Këshilltarë politik të euroambasadorit të BE-së në Shkup, kanë vizituar selinë e BFI-së, ku kanë zhvilluar një takim me Sekretarin gjeneral Afrim Tahiri. Gjatë takimit, Tahiri i ka informuar këshilltarët për mënyrën e funksionimit të institucionit islam ndërsa u ka treguar edhe për aktivitetet dhe sfidat që po përjeton BFI-ja në vend.
Zyra e BE-së ka paraqitur interes të veçantë që burimisht të njoftohet për incidentin në xhaminë e “Isa Beut” dhe problemet me të cilat po ballafaqohet institucioni në lidhje me kontrollin e përgjithshëm të xhamive.
Njëherit ato kanë përshëndetur mënyrën se si BFI-ja menaxhon situatën dhe i kanë dhënë përkrahje të pa kusht në tejkalimin e sfidave për të zgjidhur problemin që po paraqitet.
Bashkësia Fetare Islame e Maqedoisë (BFIM), përmes një komunikate për media solli deteja të reja për incidentin në xhaminë Isa Beu në Shkup.
“Gjatë kohës së faljes së namazit të xhumasë më 25.06.2010, erdhi deri tek një situatë jo e pëlqyeshme, e inicuar nga Ramadan Ramadani i cili ka kryer në atë xhami rolin e hatibit deri në momentin e suspendimit nga ana e Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Shkup”, thuhet në komunikatën e BFIM-së.
Myftinia e Shkupit thotë se incidentin mënjëherë e ka paraqitur në Stacionin policorë në Bit Pazar edhe përkundër vështirësive të mëdha, sipas tyre për arsye se Stacioni policorë nuk ka pranuar parashtresën me deklaratat dhe dëshmitë e punonjësve të Myftinisë së Shkupit dhe BFI së, të cilët që atë ditë arritën të identifikojnë disa nga strukturat e dhunëshme radikalo-vehabiste që penguan Myftiun, kërcnuan isa nga punonjësit e BFI-së si dhe sulmuan pjestarë të xhematit.