Por, njëri nga pjesëmarrësit në këtë masakër është edhe Ramiz Qusaj, i cili ende jeton dhe ka një kujtesë të kthjellët. Në bisedën tonë, ai mes tjerash kujton: “Unë n’at vakt jom kon hyzmeçar n’ Smaç t’Podrimos te Iljaz Shehi i Prizrenit. Kur hini Partia Komuniste n’Prizren, mas do dite erdhon n’Smaç me e lyp Nikoll Tunin e Smaçit, se ish kon ballist, por at dit sun e morron se na e fshehom n’bar..., mas tri dite komunistat erdhon apet te shpija e Nikoll Tunit me ni sabah edhe na rrethuen kret neve, erdhon te na edhe mu m’i lypon dokumentat, kur jau dhash, m’than: “A ti je i Pllajnikit, ju na keni vra mashkllin ma t’mir, e kishte fjalon por Latiif Kolon e Shipnis, se u kon komunist e e paton vra ballistat te Cyleni, pormi Xërxe..., m’i lidhën duort me ni sixhim e n’Prizren te stanica e xhandarmaris. Aty kemi prit ja dy jav, her na ipshin me honger e her jo. Mas dy jave ka ardh ni far Gafurr Alushi, ai i dau do pleç xhi s’muntshin me ec edhe neve na çuen te ushtria moçme e serbit n’Prizren, na i dhan do buk edhe do konzerva edhe na nison por Shipni, u kon februari-marti i 1945, jemi kon plot milet, ma shum se 2000 vet, na as pe dim ku po na çojn hiç, to hec na, edhe ni muzik po na bon rrank, rrank, rrank. Kur kemi dal te KARABASH EFENIA (vend në dalje të Prizrenit - N. A.), ni nior ka vikat pi kolonos: “Ej vllazni, vinja mendon çesaj muzikos, se kjo po thot: vorr, vorr, vorr”. Kush o kon ai, une s’e di. Xhi po hecim udhos n’te dy onot t’rrethuom me milici edhe na thojshin serbisht: “mos gzoni me dal prej kolonos se ju vrasim meniher”. Pi aty e na çuon n’Vermic. Kur mrrim n’Vermic, dy djem tri t’Kabashit shkuon me pi uj aty ngat, po meniher i vran edhe i lan me krye n’uj. Prej aty na shkuom n’Kuks. Kur mrrim n’Kuks, u bo akshomi edhe na shtin nermjet dy trinave. To nejt aty, kur krisi ni bombe. Aty u bo hallakame, edhe u vran do, s’dishim ka po vin plumat e kush po kris. Atu kemi nejt dy dit. Mas dy dite ka ardh milicia e Enver Hoxhës, se kjo milicia xhi na porcillke neve lypi nim pre milicis E. Hoxhës. Kur erdhon ata, na tham: “He lum e shyqyr xhi to t’na kapin shiptarot nepor duor”. Kur erdhon ata e t’zun me na vikat, to na thon: “Ju kosovarot lypni hjek kokon”. Na thojshin milicia E. Hoxhos: “Ju kosovarot me Xhafer Devon ju keni nimu gjermonve me na myt neve”. Ata ishin kon ma t’zi se kta.
Pi Kuksit kemi shkue n’Puk e prej Pukos n’Shkodor. I kemi bo ja kator-pes dit udh deri n’Shkodor. Dilshin plot xhin na kqyrshin, s’mundshin m’u avit ngat se plot milic mdy onot. Kur mrrim n’Shkodor, na çuon te kalaja e Shkodros. Aty kemi nejt ja dy dit, tri dit. Buk s’kishna. Edhe aty u bo ni hallakame, krisi dikush, masanej milicia i muorr ja tet veta pi nesh, i çiti para nesh dhe i pushkatoj. Aty bile i pushkatum ka met e dhe ni pllavion, po mdokot xhi e ka pas emnin Sherif Tershnjku. Pi aty na kan hyp me do anije te Liqeni Shkodros e na kan çit n’Mal t’Zi. Pi Shkodros deri n’Mal t’Zi i kemi bo ja dy dit. Kur kemi mrri n’Mal t’Zi te ni kodor e madhe, kur kqyrom atje posht, po na dokot jeshil ni vend si fush, kur zhdrypom atje posht e pam xhi i shkon deti e s’ish kon fush. Aty na shtin me ni monopol t’duhonit, u hunxhom e po presim, jemi kon ja 10 opojas dhe do goron, na jemi kon bashk, kater goron jon vra, dy kukajonas edhe dy t’Backos. Kur to rrit aty, erdh ni m’cus Malazez, i kish pas nxhoft goront, se ish kon m’cus n’Kerstec n’kohën e Kral Aleksandrit, e i nxhike goront. Ai e kish pas dit xhi to t’bohet me neve, po s’na kallxojke. Na muor neve edhe na çoj me ni ullishte, kur sa u unxhom, kur pi nim krismat, ushtima ju shkojke njrzve, s’po dim xhi po bohet, na menojshna xhi ju kan ra ballistat komunistave me na shpetue neve, kjo ushtim e madhe ka zgat gati ni sahat, veç n’at moment kur ka ardh ni malazez, to na shajt serbisht, masanej erdhon edhe do ushtar, edhe bojshin llafe nermejt veti e thojshin xhi neve me na çue me ni vend çetor, te deti me na masakrue me ni skele çetor, se aty jon bo shum xhenaze edhe shum xhak e ma mir me i çue çetor ku. Une e dishom serbishton, e mirrshom vesh kret xhi po folin. Aty na morron to na sha e kur dolom prej asaj ullishtos, xhi me pa, plot xhenaze. Na xhi po hecim, po hecim pormi xhenaze.