Es-Selamu Alejkum
Falëndërimi i takon Allahut i cili krijoi 12 muajtë, e nga ata muaj zgjodhi Ramazanin dhe e bekoi ...
Salatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin alejhi selam mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi ata që pasojnë gjurmët e tyre deri në ditën e gjykimit..
Të nderuar vëllezër dhe motra, antarë dhe antare të këtij forumi... duke ditur se veçse kemi hyrë në këtë muaj të bekuar dhe kemi filluar adhurimet tona ndaj Allahut subhanehu ue teala duke respektuar urdhrat e tij për ndalimin e hajes dhe pijes, për ndalimin e syrit nga të shikuarit në haram, për të ndaluar të gjitha veset e këqija nga vetja jonë, dhe duke u munduar që ti zbatojmë urdhrat ashtu siç është më mirë, që të dalim në fund nga ky muaj të pasur me shpërblime dhe të pastër nga mëkatet e kaluara inshallah...
Shfrytëzoj rastin që të ua bëjë një thirrje juve të gjithve që jeni pjes e këtij forumit që të nxitoni në vepra të mira, duke punuar punime sa më të bukura.. punime nga të cilat neser do të keni dobi atë ditë kur nuk bënë dobi as baba dhe as biri ndaj njëri tjetërit.. por e vetmja që të ndihmon është vepra jote që ke vepruar dhe ke llogaritur për Allahun e Lartë Madhëruar..
Të filloni në punimin e videove apo fotove duke cituar në ata video dhe dizajne Ajtet e Kuranit Famë Lartë rreth agjërimit, Hadithet e të Dërguarit alejhi selam, Fjalët e Sahabeve dhe porosit e tyre radijallahu anhum, fjalët e Tabiinëve dhe të gjitha gjurmët e Selefëve.. mos e nënçmoni pra punën tuaj, qoftë ajo edhe vetëm një DIZAJN gjatë tërë muajit të Ramazanit, është më i mirë se sa të flitësh dhe të mos veprosh asgjë..
Mundet që nga ai dizajnim i juaji të udhëzohet një person i cili është në gaflet ndaj obligimeve të tija.. pra paramendo ti nga një foto e punuar për disa orë nesër të gjesh një vagon shpërblimesh vetëm e vetëm pse je bërë shkak për udhëzimin e atij të riu apo asaj të reje...
Mos hezito... fillo dhe puno... dhe llogarit shpërblimin tënd tek Allahu subhanehu ue teala, mos lejo që të ikin orët nëpër vizita të kota, mos lejo që të ikin këto orë të bekuara të këtij muaji pa bërë vepra me të cilat kënaqet Allahu i Lartë Madhëruar ...
Por edhe nëse dëshiron të dëgjosh këtë porosi dhe dëshiron të fillosh në dizajnim, mos të bëhet kjo vepër shkak për të larguar nga NAMAZI mos të bëhet shkak për të larguar nga Leximi i Kuranit, por të jetë në një kohë të cilën dëshironë të pushosh nga ata adhurime, dhe të fillosh me këtë vepër të cilën e konsideron edhe këtë si adhurim, pasi që është thirrje në rrugë të Allahut subhanehu ue teala...
Allahu Subahenehu ue teala thotë: 99:7. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
99:8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
Lusim Allahun që të jemi nga ata që gjejm në ahiret veprat e mira, dhe të jemi nga ata që u bëjnë vepra të cilat i falin gabimet e tona...
E në fund Falënderimi i takon Allahut subhanehu ue teala...
I shkroi këto fjal në shpejtësi motra e juaj e cila shpreson mëshirën e Allahut.. ummu-muslimanja
Ue selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu