islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
45 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 45 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty96%[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty0%[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty0%[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty0%[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty1%[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty2%[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
MesazhTitulli: [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit   [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyFri 10 Jul 2015 - 5:17

[Only admins are allowed to see this image]Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut Një dhe i pashoq, Zot i të parëve dhe të mbramëve, dhe dëshmoj se Muhamedi alejhis-selam është rob dhe i Dërguar i Tij, i Dërguar besnik, për të qofshin bekimet dhe përshëndetjet më të pastra nga Zoti i tij, për familjen e tij dhe shokët e tij, të cilët ishin kandila ndriçues, yje të udhëzimit, dhe për të gjithë ata që pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit….

Allahu i Madhërishëm e ka veçuar këtë ymet nga ymetet e tjera, me begati dhe veçori të shumta; së pari e ka veçuar me faktin se këtij ymeti i ka dërguar të Dërguarin më të mirë dhe më të zgjedhur, Muhamedin a.s., me të cilin ka vulosur pejgamberllëkun, dhe këtë ymet e ka bërë ymetin më të mirë të nxjerrë në sipërfaqen e tokës.
Thotë Allahu i Madhërishëm: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve”. (Ali-Imran, 110)
Prandaj përveç kësaj begatie dhe mirësie, Allahu i Madhërishëm këtë ymet e ka dalluar edhe me shumë të tjera. Prej asaj me se e ka dalluar këtë ymet, është se këtij ymeti ia ka bërë obligim agjërimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Agjërimi ka qenë obligim edhe tek ymetet e tjera, por jo Ramazani, dhe jo në këtë formë në të cilën e agjërojmë ne sot, Pejgamberi a.s., për Ramazanin ka thënë: “Fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij - falje, kurse fundi i tij është lirim nga zjarri i Xhehenemit”. Prandaj ky muaj në vete ngërthen mirësi të shumta dhe për këtë arsye Allahu e ka veçuar për ymetin e Muhamedit a.s.
Prej mirësive më të mëdha të këtij muaji, pa dyshim janë 10 netët e fundit të këtij muaji, të cilat Allahu i Madhërishëm i ka cekur në Kuran. Vlera dhe veçoria e këtyre dhjetë netëve bëhet edhe më madhështore për faktin se në këto dhjetë net gjendet një natë, të cilën Allahu i Madhërishëm po ashtu e ka veçuar nga të gjitha netët e vitit, natë kjo në të cilën ka filluar zbritja e Kuranit dhe e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Kjo natë është Nata e Kadrit. Prandaj, me lejen e Allahut, do të mundohemi të flasim në vijim rreth këtyre dhjetë netëve, se cilat janë punët dhe ibadetet që duhen bërë nga robi, në mënyrë që të arrijë faljen dhe kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm.

Nata e Kadrit

Allahu i Madhërishëm e ka zbritur Kuranin në një natë të bekuar, e cila është nata më e mirë e vitit, të cilën e ka dalluar dhe veçuar nga të gjitha netët e tjera të vitit, nata ibadeti i së cilës është më i vlefshëm sesa ibadeti në një mijë muaj, që janë të barabartë me afërsisht 83 vjet e katër muaj. Kjo është Nata e Kadrit, për të cilën Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në të (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (EL-Kadr, 1-5),
Dhe thotë Allahu i Madhërishëm: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” Kjo natë është quajtur Nata e Kadrit për shkak të vlerës dhe madhështisë që ka ajo tek Allahu i Madhërishëm, si dhe për shkak se në këtë natë bëhet përcaktimi i tërë asaj që do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, sikur edhe po thotë Allahu i Madhërishëm: “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”.
Gjithashtu shkak i emërtimit të kësaj nate me këtë emër është edhe fakti se ibadeti në këtë natë ka vlerë të veçantë, sikur ka thënë Pejgamberi a.s.: “Kush e gjallëron natën e Kadrit me namaz (ibadet) me besim duke shpresuar shpërblimin e Allahut të Madhërishëm, do t’i falen mëkatet e tij të kaluara” (muttefikun alejhi), e një shpërblim i tillë nuk arrihet në asnjë natë tjetër përveç në këtë natë.

Në cilën natë është Nata e Kadrit

Prej Urtisë dhe Mirësisë së Allahut për robërit e Tij ka bërë që kjo natë të fshihet, por ajo që dihet, është fakti se kjo natë është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, ashtu sikur ka thënë Pejgamberi a.s: “Unë e kam parë Natën e Kadrit, po më pastaj e kam harruar atë, prandaj kërkojeni në dhjetë netët e fundit, në netët tek”.
Po ashtu transmetohet nga Aisheja r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët tek, të fundit, të Ramazanit”. (Muttefikun alejhi).
Tek myslimanët është e përhapur se nata e Kadrit është natën e 27, dhe kjo për arsye se më së shpeshti ka ndodhur që atë natë të jetë Nata e Kadrit, por kjo nuk do të thotë se Nata e Kadrit të jetë gjithsesi nata e 27, sepse kjo natë mund të ndodhë të jetë në natën e 21, 25, 27, 29... Sido që të jetë, të dihet kjo natë, - nuk është kusht për arritjen e shpërblimit, veçse, sikur thotë Ibn Uthejmini r.h.: “Njeriu e arrin shpërblimin e kësaj nate edhe nëse nuk e di se kur është, sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush e gjallëron Natën e Kadrit me besim duke shpresuar shpërblimin nga Allahu”, e nuk ka thënë: “duke e ditur atë”. Sikur të ishte kusht për të arritur shpërblimin e kësaj nate, që të dihej kjo natë, këtë do ta cekte Pejgamberi a.s.“.

Vlerat e Natës së Kadrit:

Po vërejmë se kjo natë ka vlera të mëdha, prej të cilave do të përmendim:
1. Këtë natë ka filluar zbritja e Kuranit,
2. Kjo është natë e bekuar “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)”
3. Allahu bën përcaktimin e jetëve, furnizimit që do të ndodhë gjatë gjithë vitit.
4. Vlera e ibadetit këtë natë është e shumëfishuar.
5. Zbresin melaiket në tokë me begati, mirësi dhe falje.
6. Është e zhveshur nga e keqja dhe e mbushur me adhurim e punë të mira;
është natë e shpëtimit nga ndëshkimi dhe djajtë nuk mund të veprojnë sikurse veprojnë në netët e tjera.
7. Këtë natë Allahu i fal mëkatet e atyre që këtë natë e kalojnë në adhurim të sinqertë.
Nëse ndalemi dhe i shikojmë me kujdes këto begati e mirësi dhe vlerat që në vete ka kjo natë, atëherë nuk na mbetet tjetër veçse ta kërkojmë këtë natë me adhurim dhe punë të mira, me lutje të sinqerta, me pendim dhe kërkimfalje duke pasur për këtë gjithmonë shembull të Dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s., i cili është shëmbëlltyra më e mirë. Sikur thotë Allahu i Madhërishëm: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut”. (el-Ahzab 31)

Cilat janë punët që duhen vepruar në këto netë

Namazi i natës, i cili pa dyshim është namazi më i mirë pas namazeve farz.
Thotë Pejgamberi a.s. në një hadith kudsij: “Thotë Allahu i Madhërishëm:
“Nuk më është afruar robi me asnjë punë më të mirë dhe më të dashur sesa me farze, pastaj robi vazhdon të më afrohet me punë vullnetare derisa ta dua, e kur ta dua, bëhem syri i tij me të cilin sheh, veshi i tij me të cilin dëgjon, dora e tij me të cilën jep, këmba e tij me të cilën ecën, nëse më lutet, i përgjigjem lutjes së tij dhe, nëse kërkon nga unë, i jap.”

Leximi i Kuranit:

E cekëm më herët se Ramazani është muaji i Kuranit, prandaj në këtë muaj duhet të lexojmë sa më shumë Kuran.
Transmeton Ebi Umame r.a. se Pejgamberi a.s ka thënë: “Lexojeni Kuranin, sepse ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për atë që e ka lexuar”. (Muslimi)
Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar leximin e Kuranit dhe ka treguar se kjo është cilësi e njerëzve të mirë besimdrejtë.
Thotë Allahu i Madhërishëm: “Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi e haptazi, ata shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (All-llahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.” (Fatir, 29-30)
Leximi i Kuranit është ai fitimi që kurrë nuk humbet, dhe kjo gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë muajve dhe ditëve, por në Ramazan kjo është diçka më madhështore dhe më e rëndësishme, sepse Pejgamberi a.s. në Ramazan shtonte interesimin e tij për Kuranin për disa arsye:
1. Fillimi i zbritjes së Kuranit ishte në Ramazan, “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani.” (El-Bekare, 183)
2. Muaji i Ramazanit gjithashtu është muaji në të cilin ka zbritur Kurani nga levhi mahfudhi në qiellin e kësaj bote, sikurse ka ardhur kjo nga Ibn Abbasi, dhe nga shumë prej ashareve dhe të parëve të këtij ymeti, - se zbritja e Kuranit në bejtulk-izze ka ndodhur Natën e Kadrit, që është në Ramazan.
3. Xhibrili i vinte Pejgamberit a.s. në Ramazan dhe ia mësonte Kuranin çdo natë. Sikurse transmetohet në dy koleksionet e vërteta të hadithit nga Ibn Abbasi r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi a.s. ishte njeriu më bujar, po edhe më bujar ishte në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin, dhe e takonte çdo natë të Ramazanit e ia mësonte Kuranin, e i dërguari i Allahut s.a. ishte më bujar me mirësi sesa era që frynte”. (Buhariu dhe Muslimi).
Po ashtu transmetohet se Pejgamberi a.s. vitin kur vdiq, e ka lexuar Kuranin së bashku me Xhibrilin a.s. dy herë. Prandaj Ramazani ka qenë muaj i veçantë për mësimin e Kuranit ndërmjet Pejgamberit a.s. dhe Xhibrilit. Për çdo Ramazan bënin përsëritjen e asaj që kishte zbritur nga Kurani: Pejgamberi e lexonte, e Xhibrili e dëgjonte. Prej kësaj dijetarët kanë marrë qëndrimin se leximi i tërë Kuranit në Ramazan është i ligjshëm, sepse Xhibrili dhe Muhamedi a.s, për çdo Ramazan e lexonin atë që kishte zbritur nga Kurani, kurse vitin e fundit e kanë përsëritur dy herë tërë Kuranin. Ky është argument se është e pëlqyeshme që myslimani ta lexojë tërë Kuranin në Ramazan, një herë ose më shumë, duke pasur parasysh se synet është që së paku një herë në muaj të lexojë nga një hatme, e nëse mundet, në çdo javë, por nëse mundet, edhe çdo të tretën ditë sikurse ka ardhur në hadithe të vërteta nga Pejgamberi a.s.. (Muslimi, Buhariu, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi) Për këtë arsye selefinjtë një kohë të mirë të kohës së tyre në Ramazan e rezervonin për leximin e Kuranit.
Imam Zuhriu ka thënë: “Kur të hyjë Ramazani, me të vërtetë ajo është kohë e dhënies së ushqimit dhe leximit të Kuranit.

Lutja dhe kërkimi i faljes:

Secili nga ne ka nevojë që Allahu t’u përgjigjet lutjeve të tij, prandaj këto ditë duhen shfrytëzuar që t’i kërkojmë falje Allahut dhe të lutemi për veten tonë dhe familjet tona, që Allahu të na mëshirojë dhe të na falë mëkatet tona. Thotë Allahu i Madhërishëm: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, sepse Ai vërtet është falës i madh”.

Pendimi:

Ky është momenti më i mirë që njeriu t’i kthehet vetvetes së tij, t’i kujtojë mëkatet e tij dhe të pendohet sinqerisht për kohën që e ka kaluar në mëkate, e të vendosë që më të mos bëjë mëkate.
Thotë Allahu i Madhërishëm: “Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur, 31)

I’tikafi:

Është prej Synetit të Pejgamberit a.s., që në këto dhjetë net njeriu - besimtari të izolohet dhe të mbyllet në xhami, për të bërë sa më shumë ibadet, me qëllim që të arrijë vlerën e madhe të këtyre netëve. Kështu kishte vepruar Pejgamberi a.s.; kështu kanë vepruar ashabët dhe besimtarët pas tyre. Pejgamberi a.s. e bënte I’tikafin në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, duke kërkuar kështu Natën e Kadrit. Qëllimi i I’tikafit ishte largimi nga problemet dhe angazhimet e kësaj bote, në mënyrë që të kishte kohë dhe mundësi për adhurim ndaj Allahut, prandaj gjatë kohës sa ishte në I’tikaf, Pejgamberi a.s. nuk përzihej me njerëz dhe nuk merrej me çështjet e tyre. Prandaj imam Ahmedi ka thënë: Personi i cili është në I’tikaf, nuk është e pëlqyer të përzihet me njerëz, qoftë edhe për mësim apo lexim të Kuranit… dhe është thënë se “I’tikafi është shkëputja e lidhjeve nga çdo krijesë për t’u lidhur me Krijuesin”.
Transmetohet në dy Koleksionet e vërteta të Haditheve nga Aisheja r.a., se Pejgamberi a.s., kur hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit, e gjallëronte natën, e zgjonte familjen dhe shtrëngonte rripin e tij”.
Në fund, nga tërë kjo sa u tha, nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse në këto dhjetë net të fundit të Ramazanit, në këto dhjetë net në të cilat gjendet Nata e Kadrit, në këto dhjetë netë të cilat janërasti jetësor për të përfituar mirësitë e Allahut, - të angazhohemi maksimalisht për adhurim të sinqertë, lutje, përmendje të Allahut, kërkimfalje, lexim të Kuranit, si dhe të bëjmë punë të tjera, të cilat na afrojnë tek Allahu dhe na largojnë nga shejtani. Çfarë mirësish më të mëdha ka sesa kjo për atë që Allahu i mundëson që këto dhjetë net t’i kalojë në rrugën e Allahut, prandaj të kemi kujdes dhe të kërkojmë këtë natë. Fjala popullore thotë: “Kush kërkon, gjen”.
O ti mëkatar, ngritu dhe kthehu tek Allahu, pendohu për mëkatet e tua, shfrytëzoje këtë rast dhe kërko falje nga Allahu, sepse dyert e faljes dhe mëshirës janë të hapura.
O Allah, me të vërtetë Ti je falës dhe e do faljen, na fal ne!



Rexhep Lushta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
MesazhTitulli: Re: [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit   [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 13 May 2020 - 6:26

Elhamdulilah qe mbritem ne dhjete netet e fundit Allahu na largoft nga zjarriixhehnemit dhe inshaallah takohemi me Naten e Kadrit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhjetë ditët e fundit të Ramazanit
» [Temat e Ramazanit] Netët e Ramazanit: TREGU I BESIMTARËVE
» 10 netet e fundit te Ramazanit
» [Temat e Ramazanit] Dhjetë dobi të pabesueshme të Agjërimit
» [Temë e Ramazanit] Koha më e bekuar e vitit – dhjetë ditët e fundit të Ramazanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: