8 gusht- “Gjatë bisedës së policisë me pjesëmarrësit në incident, është konstatuar se më 06.08 2010, H.A së bashku me anëtarë të familjes ka qenë në veturë Volksvagen Sharan, duke shkuar në një aheng famijar në kolonë në vetura të cilët kanë lëvizur në drejtim të fshatit Strimnicë drejt Zhelinës. Në nëj moment paralelisht me ta ka lëvizur edhe një audi e drejtuar nga N.N me çrast ka ardhur deri te zënka. Më pas personi me audi është larguar në drejtim të qendrës së fshatit. Më pas gjatë ditës afër një restorani, ku ka vazhduar ahengu familjar, personi N.N së bashku me disa persona tjerë sërish kanë filluar zënkën kësaj radhe duke përdorur edhe thika. Pas zënkës sulmuesit janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme
Zmadho pamjen,...
Përgjaket dasma në Zhelinë
Dy persona janë lënduar në komunën e Zhelinës, gjatë nëj zënkë verbale së pari në rrugë dhe pastaj para një restorani në këtë komunë, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme.
Sipas raportit të policisë, njëri prej pjesëemarrësve 36 vjeçar nga fshati Pallaticë me lëndime nga thikë është transferuar në klinikat e Shkupit, ndërsa tjetri 38 vjeçar nga Zhelina ka marrë lëndime mbi gjurin e këmbës së majtë dhe në krah.Sipas policisë, dasmorët e lënduar, kanë qenë të sulmuar nga një grup në qendër të fshatit Strimnicë, të cilës I ka parapri një zënkë për shkak të mos dhënies së përparësisë kalimit në rrugë.
“Gjatë bisedës së policisë me pjesëmarrësit në incident, është konstatuar se më 06.08 2010, H.A së bashku me anëtarë të familjes ka qenë në veturë Volksvagen Sharan, duke shkuar në një aheng famijar në kolonë në vetura të cilët kanë lëvizur në drejtim të fshatit Strimnicë drejt Zhelinës.
Në një moment paralelisht me ta ka lëvizur edhe një audi e drejtuar nga N.N me çrast ka ardhur deri te zënka. Më pas personi me audi është larguar në drejtim të qendrës së fshatit. Më pas gjatë ditës afër një restorani, ku ka vazhduar ahengu familjar, personi N.N së bashku me disa persona tjerë sërish kanë filluar zënkën kësaj radhe duke përdorur edhe thika.
Pas zënkës sulmuesit janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Ministria e Punëve të Brendëshme .Për shkak të pastrimit të këtij rasti, stacioni polcior në fshatin Zhelinë, ka ftuar në biseda D.I (1979) , D.Z (1960) dhe D.Xh (1964) të gjithë nga fshati Strimnicë dhe të njejtit janë mbajtur për zbardhje të plotë të rastit.
Në vendngjarje hetime kanë bërë ekipet policore së bashku me gjykatësin hetues..
Tv-Koha Tetove.