REJHANA-ENSAR Moderator
Numri i postimeve : 811 Data e regjistrimit : 07/07/2010 Mosha : 37 Nacionaliteti-Sheti : stuttgart
| Titulli: Lotë, pasha Allahun, lotë!!! Ne Ramazan*** Thu 26 Aug 2010 - 14:13 | |
| Lotë, pasha Allahun, lotë!!! Ne Ramazan*** Nëse titulli s'ju bën të lotoni, atëherë le t'ju bëjë ndjenja që ngërthen ai titull!
Ramazan, o i bekuar! A bën të përmendim, vallë, ndonjë gjë më parësore se na i ke gëzuar fytyrat neve muslimanëve të këtij rruzulli?!
A e di, o Ramazan, se sa urata janë shkruar e janë shpërndarë si rezultat i ardhjes sate? Po sikur ta dije se sa të kemi dëshiruar që të jesh në mesin tonë! Të kemi dëshiruar dhe të dëshirojmë, o muaji ynë i shumëpritur, se ti je edukuesi ynë! Ti je që na i ke dëlirësuar shpirtrat tanë dhe na i ke zgjeruar ato njëkohësisht.
Përgjithësisht, kur na cingërron telefoni me porosi se do të na vijë dikush i lartë për nga pozita, menjëherë i zgjedhim rrobet më të bukura për t'i veshur... Sidoqoftë, Ramazani nuk llogaritet prej vizituesve të atillë! E keni parë, o ju bashkëshortë, se si gratë e devotshme përgatiten e rregullohen për burrat e tyre, kur këta vijnë nga puna në të cilën kanë qenë për kohë relativisht të gjatë?!
Megjithatë, Ramazanin ne nuk e konsiderojmë ashtu siç i konsiderojnë burrat e vet robëreshat e devotshme të Allahut! Për më tej, si shembull të radhës marr t'jua rrëfej ndjenjat e miqve të zemrës që takohen një herë në muaj dhe i ndajnë emocionet e tyre me shumë gëzim e buzëqeshje në fytyrë. Ramazani i sfidon të gjithë këta!
Ramazani është shumë i madh.
Ai është njëmend ëndje-sjellës dhe të bën që të të dridhet trupi kur flet për të.
Të dridhen duart kur shkruan për ta përshkruar.
Të pengojnë lotët kur e lavdëron.
Të çiltërsohet zemra kur e kujton.
Dëlirësohesh i tëri kur vjen ai.
Dëlirërësohesh për shkakun se Allahu e ka bërë dëlirësues për zemrat e besimtarëve.
Çdo besimtar, pra, e dëshiron për vetë shkakun se ai është aq i dashur, sa nuk ngopesh së kujtuari për të.
Kujton për të dhe e shan veten duke pasur në mendje fjalët: "Ah, pse nuk e shfrytëzova më shumë?
Pse nuk e shfrytëzova më shumë e të fitoja edhe më shumë faljen e Zotit???".
Më tej, në vazhdën e operacioneve tjera psikologjike në kokë, e merr, në njërën anë, vlerën e muajit të Ramazanit dhe madhështinë e justifikimit të Zotit kundrejt robërve, në anën tjetër.
Për një moment mendja provon t'i bashkojë këto të dyja dhe, auf, çfarë drite rrezatojnë!!! Ah, po më qan zemra, nëse sytë ende po përmbahen! Po më qan shpirti, nëse trupi nuk tregohet! Do të më agjërojë, pra, në dashtë Zoti, i tërë ky trup imi, në mos agjëroftë lukthi! Ka të këtillë shumë! Allahu i Lartësuar ua pranoftë këtë agjërim "vullnetar"...!
Po mundohem, o vëllezër të zemrës sime, që të mbledh sa më shumë emocione për ta përshkruar këtë muaj të bekuar, por ja që zemra-aparati që e kam në trup nuk po më jep leje të thellohem më tepër për shkak të mosqëndrueshmërisë në raste të rritjes së tyre (emocioneve).
Po mbahem, për rrjedhim, me atë vockëlinën e poseduar timen dhe po ia bëj të Lartmadhëruarit një kërkesë që më parë ia pati bërë artistikisht një zë i ëmbël, edhe atë: "Ah, sikur Zoti ta ban që çdoher' t'jet' Ramazan!"...
Nëse dëshironi t'ju dua diku pak më pak se Ramazani, më këshilloni, më korrigjoni, më shtoni në duatë tuaja dhe më jepni ndonjë buzqeshje kur të takohemi! Allahu na takoftë edhe në Ramazanin tjetër dhe, përfundimisht, edhe në Xhennetin e Tij! Amin!
Ty, o Ramazan i dashur, të faleminderit për vizitën! Eja edhe në vitin e ardhshëm!!! | |
|