Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshme, të cilët në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Për këtë vaji i ullirit nuk duhet t’i mungojë dietës suaj ditore.
Gjatë stërvitjes trupi prodhon nxehtësi prej metabolizmit. Kjo nxehtësi duhet që të shkarkohet diku dhe normalisht kalon nga lëkura në ajër. Kjo arrihet nëpërmjet rritjes së qarkullimit të gjakut në sistemin periferik dhe me anë të avullimit të djersës. Gjithashtu gjatë stërvitjes tensioni i gjakut rritet sepse zemrës i duhet të pompoje më me shpejtësi për të shpejtuar qarkullimin e gjakut me qëllim që të ushqeje muskujt dhe për të shpërndarë nxehtësinë e tepërt. Por pasi stërvitja ka mbaruar muskujt e çlodhur dhe kapilarët e zgjeruar lejojnë gjakun të qarkullojë më lirisht, prandaj edhe tensioni i gjakut bie. Një faktor tjetër është dhe insulina. Nuk më asnjë dyshim që një person që merret me stërvitje trupi i tij e përdor insulinën me më tepër efektivitet.