Sa i bukur je o Ramazan sa ditë të lumtura në gjirin tënd përmban
Sa i bukur je o Ramazan sa ditë të lumtura në gjirin tënd përmban
Ditët tua përplot me agjërim dhe përqëndrim
Ndërsa netët e tua me e lot e mallëmgjim dhe falje deri në agim
Në Ramazan hapen dyert e Xhennetit dhe mbyllen dyert e xhehennemit, e si mos të gëzohemi?! Në Ramazan zbret mëshira, shtohet bereqeti, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan gëzohen dhe qetësohen shpirtrat, si mos të gëzohemi?!
Në Ramazan është ibadeti i agjërimit të cilin e don dhe e shpërblen Allahu, si mos të gëzohemi?! Në Ramazan është namazi i teraviheve, dhe lutja ndaj Sunduesit të Madh, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan lotët kanë një shije tjetër, ndërsa përqëndrimi dhe devotshmëria kanë lumturi tjetër, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan ndodhet Nata e Kadrit e cila është më e vlefshme se një mijë muaj, e si mos të gëzohemi?!
Në Ramazan unjësohen muslimanët me të njejtën vepër, iftari dhe imsaku hapen në të njejtën kohë, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan shtohet bëmirësia ndaj fukarave, dhe shpërndahet mëshira ndaj të dobtëve, si mos të gëzohemi?
Në Ramazan ka shumë dyer që ftojnë në vepra të mira dhe dritare të panumërta për të arritur deri në Xhennet, e si mos të gëzohesh o agjërues? Nuk ka mundësi që mos të gëzohemi, qetësohemi dhe të përqëndrohemi në këtë muaj fisnik.
Luftoje veten tëndë në mënyrë që ky muaj të jetë rrugë për në Xhennet dhe shpëtim nga Xhehennemi.