Kimisti nga Senegali është zezaku i parë deputet në historinë e parlamentit gjerman, ndërsa gruaja me origjinë turke, nga partia konservatore e kancelares Angela Merkel, është muslimanja e parë në këtë organ shtetëror, njoftuan autoritetet zyrtarë
Edhe pse pothuajse një i pesti gjerman është emigrant ose pasardhës i emigrantëve, shumë pak prej tyre patën mundësinë të hyjnë në institucionet federale. Deri më sot, nuk ka pasur deputetë zezak në parlament, pavarësisht faktit se më shumë se 500,000 njerëz me origjinë afrikane jetojnë në Gjermaninë 80 milionë banorëshe.
“Zgjedhja ime në parlamentin gjerman ka rëndësi historike”, thotë deputeti i parë zezak në Gjermani, Karamba Djabi (51).
Ai u zhvendos në qytetin Hale në vitin 1986, pasi fitoi bursë në një kolegj të ish-Gjermanisë Lindore. Shtetësinë gjermane u mori në vitin 2001.
Djabe thotë se prioritet i tij si deputet do të jetë promovimi i mundësive të barabarta për arsim.
“Çdo fëmije që lind në Gjermani duhet t’i jepet shansi për të qenë i suksesshëm në shkollë, pavarësisht përkatësisë sociale apo të ardhurave të prindërve të tij”, theksoi ai.
Më shumë se dhjetë emigrantë të gjeneratës së parë apo të dytë janë zgjedhur të shtunën në Dhomën e Ulët të Parlamentit që numëron 630 anëtarë. Shumica e tyre janë anëtarë të Partisë Social-Demokrate që i takon edhe vetë Djabe, dhe partisë së gjelbër.
Në anën tjetër, blloku konservator i Merkelit, i cili fitoi zgjedhjet me 41.5% të votave, tani ka një deputetë muslimanë në radhët e saj.
Cemile Giousouf (35) u përzgjodh në qytetin Hagen, të Gjermanisë perëndimore. Ajo ka lindur në Gjermani, ndërsa prindërit e saj janë emigrantë nga Turqia.
Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropë, pas Francës. Bashkësia Islami në këtë vend renditet si e treta me 3.8 deri në 4.3 milionë muslimanë, pas asaj protestante dhe romano katolike.