Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Mesimi i fshatarit Fri 25 Jun 2010 - 21:05 | |
| Një fshatar duke udhëtuar me devenë e tij në shkretëtirë ndeshet me një burrë me buzë të thara nga etja e që mezi ecte nga lodhja. Fshatari zbriti nga deveja dhe i dha ujë për të pirë. Burri pasi piu ujin i dha një të shtyrë fshatarit, i hipi devesë dhe filloi t'ia mbathte.
Fshatari i thërriti nga mbrapa
- Hej, mire, në rregull. Merre devenë dhe ik, por kam një lutje për ty. Të lutem mos ia trego askujt këtë ngjarje!"
Hajduti i çuditur nga kjo kërkesë ndali pak dhe e pyeti për arsyen. Fshtari i dha këtë përgjigje që duhet të jetë mësim për të gjithë:
- Po ta tregosh, kjo ngjarje do të përhapet kudo dhe njerëzit nga frika nuk do t'i ndihmojnë më nevojtarët që i shohin në rrugë. | |
|