithate, deshiroj te theksoj faktin qe ky kom i ndritur. i cili ka pasur fatin e keq te vuaje shtypjen arbitrare dhe blasfemuese per vite me radhe , nuk eshte nenshtruar kurre plotesisht dhe aspiratat drejt jetes se pasosur kane qene gjithone te pranishem ne jeten e tij. Keto aspirata perbejne gjithashtu nje thengjill te kuq e te nxehte, nje shkendije qe kercet dhe ndizet me teper kur trazohet , por dhe nje burm drite qe eshte ne gjendje te ndricoj boten. Ato jane bashkuar me forcen qendersynuese te kujdesit, maturis, largpamjes,dhe vetepermbajtjes.Dicka e tille ka sjelle reduktimin e tyre ne permasat e nje embrioni qe eshte i afte te mbijetoje ne ditet me te tmerrshme te shekullit, ne kushtezim me horizontin e permbushjes se tyre dhe gatishmerine per te ndertuar si duhet boten kur do te vije kjo kohe e tyre.
Ne duhet ta mirim parasysh periudhen e gjate te mjerimit ne te njejten mase sa edhe veshtirsite e kaluara dhe perpjekjeve per te dale nga kjo situate. Duke e kuptuar Islamin ashtu sic duhet, ne perputhje me thelbin e tij, i cili eshte nje burim i mjaftueshem fuqie per rigjallerim tone shpirteror dhe material, e duke u radhitur nder sherbetoret e tij te drejte , emocionet , mendimet, perceptimet,ndergjegjia dhe vullneti i te cileve jane te qendrueshem, te cilet qendrojne te palekundur ne idene e te Lartesuarit te Fjales se Zotit, jane sistematike ne thithjen e dijeve , besnik ne punen dhe sjelljen e tyre , me karakter te forte , nuk rendin pas deshirave tupre dhe kane arritur te harmonizojne zemren dhe mendjen e tyre, le te provojme edhe njehere se ne jemi trashegimtaret e vertete te tokes. Nese Zoti na jep udhezim dhe sukses, mendojm qe udhetimet tona ta vazhdojme sipas drejtimit te kesaj linje te humbur.
M.Fethulla Gylen
| |
|