PAGESA
Një natë të ftohtë dimri,tek po kthehesha për në shtëpi,pashë një burrë që dukej si i dehur.Lëkundej sa majtas-djathtas,më pas u mbështet në një shtyllë që kishte pranë.
Bëra sikur po shikoja në vitrinë dhe e shihja me bisht të syrit.Duhej të ishte pak mbi të tridhjetat.Iu afrova edhe më tepër.Ishte veshur shumë pastër.Dikush që kalonte aty pranë fliste me zë të lartë për të kqijat e pirjes së alkoolit,të tjerë talleshin e qeshnin me të.
Iu afrova ngadalë dhe e pyeta: “Mirë jeni? Keni ndonjë nevojë?
Nga buzët doli një fjalë e vetme që i ngjasonte rënkimit: Jam i sëmurë!
I vura dorën në mes për të mos rënë dhe zura të prisja një taksi.Në rrugët,të cilat dalëngadalë filluan të vishen me akull, nisi s0δrish të binte bora që kishte pushuar në orët e muzgut dhe nuk kishte mbetur shenjë tjetër jete,vec qenve të rrugës që grindeshin me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që më kishin mbaruar shpresat për të gjetur makinë,një taksi më qëndroi para këmbëve.Duke i shpjeguar situatën shoferit, i thashë që na duhej të shpejtonim. Të sëmurin e shtrimë në makinë, e cuam në spital dhe i ndenjëm te koka derisa i mbaroi serumi.
Doktori na tha se të sëmurin e kishim shpëtuar së paku nga ngrica,ndërsa i riu, ngaqë nuk fliste dot, mjaftohej me një buzëqeshje duke na parë.Pranë meje ishte edhe shoferi.Pas pak, i sëmuri erdhi në vete.E hipëm përsëri në makinë dhe e cuam në shtëpi.
Gruaja e të sëmurit, e cila e dinte që atë e zinin shpesh krizat e diabetit, e kishte zënë një panik i madh, kishte marrë me vete të birin dhe kishin dalë përjahsta.Me të na parë, vrapuan drejt nesh dhe na përqafuan me një gëzim të madh.
Nuk na kishte asnjë shenjë nga lodhja që zgjati me orë të tëra dhe u mallëngjyem tek shihnim atë familje që s`dine si të na falenderonte nga lumturia.
Pasi na përcollën duke na shtërnguar duart, pyeta shoferin sa i detyrohesha.
Ti s`më detyrohesh aspak, përkundrazi, unë të detyrohem ty or mik!-tha duke tundur kokën, sepse më bëre pjesmarës në një mirësi të këtillë.Porse unë të detyrohem ty ngaqë bëre këtë njeri të kujtoë të qarit, këtë ndjenjë që e kam harruar.
Duke u ndarë nga ky njeri i drejtë dhe i ndershëm, nuk e ndjeva të ftohtit e natës dhe doja të kthehesha në shtëpi duke ecur.
Kushedi, ndoshta, në rrugë e sipër mund të gjeja një njeri tjetër që priste ndihmën time.