| ~ Ajeti i Dites ~ | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: ~ Ajeti i Dites ~ Sun 8 Aug 2010 - 11:19 | |
| Ajeti i Dites
Ne e urdheruam njeriun tu beje mire prinderve te vet, ngase nena e vet me mundim e barti dhe me veshtiresi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhenia e tij zgjat tridhjete muaj (e ai vazhdon te jetoje) derisa te arrije pjekurine e vet dhe kur ti mbushe dyzet vjet, ai thone. Zoti im, me inspiro mua qe te falenderoj per te miren Tende qe ma dhurove mua dhe prinderve te mij , qe te bej vepra te mira qe i pelqen ti dhe mi ben te mire pasardhesit e mij, une pendohem te Ti dhe une jam me myslimanet.
Suretu El-Ahkaf Ajete 15 | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: ~ Ajete këshilluese ~ Sun 8 Aug 2010 - 11:42 | |
| Ajete këshilluese
Es-selam Alejkum
4:36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.
"All-llahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij!" Kur'an 2:286
91. Shems
1. Pasha diellin dhe dritën e tij! 2. Pasha hënën kur vjen pas tij! 3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit! 4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)! 5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë! 6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)! 7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! 8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
Nje Keshille qe na nevoitet gati per qdo Dite: (Surja Kehf)
18:23.Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do të bëj këtë nesër!”
18:24.Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llah!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”.
Shpeher ngutemi dhe thojm se neser do ta beje kete apo ate pune ,ndersa nuk thojm Inshallah apo Kismet ,keshtu qe duhet te ndryshojm dhe te praktkiojm kete Keshille Kuranore,e cila eshte mjat e kjart.
Drite mbi drite
24-35
All-llahu është Drita e qiejve dhe e tokës.
Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët.
Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri.
Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai.
Dhe All-llahu I flet njerezimit me alegori, sepse All-llahu eshte I dijshem per te gjitha gjerat
Kjo jete eshte iluzion
3-185. Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një iluzion.
18-7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
18-46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
Meshiruesi - Meshirploti
Allahu eshte Meshiruesi e Meshirploti, (Rrahman er Rrahim)
7-156. …., e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. …
Ofroni ndihme per hir te Zotit
Shpeshehere kur i ofrojme ndihme dikujte, mburremi per ndihmen qe kemi bere, dhe presim qe edhe ata te na e kthejne me te mire. Por Zoti thote ndihmoni nevojtaret vetem per hir te tije, pra pa asnje interes personal.
Insan
76-8. "Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve rob".
76-9. (Duke thene) "Ne ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut. Ne nuk duam nga ju asnje shpërblim e as falënderim."
el Asr
1.Pasha kohen! 2.Nuk ka dyshim se njeriu eshte ne nje humbje te sigurte. 3.Me perjashtim te atyre qe besuan, qe bene vepra te mira, qe porositen njeri tjetrin dhe qe e keshilluan njeri-tjetrin te jene te durueshem.
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Falënderimi i takon All-llahut, Zotit tëbotëve! Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)! Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë! Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
Ne e deshmuam ekzistencen e Zotit
Ne si shpirtera, (qe eshte forma origjinale e krijimit tone d.m.th. kur Zoti na krijoi ne fillim ende pa I veshur rrobat e trupit fizike) qendruam te gjithe para Zotit me adhurim, dhe deshmuam ekzistencen e Tije. Prandaj sipas Kuranit ne Diten e Gjykimit nuk do te mund te arsyetohemi duke thene se ne nuk e kemi deshmuar ndonjehere ekzistencen e Zotit.
Harresa e ketije deshmimi madheshtore ka pasuar ketu ne toke mbasi jemi dhene shume pas botes materiale dhe si pasoje kemi harruar natyren tone te vertete hyjnore qe ne posedojme.
7-172.
Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit a.s. pasardhësit e tyre, faren e tyre, dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!". Prandaje të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur".
Ajete të zgjedhura nga Kur’ani
38:29. (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
6:96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.
5:87. O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi All-llahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
4:79. Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë.
18:23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!”
18:24. Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”.
4:37. Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;
4:38. Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës, e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e ka shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Fri 13 Aug 2010 - 15:20 | |
| Ajeti i Dites
''O ju që besuat!Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin),(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve,por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve,që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh,i dijshëm.'' (El Maideh 54)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Sat 14 Aug 2010 - 21:17 | |
| Ajeti i dites
'' Ai drejton cdo ceshtje, prej qiellit deri ne Toke, Pastaj ato kthehen tek Ai ne diten , gjatsia e se ciles eshte nje mije vjet sipas llogaris suaj.'' Kur-an 32:5 | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Tue 17 Aug 2010 - 5:12 | |
| "Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send."
(En Nisa, 32)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Tue 17 Aug 2010 - 5:17 | |
| Thuaj: "Atij që është në humbje (në mosbesim), le t'ia vazhdojë atij i Gjithfuqishmi për një kohë, e kur do ta shohin atë që po u premtohet: ose dënimin (në këtë jetë) ose kijametin, atëherë do ta kuptojnë se kush do të jetë në pozitë më të keqe dhe më i dobët në përkrahje!"
(Merjem, 75)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Ajeti i dites Sun 22 Aug 2010 - 10:20 | |
| Ajeti i dites
"Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t'i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm."
(Ta Ha, 131)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Sun 22 Aug 2010 - 10:43 | |
| Ajeti i Dites
"Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur."
(Fatir, 10)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Sun 10 Oct 2010 - 9:59 | |
| Jo, por ata thanë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre”.
(Ez-Zuhruf-22)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Sun 10 Oct 2010 - 10:04 | |
| "Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë(engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg. "
(37.Safat, 6-10)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Sun 10 Oct 2010 - 10:06 | |
| "Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg), Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t'i udhëzojë."
(72.Xhin, 8-10)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 3 Nov 2010 - 15:52 | |
| 27.Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: "Unë do të të mbys ty" (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve",Maide;27..
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 3 Nov 2010 - 15:55 | |
| All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori.(Ky ajet quhet edhe "Ajetul-Kursij") {Suretu El-Bekare,255}
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 3 Nov 2010 - 16:01 | |
| "Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi."-(Esh-Shura,11)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 3 Nov 2010 - 16:04 | |
| "Ata që kundërshtojnë fenë e All-llahut pasi që asaj i janë përgjigjur (njerëzit), faktet e tyre janë të asgjësuara te Zoti i tyre, ata janë të përbuzur dhe ata do të kenë dënim të rëndë."-(Esh-Shura,16)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 3 Nov 2010 - 16:16 | |
| "I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send."-(El-Hadid,2)
"Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni."[color=darkred(El-Hadid,4)[/color]
"Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet."-(El-Hadid,5)
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 10 Nov 2010 - 7:49 | |
| ''Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet,fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!”(El-Mulk 27) | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 10 Nov 2010 - 7:54 | |
| Kush i përmbahet udhzëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)". E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. (Ta Ha: 123, 124)
| |
|
| |
ummu Semih Motrat islame
Numri i postimeve : 31 Data e regjistrimit : 07/04/2010 Mosha : 51 Nacionaliteti-Sheti : Verden-Germany
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 10 Nov 2010 - 8:25 | |
| selamun alejkum ,allahu te shperblefte moter per postimet e tuaja kaq te bukura... | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 10 Nov 2010 - 9:09 | |
| We Alejkum Selam We Rahmetullahi We Berekatuhu Amin All-llahu ju shperblefte edhe juve Motrushe per Leximin
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 19 Jan 2011 - 11:03 | |
| Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
"All-llahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni." -(Err-Rrum,11) | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| |
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| |
| |
Mr.Uzeir-Ibrahimi S.Moderator
Numri i postimeve : 1543 Data e regjistrimit : 19/12/2009 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Tue 22 Feb 2011 - 11:01 | |
| “Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!”(Suretun-Neml 19). | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 9 Mar 2011 - 8:40 | |
| Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e tha: “O populli im, adhuronie vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?” El Mu'minun 23.
| |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 11 May 2011 - 11:20 | |
| “O ti shpirt (nefs) i bindur plotësisht. Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar. Hyn në turmën e robërve të Mi. Dhe hyn në xhennetin Tim.” (KURAN 89:27-30) | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Wed 11 May 2011 - 11:23 | |
| Me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen
Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
Kuran 13:28 | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Thu 21 Jul 2011 - 19:43 | |
| “Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.(Kur’an 34:6)” | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Thu 21 Jul 2011 - 19:56 | |
| “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” Bekare, 183. | |
|
| |
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ Thu 21 Jul 2011 - 20:01 | |
| "Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhennet,gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve,e All-llahu i do bamirësit." [Ali Imran, 133-134] | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: ~ Ajeti i Dites ~ | |
| |
|
| |
| ~ Ajeti i Dites ~ | |
|