Që jeta e dikujt të ketë kuptim, ai duhet të ketë qëllime në realizimin e të cilave duhet punuar.
Në qoftë se dikush do të jetonte pa asnjë qëllim apo detyrë të caktuar, atëherë jeta e tij do të ishte e pavlefshme dhe e zbrazët. Kjo vlen për të gjithë njerëzit, musliman apo jomusliman. megjithatë, për muslimanët kjo çështje ka domethënie shumë të rëndësishme, ngaqë ai duhet ta arrijë kënaqësinë dhe garancën e All-llahut të Madhëruar për hyrje në Xhennet në Botën tjetër.
Në bazë të kësaj, muslimanët e vërtetë duhet patur për qëllim që gjithë jetën e tij dhe sjelljet individuale të cilat i kryejnë gjatë jetës në këtë Botë. Askush nuk mund ta mohoj faktin se All-llahu krijoi dhe përshtati krijesat që të mund ti kryejnë detyrimet për të cilat janë të krijuar. Kjo qartë shihet nga ajeti
kur’anor:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.” Edh Dharijat: 56-57
Ndërkaq, All-llahu njeriut i ofron raste të ndryshme që t’i rikthehet dhe ta gjejë rrugën e Drejtë. Muslimanëve ua dhuroi muajin e Ramazanit si një rast i volitshëm që ti shtojë veprat e mira e t’i pakësojë të këqijat, ashtu që të mund të fitojnë Xhennetin në Botën tjetër.
Ramazani është muaji në cilin veprat e mira, nga Mëshira e All-llahut, shumëfishohen. Mu për ate ky është një rast i volitshëm që t’u ikim epsheve të kësaj dynjaje dhe kurtheve të shejtanit.
Vëri vetes për qëllim që gjatë këtij muaji ta japish mundin maksimal. Le të jetë qëllimi yt që ta shpëtosh veten nga zjarri i Xhehennemit e ta arrish kënaqësinë e All-llahut gjatë këtij muaji të bekuar.
Për arritjen e këtij qëllimi të ëmbël, doemos t’u rikthehesh disa aspekteve me rëndësi: Ato aspekte janë:
Agjërimi
Le të jetë qëllimi yt që gjatë këtij Ramazani të përmbahesh nga të gjitha ndalesat. Domethënë, mos mashtro, mos përbuz, mos vjedh pasurinë e huaj, mos shiko gjëra të ndaluara etj.
Është e mirënjohur që agjërimi ka tre shkallë:
1. Përmbajtja nga ushqimi, pijet dhe marrëdhëniet seksuale.
2. Ruajtja e veshëve, syve, gjuhës, duarve dhe gjithë trupit nga mëkatet.
3. Evitimi i mendimeve të ulëta dhe plotëso zemrën tënde me kujtimin e Allllahut të madhëruar.
Pra, çfarë të pengon që të jesh afër All-llahut dhe të bëhesh nga njerëzit e rrallë të cilët plotësojnë shkallën e tretë?!
Kryerja e nafileve të natës
Le të jetë qëllimi yt që gjatë këtij Ramazani të kryesh së pakti 8 rekatë pas çdo namazi të jacisë.
Muhammedi a.s. ka thënë:
“U preferohet kryerja e nafiles së natës (kijamu-lejl), ngaqë ajo ishte praktikë edhe e paraardhësve tuaj. Kijamu-lejli u afron te Krijuesi, i fshinë mëkatet, largon sëmundjet nga trupi i juaj dhe pengon nga mëkatet. (Buhariu dhe Muslimi)
Leximi i Kur’anit
Tento që gjatë këtij muaji së pakti një herë ta lexosh tërë Kur’anin. Çdo ditë nga një nga tridhjetë xhuzet e Kur’anit. Në qoftë se nuk e lexon bash mirë Kur’anin, mos u dëshpëro ngase edhe atëherë do ta meritosh kënaqësinë e All-llahut. E me qëllim të përmirësimit të leximit, dëgjoje dikë që lexon mirë apo përmes incizimeve (cd, audio, video) apo përmes radio stacioneve. Kalimi i kohës në dëgjim të Kur’anit
është gjithashtu vepër e pëlqyeshme dhe shpërblehet nga All-llahu i Madhëruar.
Mirëmbajtja e marrëdhënieve familjare
Gjatë muajit të Ramazanit doemos duhet qenë të kujdesshëm në mirëmbajtjen e marrëdhënieve familjare dhe vizitën e familjes, në veçanti ata të cilët nga rrethanat e jetës janë të ndarë nga ty.
Harxho pakëz të holla me qëllim që të bashkohesh me to. Për këtë, të themi na duhet njëqind denarë. Paramendoje, kjo shumë e vogël materiale mund të të bashkoj me familjen dhe të afërmit në botën tjetër.
Duke vepruar ashtu, mundohu ta mbash mend hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre r.a., në cilin një njeri e pyeti të Dërguarin e All-llahut, s.a.v.s.:
“I Dërguar i All-llahut, unë kam të afërt me të cilët mundohem të mbajë marrëdhënie familjare, mirëpo ata e shkëputin lidhjen. Unë ndaj tyre sillem mirë, ndërsa ata ndaj meje në mënyrë të lig. Unë ndaj tyre jam i butë, ndërsa ata ndaj meje të ashpër. Kësaj (i Dërguari) i tha: “Nëse është siç thua, në të vërtetë, në fytyrat e tyre ke hedh hi të nxehur. Me ty do të jetë jeleku i cili do të të ndihmojë të jesh dominant ndaj tyre, përderisa të jesh në përputhje me rrugën e drejtë.”
(Muslim)
Dhënia e lëmoshës (sadakasë)
Për çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit jep lëmoshë në emër të All-llahut. Shpërblimi për çdo bamirësi dhe sadaka do të shumëfishohet. Kjo është një dhunti e këtij muaji të kënaqësisë.
Transmetohet nga Pejgamberit a.s. se ka thënë: “Jep lëmoshë, ngase ajo është garantë shpëtimi nga zjarri i Xhehennemit.” (Taberaniu).
Megjithatë, në qoftë se nuk je në gjendje të japësh lëmoshë për çdo ditë, atëherë mblidh për çdo ditë nga pak dhe jep çdo dhjetë ditë.
Përmendja e All-llahut (Dhikri) dhe përkujtimi i All-llahut
Mundohu që gjuha jote gjithmonë ta përkujtojë All-llahun. Kujtimi i All-llahut është një nga ibadetet më të mira me të cilat jemi të obliguar ndaj All-llahut. Kjo, në të vërtetë është gjëja me lehtë.
Bërja e duasë (lutja)
Muslimani i vërtetë mundohet ta shfrytëzojë çdo situatë të “armës së besimtarit”, e ajo është duaja (lutja All-llahun). Gjatë Ramazanit, bë sa më tepër lutje, do të jesh më afër All-llahut dhe ka shumë mundësi që lutja jote të pranohet. Ndaj mos harro të bësh sa më tepër dua duke mos harruar që Ai i përgjigjet lutjes së lutësit të sinqertë.
All-llahu i Madhëruar në Kur’anin famëlartë thotë:
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” Kur’an, El Bekare: 186
Përfundimisht, le të jetë qëllimi yt në Ramazan që të shkarkosh kokën tënde nga gjëra të cilat mund të të dërgojnë në Xhehennem. E këtë do ta arrish me kryerjen e gjëra të lartpërmendura të cilat janë të lehta