Këshilla për ata që agjërojnë për herë të parë
Mos pritni të jetë shumë e lehtë. Por, me ndihmën e Allahut ky (Ramazani) do të jetë muaji më i mirë në jetën tuaj.
- Mos lejoni që agjërimi juaj të kufizohet në uri dhe etje. Agjërimi është një mjet për pastrimin e zemrës nga veprat e mendimet e këqija.
- Bëni mirë. Faljani atyre që ju kanë bërë të këqija. Thirrni në telefon, shkruani e-mail, letra atyre që ju kanë lënduar. U dëshironi atyre një Ramazan të lumtur e të bekuar.
- Mos harroni që të përfshini të varfrit në planet ditore të ushqimit.
- Thirrni sa më shumë të njohur për iftar. Kjo është një shans për t'i ripërtërirë lidhjet me familjet dhe miqtë.
- Shkoni në faljet e teravive së bashku me shokët dhe me familjen. Kështu do të luteni për njëri-tjetrin dhe do të jetë një eksperiencë e mirë inshallah.
- Ndihmoni ndokujt për çdo ditë. Bëni një plan se kujt dhe në çfarë mënyre do t'i ndihmoni.