islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.

MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT

UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
563 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 563 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty96%Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty0%Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty0%Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty0%Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty1%Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty2%Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR

Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  Empty
MesazhTitulli: Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)    Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)  EmptyMon 12 Jul 2010 - 10:57

Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)

Kjo histori është përmendur në suren el-Buruxh, në ajetet 4-9, ndërsa detajet e kësaj ngjarje i kemi të transmetuara nga i Dërguari i Allahut në “Sahihun” e Imam Muslimit.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْبُرُوجِ وَالْيَوْمِ الْمَوْعُودِ وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ قُتِلَ أَصْحَابُ الْأُخْدُودِ النَّارِ ذَاتِ الْوَقُودِ إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ وَهُمْ عَلَى مَا يَفْعَلُونَ بِالْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَنْ يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ

“Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut, zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse, kur rrinin ulur rreth tij, duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve! Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.” (Buruxh, 4-9)

“Njerëzit e Hendekut”: Vargu bën fjalë për një ngjarje që ka për protagonist një mbret çifut të Nexhranit, në veri të Jemenit, të quajtur Dhu Nuvas, i cili e quajti veten zot. Por ky u përball me një djalosh i cili e besoi Allahun një, duroi dhe sakrifikoi veten, duke bërë që tërë fshati të besojë.

Atëherë le të mësojmë më tepër për këtë ngjarje nëpërmjet hadithit të raportuar në Muslim nëpërmjet Suhejbit, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i cili ka treguar:

كَانَ مَلِكٌ فيِمَنْ كَانَ قبْلَكُمْ، وَكَانَ لَهُ سَاحِرٌ، فَلَمَّا كَبِرَ قَالَ لِلْمَلِك: إِنِّي قَدْ كَبِرْتُ فَابعَثْ إِلَيَّ غُلاَمًا أُعَلِّمْهُ السِّحْرَ، فَبَعَثَ إِلَيْهِ غُلاَمًا يعَلِّمُهُ، وَكَانَ في طَريقِهِ إِذَا سَلَكَ رَاهِبٌ، فَقَعَدَ إِلَيْهِ وَسَمِعَ كَلاَمهُ فأَعْجَبهُ، وَكَانَ إِذَا أَتَى السَّاحِرَ مَرَّ بالرَّاهِب وَقَعَدَ إِلَيْه، فَإِذَا أَتَى السَّاحِرَ ضَرَبَهُ، فَشَكَا ذَلِكَ إِلَى الرَّاهِبِ فقال: إِذَا خَشِيتَ السَّاحِر فَقُلْ: حبَسَنِي أَهْلي، وَإِذَا خَشِيتَ أَهْلَكَ فَقُلْ: حَبَسَنِي السَّاحرُ. فَبيْنَمَا هُو عَلَى ذَلِكَ إذْ أتَى عَلَى دابَّةٍ عظِيمَة قدْ حَبَسَت النَّاس فقال: اليوْمَ أعْلَمُ السَّاحِرُ أفْضَل أم الرَّاهبُ أفْضلَ، فأخَذَ حجَرًا فقالَ: اللهُمَّ إنْ كان أمْرُ الرَّاهب أحَبَّ إلَيْكَ مِنْ أَمْرِ السَّاحِرِ فاقتُلْ هَذِهِ الدَّابَّة حتَّى يمْضِيَ النَّاسُ، فرَماها فقتَلَها ومَضى النَّاسُ، فأتَى الرَّاهب فأخبَرهُ، فقال لهُ الرَّاهبُ: أي بُنيَّ، أَنْتَ اليوْمَ أفْضلُ منِّي، قدْ بلَغَ مِنْ أمْركَ مَا أَرَى، وإِنَّكَ ستُبْتَلَى، فإنِ ابْتُليتَ فَلاَ تدُلَّ عليَّ، وكانَ الغُلامُ يبْرئُ الأكْمةَ والأبرصَ، ويدَاوي النَّاس مِنْ سائِرِ الأدوَاءِ. فَسَمعَ جلِيسٌ للملِكِ كانَ قدْ عمِي، فأتَاهُ بهداياَ كثيرَةٍ فقال: ما ها هنا لك أجْمَعُ إنْ أنْتَ شفَيْتني، فقال إنِّي لا أشفِي أحَدًا، إِنَّمَا يشْفِي الله تعَالى، فإنْ آمنْتَ بِاللَّهِ تعَالَى دعوْتُ الله فشَفاكَ، فآمَنَ باللَّه تعَالى فشفَاهُ اللَّهُ تَعَالَى، فأتَى المَلِكَ فجَلَس إليْهِ كما كانَ يجْلِسُ فقالَ لَهُ المَلكُ: منْ ردَّ علَيْك بصَرك؟ قال: ربِّي، قَالَ: ولكَ ربٌّ غيْرِي؟! قَالَ: رَبِّي وربُّكَ الله، فأَخَذَهُ فلَمْ يزلْ يُعذِّبُهُ حتَّى دلَّ عَلَى الغُلاَمِ فجيءَ بِالغُلاَمِ، فقال لهُ المَلكُ: أي بُنَيَّ، قدْ بَلَغَ منْ سِحْرِك مَا تبْرئُ الأكمَهَ والأبرَصَ وتَفْعلُ وَتفْعَلُ فقالَ: إِنَّي لا أشْفي أَحَدًا، إنَّما يشْفي الله تَعَالَى، فأخَذَهُ فَلَمْ يزَلْ يعذِّبُهُ حتَّى دلَّ عَلَى الرَّاهبِ، فجِيء بالرَّاهِبِ فقيل لَهُ: ارجَعْ عنْ دِينكَ، فأبَى، فدَعا بالمنْشَار فوُضِع المنْشَارُ في مفْرقِ رأْسِهِ، فشقَّهُ حتَّى وقَعَ شقَّاهُ، ثُمَّ جِيء بجَلِيسِ المَلكِ فقِيلَ لَهُ: ارجِعْ عنْ دينِكَ فأبَى، فوُضِعَ المنْشَارُ في مفْرِقِ رَأسِهِ، فشقَّهُ به حتَّى وقَع شقَّاهُ، ثُمَّ جيء بالغُلامِ فقِيل لَهُ: ارجِعْ عنْ دينِكَ، فأبَى، فدَفعَهُ إِلَى نَفَرٍ منْ أصْحابِهِ فقال: اذهبُوا بِهِ إِلَى جبَلِ كَذَا وكذَا فاصعدُوا بِهِ الجبلَ، فإذَا بلغتُمْ ذروتهُ فإنْ رجعَ عنْ دينِهِ وإِلاَّ فاطرَحوهُ، فذهبُوا به فصعدُوا بهِ الجَبَل فقال: اللَّهُمَّ اكفنِيهمْ بمَا شئْت، فرجَف بِهمُ الجَبَلُ فسَقطُوا، وجَاءَ يمْشي إِلَى المَلِكِ، فقالَ لَهُ المَلكُ: ما فَعَلَ أَصحَابكَ؟ فقالَ: كفانيهِمُ الله تعالَى، فدفعَهُ إِلَى نَفَرَ منْ أصْحَابِهِ فقال: اذهبُوا بِهِ فاحملُوه في قُرقُور وَتَوسَّطُوا بِهِ البحْرَ، فإنْ رَجَعَ عنْ دينِهِ وإلاَّ فَاقْذفُوهُ، فذَهبُوا بِهِ فقال: اللَّهُمَّ اكفنِيهمْ بمَا شِئْت، فانكَفَأَتْ بِهِمُ السَّفينةُ فغرِقوا، وجَاءَ يمْشِي إِلَى المَلِك، فقالَ لَهُ الملِكُ: ما فَعَلَ أَصحَابكَ؟ فقال: كفانِيهمُ الله تعالَى، فقالَ للمَلِكِ إنَّك لسْتَ بقَاتِلِي حتَّى تفْعلَ ما آمُركَ بِهِ، قال: ما هُوَ؟ قال: تجْمَعُ النَّاس في صَعيدٍ واحدٍ، وتصلُبُني عَلَى جذْعٍ، ثُمَّ خُذ سهْمًا مِنْ كنَانتِي، ثُمَّ ضعِ السَّهْمِ في كَبدِ القَوْسِ ثُمَّ قُل: بسْمِ اللَّهِ ربِّ الغُلاَمِ، ثُمَّ ارمِنِي، فإنَّكَ إذَا فَعَلْتَ ذَلِكَ قَتَلْتنِي. فجَمَع النَّاس في صَعيدٍ واحِدٍ، وصلَبَهُ عَلَى جذْعٍ، ثُمَّ أَخَذَ سهْمًا منْ كنَانَتِهِ، ثُمَّ وضَعَ السَّهمَ في كبدِ القَوْسِ، ثُمَّ قَالَ: بِسْم اللَّهِ رَبِّ الغُلامِ، ثُمَّ رمَاهُ فَوقَعَ السَّهمُ في صُدْغِهِ، فَوضَعَ يدَهُ في صُدْغِهِ فمَاتَ، فقَالَ النَّاسُ: آمَنَّا بِرَبِّ الغُلاَمِ، فَأُتِيَ المَلكُ فَقِيلُ لَهُ: أَرَأَيْت ما كُنْت تحْذَر قَدْ وَاللَّه نَزَلَ بِك حَذرُكَ، قدْ آمنَ النَّاسُ، فأَمَرَ بِالأخدُودِ بأفْوَاهِ السِّكك فخُدَّتَ، وَأضْرِمَ فِيها النيرانُ، وقالَ: مَنْ لَمْ يرْجَعْ عنْ دينِهِ فأقْحمُوهُ فِيهَا أوْ قيلَ لَهُ: اقْتَحمْ، ففعَلُوا حتَّى جَاءتِ امرَأَةٌ ومعَهَا صَبِيٌّ لهَا، فَتقَاعَسَت أنْ تَقعَ فِيهَا، فقال لَهَا الغُلاَمُ: يا أمَّاهْ، اصبرِي فَإِنَّكَ عَلَى الحَقِّ

“Para jush, ishte një mbret dhe ai kishte një magjistar. Kur magjistari u moshua, i tha mbretit: “Unë jam shtyrë në moshë, më gjej një djalë që t’i mësoj atij magjinë.” Dhe mbreti i çoi atij një djalë për t’i mësuar magjinë. Djali, kur shkonte te magjistari, ulej te një murg që ishte në rrugë dhe dëgjonte fjalët e tij dhe filloi t’i pëlqente ato. Kështu, kur shkonte te magjistari, ai kalonte nga murgu dhe ulej me të, por kur shkonte te magjistari, ky e rrihte. Ai iu ankua për këtë murgut. Murgu i tha: “Sa herë që të kesh frikë nga magjistari thuaji atij “isha i zënë me njerëzit e mi”. Kur të kesh frikë nga njerëzit e tu, thuaju atyre “isha i zënë me magjistarin”. Në këtë mënyrë djali kaloi kështu (për një kohë).

Një krijesë e madhe doli (në rrugë kryesore) dhe njerëzit nuk mund të kalonin. Djali thotë: “Sot do ta marr vesh nëse magjistari është më i mirë apo murgu.” Mori një gur dhe tha: “O Allah! Nëse veprat dhe sjelljet e murgut Ti i do më tepër se ato të magjistarit, vrite këtë krijesë, që njerëzit të kalojnë!” Pastaj e qëlloi me gur e ajo u vra dhe njerëzit kaluan. Djali shkoi te murgu dhe i tregoi atij për këtë. Murgu i tha: “Biri im! Sot ti je më mirë se unë, ti ke arritur atë që unë shoh! E ti do të vihesh në sprovë. Dhe nëse vihesh në sprovë, mos u trego për mua.” Djali vazhdoi të shëronte njerëz që vuanin nga verbëria (e lindur), lebra, sëmundje të lëkurës dhe sëmundje të tjera. Një oborrtar i verbër i mbretit dëgjoi për djalin, erdhi dhe i solli disa dhurata dhe tha: “Gjithë këto dhurata janë për ty, me kusht që ti të më shërosh.” Djali i tha: “Unë nuk kuroj kënd, është vetëm Allahu që shëron. Pra, nëse i beson Allahut dhe e lut Allahun, Ai do të të shërojë ty.” Ai e besoi Allahun dhe Allahu e shëroi. Më vonë oborrtari shkoi te mbreti dhe u ul në vendin ku ulej gjithnjë. Mbreti e pyeti: “Kush ta ka kthyer shikimin?” Oborrtari u përgjigj: “Zoti im (Allahu).” Mbreti i tha: ”A ka zot tjetër përveç meje?” Oborrtari u përgjigj: “Zoti im dhe Zoti yt është Allahu!” Mbreti e kapi dhe vazhdoi ta torturonte atë derisa i tregoi për djalin. Më pas sollën djalin. Mbreti i tha: “O djalë! A ka arritur dija jote dhe e magjisë në atë shkallë që ti shëron të lindurit e verbër, lebrosët, ata me sëmundje të lëkurës dhe bën kështu e ashtu?” Djali u përgjigj: “Unë nuk shëroj askënd. Është vetëm Allahu, Ai i cili vërtet shëron.” Pastaj mbreti e kapi atë dhe vazhdoi ta torturonte derisa ai tregoi për murgun. Kështu u soll murgu dhe (mbreti) i tha atij: “Hiq dorë nga feja jote!” Murgu nuk pranoi të mohonte fenë e tij. Pas kësaj, mbreti urdhëroi t’i sillnin një sharrë dhe ajo iu vu në mes të kokës dhe u sharrua derisa ra i prerë në dy pjesë. Pastaj u soll oborrtari dhe i tha atij: “Hiq dorë nga feja jote!” Oborrtari nuk pranoi të mohonte fenë e tij. Kështu atij iu vu sharra në mes të kokës dhe u sharrua derisa ra i ndarë në dy pjesë. Pastaj u soll djali dhe iu tha: “Hiq dorë nga feja jote!” Djali nuk pranoi ta mohonte fenë e tij. Kështu mbreti urdhëroi disa oborrtarë të tij ta çonin djalin në filan mal duke u thënë: “Ngjituni me gjithë të derisa të arrini në majë, pastaj shihni nëse ai e mohon fenë e tij (me të mirë), përndryshe hidheni atë poshtë që nga maja e malit.” Ata e morën, iu ngjitën malit e djali tha: “O Allah! Më shpëto mua prej tyre dhe çdo gjë që Ti të duash!”

Mali u shkund dhe ata të gjithë ranë përdhe, ndërsa djali erdhi duke ecur te mbreti. Mbreti e pyeti se çfarë u bë me shoqëruesit e tij. Djali tha: “Allahu më ka shpëtuar prej tyre.” Pas kësaj mbreti urdhëroi disa nga oborrtarët e tij ta merrnin djalin në një barkë e ta çonin në mes të detit duke u thënë: “Pastaj shihni nëse ai e mohon fenë e tij (me të mirë), përndryshe hidheni në det.” Kështu ata e morën atë, ndërsa ai tha: “O Allah! Më shpëto mua prej tyre me çdo gjë që Ti të duash!” Kështu barka u përmbys dhe (të gjithë oborrtarët shoqëruesit) u fundosën. Pastaj djali erdhi te mbreti. Mbreti i tha: “Çfarë bënë shoqëruesit e tu?” Djali i tha: “Allahu më ka shpëtuar mua prej tyre.” Pastaj ai shtoi duke i thënë mbretit: “Ti nuk mund të ma marrësh jetën mua derisa të bësh çfarë të të urdhëroj unë.” Mbreti i tha “Çfarë (urdhri)?” Djali i tha: “Mblidhe të gjithë popullin në një rrafshnaltë dhe më lidh mua pas një trupi (peme), pastaj merr një shigjetë nga çanta ime, vendose në hark dhe thuaj: “Me Emrin e Allahut, Zotit të djalit!” Dhe më qëllo. Nëse e bën këtë, do të më vrasësh…”

Mbreti e mblodhi popullin në një rrafshnaltë dhe e lidhi djalin pas peme, mori një shigjetë nga çanta e tij, e vendosi në hark dhe tha: “Me Emrin e Allahut, Zotit të djalit”, duke e lëshuar shigjetën. Shigjeta e qëlloi djalin mu në ballë. Djali vuri dorën në ballë, aty ku e goditi shigjeta dhe vdiq. Njerëzit thirrën: “Ne kemi besuar Zotin e djalit! Ne kemi besuar Zotin e djalit! Ne kemi besuar Zotin e djalit!” Vjen mbreti dhe i thanë (njerëzit e tij): “Kjo është ajo prej së cilës kishe frikë, për Allahun! Ajo gjë që ti frikësoheshe, të ka rënë përsëri. Njerëzit kanë besuar (Allahun).” Kështu, ai urdhëroi hapjen e hendeqeve në krye të rrugës dhe kjo u bë. Pastaj në ato hendeqe u ndez zjarr dhe mbreti urdhëroi që të hidhej brenda në hendeqe kushdo që nuk hiqte dorë nga feja e tij. Dhe kështu u bë. Kur vjen një grua me një foshnjë (në gji)… Ajo pothuajse u tërhoq nga hendeku, por foshnja foli: “O nënë! Ji e qetë, ti je në të vërtetën.” (Kështu ajo u hodh në hendekun me zjarr së bashku me fëmijën e saj për të qenë me martirët në kopshtet e begatë të xhenetit). (Sahih Muslim, hadithi nr. 7148)

Mësime dhe porosi

Ajetet dhe hadithi tregon ngjarjen e këtyre njerëzve që u sprovuan në fenë e tyre. Këta njerëz u dogjën në hendekun me zjarr, duke mos u kursyer gratë dhe fëmijët. Ishte një masakër e llojit më makabër. Këta u masakruan për arsyen se besuan Allahun, një dhe të vetëm. U sprovua edhe ajo grua me foshnjën në gji, në buzë të greminës. Iu dhimbs foshnja dhe u hamend. Allahu i Lartësuar ia dha fuqinë e të folurit foshnjës dhe e mbështeti duke i thënë: “O nënë! Duro se vërtet ti je në të vërtetën”, dhe më pas u hodh në hendekun e zjarrtë.

Vërtet kjo është një pamje trishtuese, shokuese, që Kurani na e tregon dhe na lajmëron, por mbart shumë mësime dhe urtësi. A është dikush që mendon?

Ajetet që flasin për këtë ngjarje tregojnë vetëm përfundimin e besimtarëve. Nuk na tregojnë edhe përfundimin e zullumqarëve që e bënë këtë krim. Këtu nuk tregohet për dënimin e mizorëve.

Vallë, a kështu përfundon çështja? Grupi i besimtarëve e la këtë botë me vuajtje, dhimbje e djegie, kurse grupi mizor, autorët e këtij krimi shpëtuan?!

Por ajetet flasin për një realitet të madh që ndodh në këtë gjithësi, se asgjë nuk ndodh pa diturinë e Allahut, por çdo gjë është nën sundimin e Tij. Për këtë vjen edhe komenti i qartë:

وَمَا نَقَمُواْ مِنْهُمْ إِلاَّ أَن يُؤْمِنُواْ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ ٱلَّذِى لَهُ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوٰتِ وَٱلأرْضِ

“Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd, të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.” (Buruxh, 8-9)

I gjithë pushteti është i Allahut dhe Ai është Dëshmitar i çdo gjëje. Asgjë nuk ndodh pa dijen e Allahut.

Por me të drejtë mund të pyesë dikush: Si është e mundur që dikush ta bëjë këtë krim dhe t’i ikë dënimit?

Përgjigjja është se ata nuk kanë ikur nga përgjegjësia dhe dënimi. Mos harroni se vend dënimi nuk është vetëm toka, jeta nuk është vetëm në dynja. Përfundimi i vërtetë ende nuk ka ardhur, dënimi i vërtetë ende nuk është realizuar. Ajo që ka ndodhur është vetëm një pjesë e ngjarjes, kurse ajo tjetra dhe përfundimtarja është atje:

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُواْ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُواْ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ

“Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i xhehenemit dhe dënimi me djegie.” (Buruxh, 10)

Ata që i dogjën besimtarët do të digjen edhe ata, por kur dhe ku?!

Në xhehenem, ata që i dogjën besimdrejtët do të digjen në xhehenem. Ka dallim të madh mes kësaj djegieje dhe asaj. Zjarrin e dynjasë e përdorin apo e ndezin njerëzit (krijesat), kurse zjarrin e ahiretit e ndez Krijuesi.

وَلاَ تَحْسَبَنَّ ٱللَّهَ غَـٰفِلاً عَمَّا يَعْمَلُ ٱلظَّـٰلِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ ٱلابْصَـٰرُ .مُهْطِعِينَ مُقْنِعِى رُءوسِهِمْ لاَ يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ وَأَفْئِدَتُهُمْ هَوَاء

“Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në ditën kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin), dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t’i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).” (Ibrahim, 42-43)

E rëndësishme për besimtarin është bindja e thellë se ndëshkimi përfundimtar është në botën tjetër dhe të mos shqetësohen pse nuk po dënohen shumë kriminelë në këtë botë.

Jeta, me të ëmblat dhe të hidhurat, nuk është qëllimi final, nuk është vlera kryesore. Fitorja nuk është vetëm në mundje, që duket dhe vërehet. Kjo është vetëm njëra formë.

Por qëllimi final, vlera kryesore, fitorja më e madhe është kur ngadhënjen besimi mbi dhimbjen, fiton imani mbi sprovën. Në këtë ngjarje fituan shpirtrat e besimtarëve mbi frikën dhe vuajtjen.

Të gjithë njerëzit vdesin nga shkaqe të ndryshme. Por të gjithë njerëzit nuk mund ta realizojnë këtë fitore, këtë pozitë, të çlirohen me këtë liri. Pa dyshim që kjo ishte zgjidhja e Allahut për të shpërblyer këtë grup fisnik.

Sakrifikuan për fenë e Allahut edhe me trupat e tyre. Imani i tyre ishte i fortë, i paluhatshëm. Allahu ua lehtësoi gjendjet më të vështira me dritën e imanit edhe hendeku me zjarr u duk më i lehtë, dhimbjet i konsideruan rehati, vuajtjet dhe të qarat gëzim.

Djaloshi i vogël vuan, disa herë përjeton vrasjen edhe më pas e do vdekjen dhe shkon pas saj si të shkojë në ndonjë gëzim. Djaloshi thirrës në rrugën e Allahut të Lartësuar mbartte mbi vete qëllimin e besimit të drejtë dhe udhëzimit të njerëzve në fe, në adhurimin e Allahut një. Ky djalosh përdor të gjitha metodat për udhëzim dhe gjëja e fundit që i mbeti ishte të sakrifikonte edhe më të shtrenjtën, jetën, vetëm e vetëm që të jetë faktor udhëzimi.

Historia e shënoi këtë rast sakrifice duke e tregtuar edhe vetveten për hir të fjalës LA ILAHE IL ALL-LLAH.

Të nderuar besimtarë dhe besimtare!

Mësoni më tepër për artin e sakrificës.

Deri në ngjarjen tjetër kuranore, përjetojeni faljen dhe mbrojtjen e Allahut.

“I Lartësuar qofsh, O Zoti im! Ty të takon falënderimi, dëshmoj se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem.”

“O Zot, më fal dhe ma prano pendimin, se Ti je pranues i pendimit dhe falës.”

Ulvi Fejzullahut” (Djali dhe mbreti)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
Njerëzit e Hendekut” (Djali dhe mbreti)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Video-Djali im Ubejdullahu dhe djali i vëllaut tim Jusufi
» Amerikani dhe djali
» Djali dhe Babai
» Plaku dhe Djali
» Plaku dhe djali i tij i burgosur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tregime islame-
Kërce tek: