Në qytetin Köln të Gjermanisë vazhdon ndërtimi i xhamisë më të madhe të vendit.
Planifikohet që Xhamia qendrore e Kölnit, ndërtimi i së cilës është
në përfundim e sipër, të hapet për ibadet në fund të vitit të ardhshëm.
Në Köln, njëri prej qyteteve më të vjetra të Gjermanisë në të njëjtën kohë gjendet edhe katedralja më e madhe e vendit.
Pas një kohe të shkurtër në qytetin e Köln do të lartësohen edhe minaret e xhamisë më të madhe të Gjermanisë.
Bëhet e ditur që kjo do të jetë një shembull i mirë nga pikëpamja e
bashkëjetesës në harmoni të njerëzve me fe, besim dhe kultura të
ndryshme.
Xhamia qendrore e Köln-it do të ketë reflektojë stilin modern të
arkitekturës, do të ketë një kube të tejdukshme dhe 2 minare 55 metra të
larta.
Në xhami do të mund të falen në të njëjtën kohë 2 mijë persona.