Omeri r.a
Në brezin e nëntë fisi i bashkohet me fisin e Profetit (a.s.). U bë musliman 5-6 vjet pasi Profetit (a.s.) i erdhi shpallja. Ishte 32 vjeç kur hyri në Islam dhe së bashku me të numri i muslimanëve u bë 40. Në burime nuk flitet shumë rreth jetës së tij para se të bëhet musliman. Por megjithatë dihet se është marrë me tregti. Ai merrte pjesë në karvanet që shkonin në Siri. Në periudhën e injorancës ishte ndër fisnikët e Mekës dhe kishte detyrën e përfaqësuesit të saj. Në raste lufte ai dërgohej në palën kundërshtare dhe në kthim sipas informatave që jepte, merrej vendimi. Në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet fiseve të ndryshme ai kishte rol kryesor.
Si u bë musliman?
Umeri (r.a.) kishte një karakter të hekurt. Ai ishte ndër kundërshtarët më të rreptë të Islamit. Ai vendosi që të vriste atë që i kthente njerëzit nga feja e gjyshërve të tyre, atë që tallej me idhujt dhe lavdëronte një Zot të vetëm. Ai donte të vriste Muhammedin (a.s.). Mori shpatën dhe me një mllef të madh u nis për të vrarë atë që më vonë do bëhej njeriu më i dashur për të. Transmetohet se Umeri (r.a.) duke shkuar për të vrarë Profetin (a.s.) u takua në rrugë me Nuajm b. Abdullah. Nuajmi e pyeti se ku po shkonte me kaq inat? Kur mësoi se ç’donte të bënte, Nuajmi e njoftoi se motra dhe kunati i tij kishin hyrë në fenë e re. Sapo e mësoi këtë Umeri (r.a.) u nis i inatosur drejt shtëpisë së kunatit. Kur iu afrua derës, brenda po lexohej Kur’an. Kur trokiti, ata që ishin brenda e ndërprenë leximin dhe i fshehën fletët e Kur’anit. Me të hyrë brenda qëlloi kunatin, ndërsa kur motra u mundua ta ndalonte, nga goditja që mori prej tij filloi t’i rridhte gjak nga hunda. Atëherë, e motra i tha se çfarëdo që të bënte s’do i ndalonte nga feja; atij iu zbut zemra dhe i tha se dëshironte të shikonte ato që po lexonin. Sapo lexoi ajetet e Kur’anit, besoi dhe pyeti se ku ndodhej i Dërguari i Allahut (s.a.). Në atë kohë muslimanët ishin mbledhur fshehurazi dhe po bënin ibadet në shtëpinë e Erkamit (r.a.), e cila ndodhej pranë kodrës Safa. Sapo mësoi se Profeti (a.s.) ndodhej në shtëpinë e Erkamit (r.a.), ai shkoi menjëherë atje. Trokiti në derë dhe sahabet që ishin brenda u shqetësuan kur panë se ishte ai. “Ky është Umeri. Nëse ka ardhur me qëllim të mirë s’ka problem, nëse ka ndonjë qëllim të keq për ne është e lehtë ta vrasim”, tha Hamzai (r.a.). I Dërguari i Allahut e kapi nga jaka me dy duar dhe i tha: “Bëhu musliman o Ibni Hattab! Udhëzoje në rrugë të drejtë atë o Allah”. Kur tha kështu Profeti (a.s.) ai menjëherë shqiptoi shehadetin.
Pasi hyri në Islam…
Për arsye se idhujtarët i torturonin muslimanët, në Shtëpinë e Allahut nuk mund të shkohej për t’u falur. Umeri sapo u bë musliman shkoi në Qabe dhe tha me zë të lartë se ishte bërë musliman. Idhujtarët që ndodheshin aty kundërshtuan shumë por ai përkundrazi u fut në radhët e muslimanëve dhe i mbështeti gjithmonë ata. Hyrja e tij në radhët e muslimanëve i gëzoi shumë besimtarët. Abdullah b. Mes`udi tregon: “Hyrja e Umerit në Islam ishte një triumf”.
Pas hyrjes së tij në Islam Profeti (a.s.) urdhëroi që Islami të kumtohej haptazi. Ai nuk u ndikua asnjëherë prej torturave të idhujtarëve. Besimi i lartë që kishte në zemër ia forconte dhe më shumë karakterin e pathyeshëm kundrejt jobesimtarëve.
Ai besonte me gjithë shpirt se Ai që i ka krijuar idhujtarët, Ai ka dhe forcën për t’i shkatërruar ata. Vetëm prej Atij kërkohet ndihmë dhe vetëm Atij i mbështetemi. Pra, ishte i bindur se Allahu (xh.sh.) mund t’i shkatërronte ose mund t’i zbuste zemrat e sëmura prej mosbesimit. Ai jetonte me mendimin se vetëm duke jetuar si Profeti (a.s.), duke duruar aq sa ai dhe duke zgjedhur begatitë e botës tjetër kundrejt kënaqësive kalimtare të kësaj bote, vetëm atëherë mund të arrihen qëlimet për të mposhtur errësirën dhe për të sjellë dritën e Islamit.
Hixhreti (emigrimi nga Meka në Medine) i Umerit (r.a.)
Pasi u bë musliman ai qëndroi gjithmonë pranë Profetit (a.s.). Meqenëse jobesimtarët e dinin se çfarë trimi ishte ai, nuk mund ta kundërshtonin. Për këtë arsye ndërkohë që të gjithë muslimanët emigronin fshehurazi nga Meka në Medine, ai u nis për udhëtim haptazi së bashku me 20 sahabe. Aliu (r.a.) tregon se: “Nuk di asnjë që të ketë emigruar haptazi përveç Umerit (r.a.). Kur u përgatit për këtë ai ngjeshi shpatën në brez, mori harkun pas shpine, shigjetat në dorë dhe shkoi në Qabe. Paria e Kurejshve qëndronte në oborrin e Qabes. Pasi bëri shtatë herë tavaf rreth Qabes, dhe fali dy rekatë namaz në Mekami Ibrahim; eci para jobesimtarëve të ulur radhë-radhë, e iu drejtua duke i thënë: “U njollosën fytyrat. Kush do ta lërë nënën pa fëmijë, fëmijët jetim, gruan të ve, le të më ndjekë mua tek ajo kodër…”. Asnjë s’pati guximin që ta ndalonte atë. Për këtë arsye dhe Ibn Mes’udi thotë: “Hixhreti i tij ishte triumf.”
Toleranca e Tij
Umeri, një kiptiu që kishte ngrënë një dackë nga një sojli mekas, i thotë: Kthehu edhe bjeri edhe ti një dackë! Amr b. Asit, kur dëgjon se është ngacmuar një egjiptian vendas, i thotë me zemërim e qortim: Njerëzit lindin të lirë nga nënat. Qysh kur po i përdorni ata si skllevër e shërbëtorë? Përsëri një radhë, kur ndodhej në Palestinë për të marrë çelësat e Mesxhidi Aksasë, një nga kohët e namazit e zë në një kishë; prifti që e vë re, këmbëngul që Halifi të falte namaz aty, në kishë, kurse ai, përkundër atyre këmbënguljeve, nuk pranon duke i thënë: Jo! Nesër juve mund t’ju shqetësojnë duke ju thënë se këtu u fal Halifi Umer! Pastaj del jashtë e falet drejt e mbi tokë duke manifestuar qëndrimin jashtëzakonisht njerëzor të Islamit ndaj të mundurve, atë qëndrim tejet të butë e në atë nivel që nuk ka mundur të arrihet ende sot. Ju lutem, a është e mundur që njerëz të tillë të shfrytëzojnë të tjerët? A mund të mendohet që këta të kolonizojnë të tjerët? Dhe a mund t’i thuhet regjim imperialist, sistemit të Kur’anit që përfaqëson këta shpirtra të lartë?
Dashuria e Umerit (r.a.) për namazin
Ai Umeri i madh shtrihej i sëmurë nga plagët e hanxharit të një persiani, adhurues i zjarrit. E nxirrte çdo gjë që hante e pinte, s’bënte zë e rrinte indiferent ndaj zërave. Kur shërbëtori vinte për ta pyetur nëse donte të hante a të pinte gjë, ose nuk i jepte përgjigje, ose i përgjigjej negativisht vetëm me vështrim. Kurse kur e lajmëronte me fjalët, “O prijësi i muslimanëve, është koha e namazit!”, i përgjigjej në çast: “Ja, po ngrihem. Kush e lë namazin, s’ka pjesë nga Islami!” Dhe ashtu, me plagë të përgjakura ngrihej e falej. Vepronte kështu, sepse kështu kishte parë te i Dërguari i Allahut. Do t’i përshtatej atij, do të vepronte si ai, do t’i përngjante atij dhe, kështu, do të bëhej shembull për pasardhësit. Po, njëri prej qëllimeve të dërgimit të profetëve ishte që ata t’i bëheshin shembull bashkësisë së tyre…
Në lidhje me këtë, Profeti ynë (a.s.) në porosinë e tij të nderuar ka patur mirësinë të urdhërojë kështu: “Njerëzit janë krejt si mineralet. I dobishmi në injorancë është i dobishëm edhe në Islam”. Si të thuash, Umeri i nderuar dhe i respektuar në injorancë, është Umeri dinjitoz, serioz, i ndjeshëm, i madh dhe i vyer në Islam… Në të parën mjaft i ashpër, mjaft i prerë, që detyron ashtu siç do vetë; në të dytën, me flatrat e thjeshtësisë të varura gjer në tokë e nën këmbët e njerëzve, kurse ndaj femohuesve dhe të dhënëve pas mëkatit, një personalitet i prerë e i vështirë!… Duke vazhduar analogjinë, ç’mineral të ishte në periudhën e injorancës, i tillë do të jetë edhe në Islam… Prandaj shprehim dëshirën që njerëzit e guximshëm, të gjallë e që u vlon gjaku, të bëhen muslimanë. Sepse i vyeri në injorancë do të jetë i vyer edhe në Islam.
Islami e merr në dorë këtë mineral-element njerëzor, e përpunon, e dendëson dhe e sjell në gjendjen e arit të pastër. Kështu ishin shndërruar sahabet, ithtarët pasues të Profetit në ar të pastër. Pastaj filloi të bjerë vlera dhe karati: 22, 21, 20, 18, 17, 15… Në shekullin e njëzetë e një midis muslimanëve pati edhe të tillë që ranë në 1 karat… Po, një shekull ky që i shtoi aq shumë paratë kallpe, skorjet!…
=
Pastaj qe, ju jeni ata që mbytni njëri-tjetrin, i dëboni disa prej jush nga vendi i tyre duke bashkëpunuar kundër tyre si është mëkatë e padrejtë, e nëse ata bien te ju në robëri, ju jepni kompensim për (t'i liruar) ata, e dëbimi i tyre nga vendi është i ndaluar për ju. A e besoni një pjesë të librit, e tjetrën e mohoni Ç'mund të jetë ndëshkimi ndaj atij që punon ashtu prej jush, pos poshtërim në jetën e kësaj bote, e në ditën e gjykimit ata hidhen në dënimin më të ashpër. All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju. El-bekare 85