Kjo Hudbe u Mbajt më: Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi
06/11/2009-E Xhuma Mualim dhe Zv.Imam në F.sh
Xhamija e Re F.sh Kamjan
Kamjan
QABEJA SHTËPIA (XHAMIA) E PARË E NDËRTUAR PËR NJERËZ
Xhemat i nderuar së pari ti falemenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestarë të fesë Islame, poashtu ti falemenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësojë që të mbërijmë edhe këtë ditën e sodit që të falim edhe kët namazin e Xhumas së bashku.
Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë Pejngamberit tonë, njeriut më të dashur te Allahut xh.sh., komentatorit më të mirë të Kur`anit famëlartë,familjes së tij të pastër shokve të tij të sinqertë si dhe të gjith atyreve që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
Në javën e parë cekëm se gjindemi në muajt ku Muslimani i cili ka pasuri obligohet qe te kryejë edhe shartin [kushtin] e pestë të fesë Islame, d.m.th. kryerjen e Haxhit. Pra poqese njeriu ka pasuri dhe shëndet të mirë sipas kushteve që lip feja Islame, e ka për borxh që njëher gjatë jetës së tijë ti vizitoj vendet e shenjta ose thën ndryshe te kryej Haxhin.
Në dersin e sodit do të mundohemi që të flasim pak rreth historikut dhe vlerës së Qabes. Mekka është zemra e universit Islam, ngase në qendrën e sajë është e ndërtuar Qabeja, e cila është edhe faltorja e parë e ndërtuar në sipërfaqen e tokës.Ku vërtetohet edhe nga ajetet Kur`anore ku Allahu xh.sh thotë”
إِ
نَّ أَوَّلَ بَيْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِي بِبَكَّةَ مُبَارَكًا وَهُدًى لِّلْعَالَمِينَ {96} Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekke), e dobishme, udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.(Ali Imran 96)
Qabeja në tokë gjendet nën Qaben (Bejtul Ma`mur) që gjendet në qiell, pra ajo qëndron i cili i bashkon Qiellin dhe Tokën. Sipas një transmetimi Allahu xh.sh. Bejtul Ma`murin e ka ndërtuar nën Arsh dhe i ka urdhëruar melaqet që të bëjnë tavaf rreth sajë. Allahu xh.sh.poashtu i urdhëron edhe melaqet e tokës që edhe ata ta ndërtojnë një faltore të ngjajshme me faltoren e Qiellit dhe të bënin tavaf rreth sajë sikurse melaqet e qiellit rreth Bejtul Ma`murit. Melaqet e ndërtojnë Qaben mijëra vjet përpara se të krijohet Ademi a.s.
Kur Allahu xh.sh. krijoi Ademin a.s. ai jetoi nje kohë në Xhennet, por për shkak të gabimit që bëri Allahu xh.sh. ate e zbriti në tokë, dhe në tokë pa Qaben e ndërtuar nga melekët, të cilët e urdhëruan ate që të bëjë tavaf rreth sajë.
Ademi a.s. i ka dëgjuar melaqet dhe ka bërë tavaf, këte e kanë bërë edhe pasardhësit e tij deri në kohën e Nuhit a.s.
Në kohën e Nuhit a.s. kur është përmbitur toka, Qabeja është ngritur në qiell, ajo është ruajtur nga përmbitja, më pasë është ndërtuar nga Ibrahimi a.s. e me ardhjen e Muhammedit a.s.është pastruar nga të gjithë idhujt. Kur`ani këte e vërteton kështu”
وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ {127} رَبَّنَا وَاجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَا أُمَّةً مُّسْلِمَةً لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَا إِنَّكَ أَنتَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ {128} رَبَّنَا وَابْعَثْ فِيهِمْ رَسُولاً مِّنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ إِنَّكَ أَنتَ العَزِيزُ الحَكِيمُ {129} Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di”!
Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtet Ti je që falë shumë, je mëshirues”!
Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t'u lexojë atyre ajetet Tua, t'u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S'ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.(Suretul Bekare 127-129).
Në një rast Muhammedi a.s u tha ashabëve: A e dini se cështë bejtul Ma`muri, ashabët thanë”: Këte më së miri e dinë i dërguari i Allahur xh.sh.Muhammedi a.s. tha”Ajo është shtëpia në qiellin e shtatë(nën arsh), e cila gjendet saktësisht përmbi Qabe,cdo ditë në të hyjnë 70 mijë melaqe dhe nuk kthehen më.
Qabeja është epiqendra shpirtërore,fetare morale, hapsinore,e fesë islame dhe ardheu shpirtëror i cdo muslimani.
Të gjitha Xhamit kudo që ndodhen në sipërfaqen e tokës,janë të kthyera me mihrabet e tyre kah Qabja e bekuar,dhe të gjith njerzit pa marë parasysh se cilën gjuh ata flasin,cfar kultura kanë,kthehen në të njëjtin drjtim dhe me të vetmin qëllim që të madhërojn dhe të lavdërojnë të gjithmëshirshmin,krijuesin dhe sunduesin e gjithckafit.
Xhemat i nderuar eshtë mirë kur një i ri besimtarë din dicka mbi ndertimin e kullës së Ajferit,apo mbi shpikësit e telefonave celular,mbi udhëheqësit e shteteve, mbi rëndësinë e vlerave historike të një populli,nbi kulturat dhe traditat e tyre, por me të vërtet është turp kur një i ri besimtar nuk dinë mbi historikun dhe vlerën e Qabes.
Pra edhe jo rastësisht sot u munduam të tregojmë dicka mbi vlerën dhe historinë e shtëpisë së parë në sipërfaqen e tokës.
Poashtu Allahu xh.sh. kët vend e ka bekuar dhe e ka siguruar nga individ të apo njerëz cilët janë munduar që të bëjnë shkatërimin (rrënimin) e Qabes ku për kët na tregon edhe një sure në Kur`anin famëlartë,për këte do të mundohemi të flasim në javët në vijim.
Me shpresë që të vazhdojmë në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh. për nderë të këtyre muajve te Haxhit si dhe per nder te duajave te haxhinjve të cilët do ti bëjnë në vendet e shenjta, neve tna i fal gjunahet tna udhëzojë në rrugë të drejtë, si dhe mos t`na largojë nga mëshira dhe rahmeti i Tij.
Duaja më e mirë është ajo dua që Ibrahimi a.s. ia bëri Allahut xh.sh. ku Kur`ani na e tregon, dhe ne i lutemi Allahut xh.sh. që për nder të kësaj diteje si dhe për nder të këtij namazi,e për hirë të këtyre muajve tna i pranon lutjet tona, duke iu drejtua edhe ne me jutjen që ia bëri Ibrahimi a.s.
وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَـَذَا بَلَدًا آمِنًا وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ مَنْ آمَنَ مِنْهُم بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُ قَلِيلاً ثُمَّ أَضْطَرُّهُ إِلَى عَذَابِ النَّار وَبِئْسَ الْمَصِيرُ ِ
Dhe kur Ibrahimi tha: “Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave”! Ai (All-llahu) tha: “(E furnizoj) Edhe atij që nuk besoi do t'ia mundësoj shfrytëzimin e frutave për një kohë të shkurtër, e pastaj do ta shtyejë në dënimin e zjarrit, e sa përfundim i shëmtuar është ai”.(Suretul Bekare126)
O Zot na mundëso të gjithve që zemrat tona të jenë të kthyera kah ato vende të cilat Ti i ke bekuar, vende në të cilët është shpallur libri Yt i fundit e e që do të jetë udhërrëfyes, vende në të cilet ka zbritur Xhebraili a.s,melek ki i cili nuk zbret në cdo vendë dhe për cdo cështje, vende në të cilët kanë jetuar edhe Pejngamber të tjerë, si Ibrahimi as. Ismaili a.s. e që janë lutur që ti bekosh këta vende dhe duajat e tyre janë pranuar. Na mundëso që të shohim Qaben, shtepi të cilën Ti e ke mbrojtur nga dora e armikut, të cilët janë munduar që ta shkatrojnë ate. Na i prano te gjita lutjet tona sepse vetem Ti je ai qe i pranon ato.
AMIN.