Fjala Ramazan përbëhet prej pes harfeve (shkronjave) të Kur`anit famëlartë e ato janë
(R-M-D-A-N)
R-Nga rëja nënkuptojm rahmet (mëshirë)
M-Nga mimi nënkuptojm magfiret (falje)
D-Nga Dadi nënkuptojmë damman (garant për hyrje në xhennet)
A-Nga elifi nënkuptojmë emnun (Sigurim për shpëtim nga xhehenemi)
N-Nga nuni nënkuptojm Nur (Dritë për besimtarët dhe në varrë në ditën e mahsherit dhe urën e sirratit).
Nga e gjithë kjo del se agjëruesi i Ramazanit do të futet nën mëshirën e Allahut, Allahu xh.sh do ta fal atë për gabimet e bëra,do ti jep garant për futje në xhenent edhe atë në xhennetin apostafat për agjëruesit Er-Rejjan, do të ketë siguri për shpëtim nga xhehennemi, si dhe agjërimi do ti bëhet dritë në varrin e erët, në Ditën e Gjykimit si dhe tek ura e siratit.
Këtë e vërtetojn edhe hadithet në vijim.
"Ummetit tim i janë dhuruar pesë gjëra në Muajin e Ramazanit të cilat nuk i janë dhënë asnjë të dërguari para meje.
Njëra prej tyre është se Zoti i Madhëruar i shikon ata në natën e parë të Ramazanit, e atë që e shikon Ai nuk e dënon asnjëherë.*Mëshirë dhe siguri*
E dyta është ajo se era e keqe e gojës së tyre në mbrëmje është më e mirë se aroma e miskut.
E treta është se engjëjt kërkojnë falje për ta çdo ditë e çdo natë.
E katërta, se Zoti i Madhëruar e urdhëron parajsën kështu: "Përgatitu dhe zbukurohu për robërit e Mi sepse është afruar dita e pushimit të tyre në shtëpinë dhe zemërgjerësinë time nga lodhjet e kësaj bote". *Garant*
E pesta është se Zoti i Madhëruar i falë të gjithë natën e fundit. *Siguri* emnun
Njëri prej të pranishmëve e pyeti: "A është Nata e Kadrit"? Ai u përgjigj: "Jo, a nuk sheh se punëtorët kur i kryejnë punët i marrin shpërblimet (rrogat)." (Bejhekij).
"Kush agjëron Ramazanin me bindje dhe kënaqësi, i falen më-katet e bëra." (Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi). *magfiret* (Falje)
All-llahu i Lartësuar e mbivlerësoi muajin e Ramazanit
Allahu i Lartëmadhëruar nga çdo gjë mbivlerëson atë që don Ai. Andaj ti përmendim ca prej tyre të cilat i ka mbivlerësuar Allahu xh.sh:
All-llahu xh.sh nga gjitha krijesat i ka veçuar njerëzit, e nga njerëzit i ka veçuar Pejgamberët, e në mesin e Pejgamberëve ka vlerësuar ulul azmin. Siç ishin: Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi a.s.
Në mesin e Ulul Azmit ka zgjedhur dhe ka vlerësuar Muhammedin a.s.
Nga melekët ka vlerësuar katër: Xhibrilin,Mikailin,Munadin dhe Melekul -meut e nga këta e ka vlerësuar Xhibrilin a.s.
Nga librat e shpallur e ka vlerësuar Kur`anin Famëlartë, nga ummetet popujt e ka zgjehdur dhe vlerësuar Ummetine Muhammed mustafas a.s
Nga vendet dhe qytetet në sipërfaqe të tokës ka vlerësuar Mekke, Medinen dhe Kudusi Sherifin.
Nga shpellat ka vlerësuar shpellën Hiraaa.
Nga muajt ka vlerësuar muajn Ramazan.
Nga Ditët ditën e Xhuma
Nga netët natën e Kadrit.
Duke u nisur nga kjo pamë se ky muaj dallohet nga muajt tjerë....Por cilët janë ato veçuri, ndodhi që e dallojn këtë muaj nga tjerit muaj?
Vlerat, veçuritë që e dallojn Ramazanin nga Muajt tjerë si dhe ndodhit që kanë ndodhur në këtë muaj janë:
- Agjërimi (Saum), i cili është veçuri e muajt të Ramazanit dhe si i till është farz jo si muajt tjer ku është vullnetar.
- Zbritja e Kur`anit e cila është veçuri e muajt të Ramazanit të cilën e vërteton edhe Allahu xh.sh
- Urdhëri për Dije e cila erdhi në muajn e Ramazanit në shpellën hira ajetet e para *Ikre*
- Shpallet Pejgamber Muhammedi s.a.w.s dhe kjo është veçuri e këtij muaji.
- Nata e Kadrit e cila është më e mirë se 1000 muaj është veçuri e Ramazanit pasi gjendet në Ramazan.
- Fitorja e parë e besimtarve në Bedër *Lufta e Bedrit* e cila ndodhi në natën e 17 të Ramazanit.
- Çlirimi i Mekkes (Qabes) po ashtu ishte veçuri e këti muaji.
- Në këtë muaj u bë obligim sadekatul fitri.
- Në këtë muaj në vitin 53 të hixhretit muslimanët e cliruan rodesin.
- Në këtë muaj në vitin 91të hixhretit muslimanët arritën në andaluzi.
- Po në këtë muaj në vitin 92 pas hixhretit nën udhëheqjen e Tarik bin Zijadit Muslimanët e çliruarn spanjën.
- Në këtë muaj në vitin 361 të Hixhretit përfundoi ndërtimi i Univerzitetit të shquar islamik El Az/har
- Në këtë muaj në vitin 584 të Hixhretit Salahudin Ejjubi ngadhnjeu mbi kryqzatat.