Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Tre Djemt Fri 25 Jun 2010 - 19:52 | |
| Tek çezma e vetme e fshatit ishin mbledhur tre gra dhe po mbushnin enët e tyre me ujë. Duke biseduar me njëra tjetrën pranë tyre ishte afruar një plak dhe me kureshtje filloi t’i dëgjonte çfarë po flisnin. Gruaja e pare thoshte:
- Kam një djalë i cili është shumë i shkathët dhe i zoti, më besoni është një djalë për t’u marrë shembull.
Ndërsa gruaja e dytë:
- Edhe unë e kam një djalë që e ka zërin si bilbili, kur këndon ai të gjithë ndalen për ta dëgjuar zërin e tij të bukur.
Ndërsa gruaja e tretë kishte heshtur dhe nuk kishte thënë asgjë për djalin e saj. Kur më në fund gratë i kishin mbushur enët e tyre nga çezma që rridhte fare pak ujë dhe po bëheshin gati të iknin, duket aty afër djali i gruas së parë i cili filloi t’i tregonte aftësitë e tij fizike duke bërë akrobacione. Gruaja e gëzuar kur e pa filloi të mburrej me aftësitë e djalit të saj. Në atë moment vjen edhe djali i gruas së dytë dhe filloi të këndoj, nga zëri i tij i bukur u mahnitën të gjithë të pranishmit. Më në fund u duk djali i gruas së tretë, ku nuk bëri asgjë si dy të parët, por pa folur fare iu afrua nënës së tij dhe i mori enët nga dora e saj.
Më pas të tre gratë iu afruan plakut dhe i thanë”
- I pe tre djemtë tanë?
Ndërsa plaku iu përgjigj:
- Unë pash vetëm një djalë. Pashë vetëm atë djalin që ia mori nënës së enët nga duart dhe i mbajti vetë. | |
|