Agjërimi
është mburojë, me të cilën mbrohet robi mysliman nga zjarri i
xhehenemit, siç transmeton Xhabiri radijallahu anhu se Pejgamberi
salallahu alejhi ve selem ka thënë:” Zoti ynë ka thënë:Agjërimi është
mburojë, me anë të së cilës mbrohet robi nga zjarri (I xhehenemit),
agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblej për të.” Gjithashtu...
transmeton Ka’b Ibn Uxhre radijallahu anhu dhe thotë: Më tha i dërguari
Allahut salallahu alejhi ve selem :” Lus Allahun që të ruan o Ka’b Ibn
Uxhre prej prijësve të cilët do të vinë pas meje, kush shkon tek ata dhe
u beson gënjeshtrave të tyre dhe ju ndihmon në padrejtësinë që bëjnë,
ai nuk është nga unë dhe unë nuk jam i tij, dhe nuk më gjen mua ky
person tek haudi (haudi është lum në xhenet, kush pinë nga ai nuk etet
asnjëherë) ndërsa ai shkon tek ata apo duke mos shkuar nuk beson në
gënjeshtrat e tyre, nuk ju ndihmon në padrejtësi, ky është i imi dhe unë
jam me të, ky person më gjen mua tek haudi, o Ka’b Ibn Uxhre: namazi
është argument, agjërimi mburojë si kalaja, kurse sadakaja i shlyen
mëkatet siç e shuan uji zjarrin, O Ka’b Ibn Uxhre nuk hyn në xhenet një
njëri që është rritur me haram, për të zjarri është shumë afër, O Ka’b
Ibn Uxhre njerëzit kur zgjohen janë dy lloje: e blenë vetën e tij dhe e
liron atë, apo e shet vetën e tij dhe e dënon atë.” (Tirmidhiu-614).
Gjithashtu Othman Ibn Ebil-As radijallahu anhu thotë: E kam dëgjuar të
dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem duke thënë:”Agjërimi është
mburojë, sikur mburoja e ndonjërit prej jush në luftë,” pastaj vazhdon
Othmani dhe thotë: fjala e fundit me të cilën më këshilloi Pejgamberi
salallahu alejhi ve selem kur më dërgoi në Taif ishte:” O Othman mos e
zgjat shumë namazin, sepse ne xhemat pas teje ke pleq dhe nevojtarë.”
(Ahmedi26/202 nr:2673).
5 - Agjërimi është fortifikatë, e cila të
mbron nga zjarri (i xhehenemit) siç transmeton Ebu Hurejra radijallahu
anhu se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë:” Agjërimi është
mburojë dhe fortifikatë e cila të mbron nga zjarri.”