Dy policë të lënduar dhe 6 protestues është bilanci i përleshjes së
sotme në Kala të Shkupit e provokuar nga një grup maqedonas të cilët
gjatë ditës së djeshme nëpërmes rrjetit të internetit Facebook, bënë
thirrje për të penguar protestën paralajmëruar nga 18 shoqata
joqeveritare shqiptare te kryesuara nga Lëvizja ‘Zgjohu’ në mënyrë të
rregullt. Protesta e zgjohu ishte paralajmëruar për në ora 13:00,
derisa grupi i maqedonasve erdhi në Kala gjysmë ore më herët, me qëllim
të siç u shpreh kryetari i Zgjohu Artan Grubi, shkaktimit të
incidenteve.
Situata doli nga kontrolli pasi policia nuk arriti në
mënyrë më të mirë të menaxhojë situatën . Pjesëtarët e policisë speciale
edhe pse ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes intervenuan pothuajse
në fund të përleshjes midis dy grupeve. Në valën e përleshjeve forcat
policore ndaluan disa nga protestuesit të Lëvizjes ‘Zgjohu’ të cilët
falë intervenimit të zv/ ministrit për punë të brendshme Xhevat Buçi dhe
disa deputetëve shqiptarë të rethit të Shkupit, u liruan menjëherë.
Protestuesit shqiptarë më pas u ngjitën në kala për të mbajtur pres
konferencën e paralajmëruar ditë më parë.
“Pas provokimeve të radhës
po bëhen 5 vite që po na provokojnë një pas një, edhe provuan në mënyrë
tinzare, qashtu siç dinë me punua vetëm natën, me na e vjedh kalanë
tonë, por erdhëm dhe e fituam, kjo betejë është e jona. Sinqerisht ju
falënderoj shumë, ata e treguan mënyrën e vetë se si punojnë, si
veprojnë, punojnë natën,vinë ta vjedhin kalanë, e falsifikojnë
historinë, na interesojnë vlerat tona. Por ne e dimë se kush jemi, na
s’kemi krizë të identitetit, andaj në mënyrë dinjitoze do të
shpërndahemi këtu, por jemi këtu gjithmonë kur duhet ta mbrojmë
shqiptarinë në Shkup, do ët jemi këtu”, u shpreh Artan Grubi, kryetar i
‘Zgjohu’, Artan Grubi, kryetarë i ‘Zgjohu’.
Grubi për incidentin akuzoi grupin maqedonas, të cilët kishin të vetmin qëllim, shkaktimin e incidentit.
“Dje
I pamë virtualishtë që u organizuan në internet, po kam përshtypjen se
kjo është një seri që e kemi pa edhe në të kaluarën, që kundër protesta
ndaj protestave tona janë organizuar edhe kur protestonim për projektin
Shkupi 2014. Ato që e përkrahin këtë projekt janë ato që e kanë
organizuar këtë kundër protestë që në fakt ishte e paralajmëruar dhe që
në fakt kishte vetëm për qëllim që të përleshen me ne. “do të thotë u
sulmuam, jo vetëm unë por shumica dërmuese prej nesh në përpjekjet
tona për ti ndal turmat, dhe në përpjekjet tona për tu organizuar, për
tu ndarë me njëri tjetrin, ato na sulmuan dhe kishin me vete thika,
kishin me vete shufra gome policore dhe gjuanin me gurë gjatë gjithë
kohës ndaj nesh dhe tre gurë prej tyre ranë mbi trupin tim dhe mbi
shumë aktivistë tanë”, Artan Grubi, kryetarë i ‘Zgjohu’
Grubi nga ana tjetër akuzoi edhe qeverinë , e cila me veprimet e saja solli deri tek esaklimi i situatës.
“Ne
jemi ata që mund të protestojmë dhe të ngrisim zërin kundër një
falsifikimi të tillë të historisë këtu në këtë vend dhe do të ngrisim
zërin gjithmonë kur ka nevojë. Ne jemi me popullin, populli është me
ne në këtë dhe uroj që Qeveria e RM-së mos ta përsëris historinë e
kalasë së Rozafës dhe ti bën kurban marrëdhëniet ndëretnike dhe
ndërfetare midis shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend, me marrëzinë
e quajtur Kisha në Kala”, theksoi Artan Grubi, kryetarë i ‘Zgjohu’.
Ndërkohë
nga Ministria e Brendshme në një komunikatë për shtyp njoftojnë se
gjatë incidentit në Kala janë lënduar 2 polic dhe 6 persona të moshës
nga 13 deri 24 vjeç.
“Dy zyrtarë të policisë kanë marrë lëndime nga
gjuajtjet me gurrë, ndërkohë që edhe 6 persona të moshës nga 13 deri
26 vjeç janë lënduar në incidentin e sotëm në Kala të Shkupit, në të
cilin kanë marrë pjesë qindra protestues nga të dyja grupet, të cilat
kanë filluar përleshjet mes vete me gjuajtje gurësh.. Deri tek incidenti
I cili ka ndodhur reth orës 13:15 minuta, ka ardhur në momentin kur
në Kala janë takuar të dy grupet që kanë protestuar pro dhe kundër
ndërtimit të objekti në Kala”, thuhet në komunikatën për shtyp të
lëshuar nga MPB-ja, për të shtuar se ditëve në vijim në bazë të
materialeve të incizuara, do të thirren pjesëmarrësit e incidentit në
biseda informative.
Bedri Rexhallari