A duhet të punojë muslimani?
Omer
ibn El-Hatabi e kishte zakon, gjatë udhëheqjes së tij, të hyj në xhami
dhe të kontrollojë se kush vallë po qëndron pa punë, ndërkohë që të
gjithë angazhoheshin duke punuar me diçka.
Një ditë, ai pa disa njerëz të ulur në xhami. U drejtua menjëherë nga ata dhe i pyeti: “Përse jeni ulur këtu?”
...
Ata iu përgjigjën: “Kemi ardhur të lusim Zotin që të na jap risk.”
Omeri,
Allahu e mëshiroftë, nxori shkopin e tij dhe filloi t’i godasë me të,
duke u thënë: “Asnjë të mos ulet në xhami dhe të pres riskun duke thënë:
“O Zot, më jep risk, dhe vazhdon të qëndrojë ulur këtu. Nga qielli nuk
bie as flori dhe as argjend.”
Mesazhi:
Mesazhi i këtij
fragmenti është ky: Muslimanit nuk i ngjan dembelizmi. Ai ka detyra nga
Zoti për ta ndërtuar tokën dhe për të siguruar kafshatën për vetën dhe
familjen, mu ashtu siç ka detyra fetare. Muslimani ka dy hise më shumë
se jomuslimani sa i përket posedimit të kësaj bote. Po sjellim edhe një
thënie të hazreti Omerit r.a. në lidhje me këtë: “Nuk dua të më vij
vdekja veçse në dy forma: Ose duke luftuar në rrugë të Zotit, ose duke
punuar për të siguruar jetesën.”