Eselamu-Alejkum te gjidhve e filloj kete Teme ne lidhje me muajin e Ramazanit me qellim qe te perfitojm disa njohuri reth agjerimit,Vertetsin e agjerimit me Kur'an dhe hadith dhe menyira e fillimit te muajit Ramazan me shpres se do te jet i knaqur All-llahu Subhanehu Veteala.
Agjërim d.m.th. me e pengu, apo me ndalu veten nga diçka.Ndërsa, në Sheriatin Islam:
Agjërim është me e pengu ose me e ndalu veten nga ushqimi, pija dhe epshi prej agimit e deri në perendim të diellit,
me nijet për me iu afru Allahut xh.sh.
-Ibadeti ndaj Allahut xh.sh. bëhet në mënyra të ndryshme:
- Kemi ibadet vetëm me fjalë, siç është shehadeti
- Ibadet me fjalë dhe me trup së bashku siç është namazi
- Kemi ibadet me të holla, siç është zekati
- Kemi ibadet me të holla dhe me trup, siç është haxhi
Ndërsa agjërimi është ibadet truporë.Edhe popujt e mëparshëm kanë agjëruar, mirëpo agjërimi i
tyre ka ndryshu nga agjërimi në Islam. Kur’ani fisnik përmend
agjërimin e Merjemes para se t’i lind djali i saj Isa a.s., por agjërimi i saj ka qenë vetëm pengimi apo detyrimi i vetes së saj për të mos folur.
Në të njejtën mënyrë ka agjëru edhe Zekerija a.s., kur i ka lind djali Jahja a.s. Ai tri ditë e tri net ka ngrënë dhe ka pi , mirëpo nuk ka folur. Ai vetëm ka sinjalizu me shenja. Për këtë Zoti i Madhëruar në Kur’an thotë:
“O ju të cilët keni besuar, ua kemi bërë obligim agjërimin ashtu siq ua kemi bërë për obligim popujve para jush, me
qëllim që të jeni të devotshëm”. (El-Bekare:183) Agjërimi i muajit ramazan është shtylla e katërt e islamit.
Agjërimi i muajit ramazan është bërë obligim në muajin Shaban të vitit të dytë të hixhretit.Muhamedi s.a.v.s për 9 vite i ka agjëruar nëntë muaj të ramazanit.Argument për agjërimin e muajtit të ramazan kemi ajetin Kur’anorë:
“Muaji i Ramazanit është (muaji) në të cilin filloi zbritja e Kur’anit, që është udhërrrëfyes për njerëzit dhe
sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga e pavërteta). E kush prej jush përjeton këtë muaj le të
agjërojë”. (El-Bekare:185) Argument për agjërimin e muajit ramazan kemi edhe hadithine Muhamedit a.s. ku thotë:
“Kushe e agjëron muajin ramazan me bindje dhe sinqeritet të plotë, me shpresë se do të shpërblehet, atij i
falen gabimet e më parme”. (Transmeton Ahmedi)
Kush me qëllim nuk e agjëron muajin ramazan, ai do të ndëshkohet me ndëshkim të madh.
-Kemi dy lloje të Kalendarëve:
1. Kalendari diellorë dhe
2. Kalendari hënorë.
Kalendari diellorë bazohet në rrotullimin e tokës rreth diellit.Kalendari hënorë bazohet në rrotullimin e hënës rreth tokës dhe së bashku me tokën rreth diellit.Një rrotullim i hënës rreth tokës quhet muaj. Ndërsa 12 rrotullime të hënës rreth tokës plotësohet një rrotullim i hënës rreth diellit. Në kalendarin hënorë ndonjëherë muaji i ka 29 ditë,ndonjëherë 30 ditë. Për këtë arsye nevojitet me pritur për me shiqu hënën e re, me vërtetu se muaji shaban; a i ka plotësuar 29 ditë apo30 ditë. Muhamedi s.a.v.s. në nje hadithë thotë:
“Filloni me agjëru me të shikuarit e hënës së re, dhe ndërpritni agjërimin me të shikuarit e hënës së re”.