Nje ngjarje
Nje ngjarje
Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte
pyetur atë…
Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur,
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: frikësoju Zoti bëhesh njeriu më i ditur.
Ai
tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur, Pejgamberi a.s. iu përgjigj:
bëhu i kënaqur me atë që ke do të jesh njeriu më i pasur.
Ai tha:
dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj:
dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete do të bëhesh njeriu më i
drejtë.
Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë, Pejgamberi
a.s. iu përgjigj: bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i
mirë.
Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë, Pejgamberi
a.s. iu përgjigj: shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu
më i veçantë.
Ai tha: dëshiroj që të më kompletohet imani
(besimi), Pejgamberi a.s. iu përgjigj: përmirësoje moralin-sjelljen tënd
do të të plotësohet imani ( besimi).
Ai tha: dëshiroj që të
bëhem prej të mirëve ( prej muhsininëve), Pejgamberi a.s. iu përgjigj:
adhuroje Zoti sikur je duke e parë Atë, edhe nëse ti nuk e sheh Atë Ai
të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve.
Ai tha: dëshiroj që të
bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj:
kryej farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij.
Ai tha:
dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet, Pejgamberi
a.s. iu përgjigj: pastrohu nga papastërtia (xhynybllaku) do ta takosh
Zotin i pastër nga mëkatet.
Ai tha: dëshiroj që të ringjallem
Ditën e Kiametit në dritë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos i bë të
padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kimetit në dritë.
Ai
tha: dëshiroj që të më mëshiroj Zoti Ditën e Kiametit, Pejgamberi a.s.
iu përgjigj: bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij Zoti
do të të mëshiroj Ditën e Kiametit.
Ai tha: dëshiroj që të më
pakohen mëkatet, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: shpeshtoje fjalën
“estegfirullah” “kërkoj falje nga Zoti” do të të pakohen mëkatet.
Ai
tha: dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik, Pejgamberi a.s. iu përgjigj:
mos iu anko askujt për punët tua do të jesh njeriu më fisnik.
Ai
tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm, Pejgamberi a.s. iu
përgjigj: mbështetu te Zotit do të bëhesh njeriu më i fuqishëm.
Ai
tha: dëshiroj që Zoti të mi hap dyert e furnizimit, Pejgamberi a.s. iu
përgjigj: qëndro i pastër do të të hapën dyert e furnizimit.
Ai
tha: dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe të Dërguarit të
Tij, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: doje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e
donë do të bëhesh njeriu më i dashur.
Ai tha: dëshiroj që të jem
i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e
Kiametit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos u hidhëro ndaj askujt nga
krijesat e Zotit do të jesh i sigurt nga hidhërimi i Zotit
Ai
tha: kam dëshirë që të më përgjigjet ndaj lutjes, Pejgamberi a.s. iu
përgjigj: largohu nga ushqimi haram të përgjigjet ndaj lutjes sate.
Ai
tha: dëshiroj që t’mi mbuloj (mëkatet) Zoti ditën e Kiametit,
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mbuloj të metat e vëllezërve tu edhe ty
Zoti do t’i mbuloj të metat tua Ditën e Kiametit.
Ai tha: çfarë
të shpëton nga mëkatet? Ose gabimet? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: lotët,
nënshtrimi dhe sëmundjet.
Ai tha: cila vepër (e mirë) është më e
madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: morali i mirë, modestia dhe
durimi ndaj belave.
Ai tha: cila vepër (e keqe) është më e madhe
te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: morali i keq dhe koprracia e
tejskajshme.
Ai tha: çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë
botë dhe në botën tjetër? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: lëmosha sekrete
dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.
Ai tha: çfarë e shuan zjarrin
e xhehenemit Ditën e Kiametit? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: durimi në
këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme