Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Temat e Ramazanit] TI DHE FAMILJA JOTE GJATË RAMAZANIT Tue 23 Jun 2015 - 18:47 | |
| [Only admins are allowed to see this image] Familja jote, shoqëria e afërt, të cilët të konsiderojnë mbretëreshë është përgjegjësi për ty në çdo kohë dhe në çdo rast. Detyrimet e tua ndaj familjes shtohen në muajin që e arrijmë vetëm një herë në vit e nuk garantohemi se do ta arrijmë vitin e ardhshëm “Muaji i Ramazanit”. Pra, familja nga ti do të ketë nevojë për udhëzimin drejt më të vlefshmes, përkrahjen në kryerjen e adhurimeve të vërteta, dhe t’i ofrosh asaj ndihmë pa u dëshpëruar dhe pa humbur shpresën për shkak se është larguar nga edukata të ndryshme të familjes gjatë Ramazanit, që për fat të keq janë shoqëruar me këtë muaj në veçanti.
Ti ke një rol që nuk shpërfillet, ti mund të jesh shëmbëlltyrë t’i mënjanosh nga ato gabime pa e vërejtur vetë. Kujdesu të largosh veten dhe familjen tënde të mos bien në këto gabime, dhe përkujto se je duke formuar një gjeneratë të së ardhmes, të cilët me rolin e tyre do të jenë përgjegjës për gjenerata që do të vijnë pas. Nëse mbjell tek ata edukatën e duhur po ashtu do t’i trashëgojnë fëmijët e tyre dhe e kundërta po ashtu, kjo është një barrë e madhe për ty ta kuptosh madhështinë e kësaj gjëje. Në vazhdim do të paraqesim disa sjellje të këqija dhe gabime në të cilat bien disa familje muslimane gjatë Ramazanit.
Nijeti
Disa e harrojnë të bëjnë nijet për agjërimin, kështu që duhesh të përkujtosh pjesëtarët e familjes tënde, që të bëjnë nijet që në mbrëmje para kohës së sabahut, kjo na vërtetohet nga i Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Kush nuk bën nijet që në mbrëmje ai nuk ka agjërim”.
Fjetja gjatë ditës dhe ndeja e natës
Kështu sillen shumë njerëz gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, ku flenë ditën dhe zgjohen natën, Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat). Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.” Ata me këtë nuk e shijojnë ëmbëlsinë e agjërimit, ku ndoshta disave mund t’ju kalojë koha e drekës apo edhe e ikindisë. Për këtë obligim i yti si nënë është të rregullosh kohën në familjen tënde dhe të sakrifikosh në mos lejimin e ndejave të natës, të flenë natën e të zgjohen ditën, që secili të shkojë e të kryejë veprimtarinë e vet, burri në punë e fëmijët në shkollë.
Shikimi i serialeve dhe kuizeve
Dhe programe të tjera për të cilat garojnë kanalet për transmetimin e tyre, që për fat të keq këto kanale e presin Ramazanin dhe përgatiten për te më tepër sesa ne bëhemi gati, ku programi i saj përgatitet me kujdes për të joshur shikuesit më tepër, sesa ne përgatisim fëmijët tanë dhe i joshim në adhurim gjatë Ramazanit.
Në kuzhinë
Shumë gra shumicën e ditës e kalojnë në kuzhinë për të përgatitur ushqimin dhe mundet që mos ta përfundojnë përgatitjen pos në ezanin e akshamit e ndonjëherë edhe pas ezanit. Me këtë ajo e humb ditën, pra muajin në mesin e enëve dhe erëzave, larg nga përmendja e Allahut, adhurimi dhe leximi i Kuranit, ndoshta kërkon nga bija e saj të përgatisë lloje të tjera ushqimi, në vend që ta nxisë atë në adhurim. Për këtë duhesh ta mësosh familjen tënde të mjaftohen me një ose dy lloje ushqimi dhe kohën që e kalon në kuzhinë, e drejtë e jotja është ta adhurosh Allahun në atë kohë.
Teprimi në ngrënie dhe pirje
Gjë e cila rezulton në përtaci dhe apati, që e godet gjithë familjen, e i vonon ata nga përgatitjet e detyrimeve jetësore, i dështon atyre namazi i teravisë dhe adhurimeve të tjera për të cilat ata duhet të përgatiten për në Ramazan.
Lutja e iftarit
Shumica e familjeve kaplohet nga gjendja e zhurmës para iftarit, njëra vjen me pijet, tjetra i vërtit enët në zjarr, ky kërkon ujë, ndërsa harrojnë se erdhi koha për lutje në iftar, lutje e cila nuk refuzohet.
Falja e namazit të akshamit me xhemat
Shumica e burrave nuk e falin namazin e akshamit me xhemat, sepse i tërheq tryeza e iftarit me shumëllojshmërinë e saj me programe tërheqëse gjatë iftarit nga shkuarja në xhami, këtu duhesh së pari ta pakësosh tryezën në disa hurma e një gotë me ujë, e më pas përgatitjen e tryezës pas kthimit të burrit dhe fëmijëve nga namazi. Do të shohësh se kjo gjë është më e mirë po ashtu edhe nga aspekti shëndetësor.
Vizitat
Disa gra preferojnë të kalojnë netët e Ramazanit me vizitat e të afërmve. Nëse kjo ndodh si shkas për lidhjet farefisnore, atëherë s’ka gjë, por të mos e zgjasim vizitën e të tejkalojmë te përgojimi, bartja e fjalëve në atë ndejë etj.
Lënia e syfyrit
Disa familje e lënë syfyrin përkundër dobive, të cilat i ka cekur i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem: “Bëni syfyr, ngaqë në syfyr gjendet bereqeti”, për këtë duhet të kujdesesh për këtë ushqim dhe të kujdesesh në zgjimin e mbledhjen e familjes në tryezën e syfyrit.
Cikli mujor (hajzi) dhe lehonia (nifasi)
Disa gra dhe të reja bëhen pasive nga adhurimi gjatë hajzit dhe nifasit, e kjo gjë është gabim, se nëna duhet patjetër të kuptojë bijën e saj se hajzi ndalon nga agjërimi dhe namazi, mirëpo nuk e ndalon atë nga përmendja e Allahut, lutja, lëmosha, nga leximi i Kuranit, por duke mos e prekur mus’hafin.
“Ende jeni të vegjël”
Disa nëna i ndalojnë fëmijët e tyre nga agjërimi, duke u argumentuar se ata janë ende të vegjël dhe nuk kanë mundësi fizike për ta bërë një gjë të tillë, këtu duhet që nëna të mos e injoron këtë dhe mbikëqyrjen e saj në kryerjen e agjërimit, kur fëmija të arrijë vitin e obligueshmërisë e më pas përkujtimin për kryerjen e asaj që i ka mbetur nga ditët e agjërimit pasi të kalojë Ramazani.
Dhjetëshi i fundit në treg
Shumica e familjeve muslimane e humbasin dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit në treg, bëhen turma nëpër tregje në ditët ku afrohet dita e Bajramit për të blerë gjërat e nevojshme për Bajram, si rroba, ëmbëlsira, mjete për gostitje etj., nëna i merr fëmijët e saj në treg që të zgjedhin e të masin rrobat, po ashtu kërkon nga burri i saj ta shoqërojë atë, e me këtë e gjithë familja e humbet shansin për adhurim. Ky shans nuk përsëritet përveçse një herë në vit, dhe kur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, arrinte dhjetë ditët e fundit e shtrëngonte izarin, e gjallëronte natën, i zgjonte familjarët duke kërkuar natën e Kadrit, për këtë ai edhe bënte itikaf në këto net të fundit.
Vonimi i sadakatu fitrit
Prej gabimeve në të cilat bien disa familje është edhe vonimi i sadakatu fitrit deri në kalimin e kohës. Ki kujdes që t’ia përkujtosh burrit tënd ta japë atë para namazit të Bajramit.
Namazi i Bajramit
Disa gra e neglizhojnë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për namazin e Bajramit, pavarësisht se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, i ka nxitur gratë e burrat të jenë të pranishëm në këtë namaz edhe ato që janë me hajz si dhe ato që janë shumë të reja.
Nga arabishtja: Shpend ZENELI | |
|