Gabimet gjatë agjërimit
GABIMET GJATË AGJËRIMIT
S'ka dyshim se agjëruesitë janë robërit më të mirë të Allahut. Por, disa nga këta biejnë në disa gabime, të cilat do cekim në vijim:
1-Ka dikush që në fillim starton mirë; e pret Ramazanin me një pritje të mirë duke adhuruar Allahun, duke i bërë ibadet shumë, kujdeset për namazin me xhemat dhe mundohet sa më shumë të lexojë Kur'an dhe shpeshton dhikrin (permenjen e Allahut), kërkon falje nga Ai, kujdesët për namazet e taravisë. Por të gjitha këto janë me ditët e para. Kur ti kalojnë ditët e para, fillon tek ai përtacija dhe fillon të angazhohet me diçka tjetçr -la havle ve la kuvete ila bil-lahil alijil-adhim. Përkujto o vëlla i dashur fjalën e Pejgamberit s.a. ku tha: "Puna më e dashur tek Allahu subhanehu ve teala është puna që bëhet me rregull dhe e vazhdueshme, edhe nëse është e paktë.". Përkujtoje fjalën ku thotë: "Punët janë sipas përfundimit".
2-Prej gabimëve më të mëdha që bijnë disa agjërues është: Ashpërsia, grindja , hidhërimi, sjellja e keqe me punëtorët dhe të tjerët, vetem se ata janë agjërueshëm. A thua vallë se agjërimi të urdhëron që të sillësh ashtu keq, ose të urdhëron që të përdorësh fjalë të ndyta që si takojnë një besimtari. Athua agjërimi të urdhëron kështu të jeshë i ashpër, i hidhëruar apo i vështirë. I mjeri ti… i mjeri o ti besimtar! Agjerimi është një shkollë e edukimit dhe e moralit që i posedon të gjitha sjelljet e mira dhe moralin e lartë. Perkujto gjithherë këshillën e Pejgamberit s.a.v.s. që është në Buhariun dhe Muslimin ku thotë: "Agjërimi është mburojë, nëse dikush agjëron mos të fyej dhe mos t'a ngritë zërin, por nëse e ofendon atë dikush apo merr që t'a godasë, lë të thotë: "Unë jam agjërushem… unë jam agjërushem) .
3-Prej gabimëve që i bëjnë disa agjërues është shfrytëzimi i agjërimit për gjumë, për përtaci dhe bëhët shumë i ngadaltë. Sheh ndonjerin prej tyre, flen tërë ditën dhe ndodhë që ti humbin të gjitha namazet, rujna Zot prej tyre. Pastaj rrijnë tërë natën te zgjuar. Madja mundohen dhe të argumentohën edhe me hadithin ku thotë: "Gjumi në ramazan është adhurim". Por, ky hadith është i dobët dhe nuk ka bazë .
4 -Dhe prej gabimëve që bëhën të disa agjërues është se kujdesen për barkun e tyre shumë saqë kur vjen iftari, hanë pamasë, pinë pa masë. Aqë shumë hanë derisa nuk mundet të leviz dhe harxhojnë shumë në këtë muaj. Kjo vëlla i dashur është teprim që nuk lejohet dhe kjo me të vërtetë e kundërshton urtësinë e agjërimit sepse agjërimi është bërë obligim që mos të hajmë shumë dhe mos t'a teprojmë.
Njëri prej të parëve tonë -Allahu e meshirofte- ka thënë: "Hani gjithëçka pa ndalur, pini sikurse grykëlumi, fleni natën edhe nëse eshte e gjatë dhe mendoni se jeni trima." Qëllimi i jonë është të jemi të drejtë, të matur në ushqim dhe shpenzime, e jo ti bejmë haram të mirat që Allahu ju ka dhuruar. E lusim Allahun e Madhërrear, Zotin e Arshit të Madhëruar, që të na pranojë agjërimin, namazin, namazin e natës dhe lemoshat tona. Ai ka mundësi që të na shpërblejë për këtë…
Vel-hamdu lilahi rabil alemin!