Mr. Xhemail Çupi
Allahu i Lartëmadhëruar nuk betohet në diçka që nuk ka vlerë, përkundrazi, betohet në krijesat e posaçme të Tij, si për shembull: në Meken, Turi Sina-en, paraditën, fikun, ullirin etj. dhe njerëzit për të gjitha këto, kenë njohuri të detajuara shkencore të marra nga studimet, hulumtimet, vrojtimet etj. që vërtetojnë esencën dhe dobinë e tyre. Por Allahu xh.sh. mes tjerash betohet edhe në një krijesë të veçantë që e titullon “kohë”, por në këtë rast njerëzit smund ta kuptojnë tërësisht krijimin dhe esencën e saj, pavarsisht se janë munduar të japin shumë sqarime.
Sot “koha” llogaritet një nga shtatë sasitë themelore fizike në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive, por si koncept filozofik, filozofët kanë dy qëndrime kontraverze sa i takon definicionit të saj. Njutoni thotë se koha është një dimension i pavarur i ngjarjeve në të cilët ato (ngjarjet) mund të rënditen kronologjikisht nga e kaluara, përmes të tashmes në të ardhmen, kurse Leibnizi dhe Kanti thonë se koha nuk është as ngjarje as krijesë, nuk është e matshme dhe nuk mund të udhëtosh në të.
Koha është dëshmitarja e heshtur e të gjitha ngjarjeve botërore. Koha ka dëshmuar për krijimet fillesatare, krijimin e njeriut, dëbimin e djajve, ndodhitë profetike në krye me ardhjen e profetit fisnik, Muhamedi a.s., katastrofat natyrore gjatë shekujve si: vërshimet, termetet, tsunamet, vullkanet, fortunat etj., ardhjen e faraonëve, nemrudëve, fashistëve, nacistëve, cionistëve, titistëve, enveristëve, “globalistëve” etj. Pavarsisht se të gjithë njëzëri themi se koha është një dëshmitare e heshtur, por mos harojnë të shtojmë se një ditë ajo do ketë gjuhë që do të flasë zëshëm, dhe kjo ditë është dita e Gjykimit.
Tani do ti referohemi Kaptinës që titullohet “Koha”. Për rëndësinë e kësaj kaptine Imam Shafiu r.a. ka thënë: “Do ishte e mjaftueshme për njerëzimin të kuptojë vetëm këtë kaptinë dhe ti praktikonte urdhërat e saj.” Thotë Allahu në Kur’an:
"Pasha Kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (Kaptina Asr 1-3)
Imam Raziu duke komentuar suren e Kohës thotë: “Është betuar Allahu në Asr e cila është "koha" sepse në të ka gjëra të çuditshme, për arsye se në të njeriu gëzohet, zhgënjehet, sëmuret, shërohet, fiton dhe humb pasurinë, në jetë nuk ka asgjë më të shtrenjtë se koha. Sikur ti kalon një mijë vjet në gjëra të kota pastaj pendohesh arrin lumturinë në momentet e fundit do të jesh në xhennet përgjithmonë, e kupton se momentet më të mira të jetës tënde ishin ato momente dhe koha ishte prej dhuntive më të mëdha e për këtë është betuar Allahu në të , dita e nata janë dy shanse që njeriu i humb. E kupton se koha ka me vlerë se vendi për shkak se Allahu është betuar në të, arsyeja se koha është dhunti në të cilën nuk ka të meta por me të meta është ai që humb atë.”
Pasi Allahu xh.sh. betohet në kohën, më tej përmendë njeriun, me ç’rast të shtyn në kureshtje të pyesish “ku është lidhja mes kohës dhe njeriut”. Dijetari Hasan el Basrij ka thënë: “Çdo ditë që kalon, merr diçka (të çmuar) nga ne, një pjesë tonën!”. Pra, sikur ka dashur të thotë “koha jemi ne, njerëzit”. Ibnu Kajim Elxhevziu, thotë: “Njeriu i ditur është i biri i kohës, në qoftë se e humb i humbin të gjitha të mirat, sepse të gjitha të mirat pikënisje e kanë kohën në qoftë se humb kohën nuk do ta arrin atë asnjëherë".
Cila kohë konsiderohet në humbje të sigurtë? Koha llogaritet e humbur kur prej saj nuk asnjë dobi. Një natë në televizion shikoja me vëmendje një dokumentar që tregonte profilin e fizicientit më inteligjent në botë, fillimisht kur tregonin të ariturat e tij në fizikë fillova ta admiroj, por aty kah fundi thanë se mes tjerash ky dijetar vërtetonte “teorinë e evulucionit” dhe njëkohësisht mohonte ekzistencën e Zotit, në atë moment në sytë e mij ky ishte njeriut më injorant në botë dhe kuptova se kam humbur gati një orë kohë të çmuar duke e shikuar atë, pasi Allahu xh.sh. për to ka vulosur në Kur’anin Famëlartë:
“Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre? Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere. (Kehf 103-105)
Koha për njeriun është pasuria më e çmuar që derisa është gjallë duhet ta shteron. Ai është i lirë ta zgjedh formën e harxhimit apo manaxhnimit të saj: ose duke bërë qejfe dhe ahengje nëpër klube, pabe e disko ose duke e shftytëzuar atë për dobi individuale, familjare dhe kolektive, duke medituar rreth krijesave të Zotit, rreth vetes së tij, me të vetmin qëllim që të njoh Zotin dhe ta kënaq Atë.
Dukuritë e kohës
1. “Koha ecën shpejt”.
Koha noton natyrshëm por në bazë të situatave dhe rrethanave personale ajo duket se “ngadalsohet” apo “përshpejtohet”. Në ditët e festave, gëzimeve, ahengjeve, përvjetorëve e pushimeve ajo ecën shumë shpejt, kurse në ditët e pikëllimin, dëshpërimit e dënimit ecën shumë ngadal. Po marr disa shembuj: rruga për të shkuar në SHBA që të takoj vëllaun që se kisha parë tremëdhjet vite më erdhi sikur kaloi sa hap e mbyll sytë, kurse rruga e njejtë që mu desh të kthehem, mu bë sikur zjatë me muaj. Të burgosurit dita i duket sikur nuk përfundon asnjëherë, për dallim nga gardiani që për të ajo është një ditë e zakonshme pune në burg. Koha gjatë ceremonisë martesore për dasmorët kalon shpejt por jo edhe për kamarjerët, e kështu me radhë.
2. Shfytëzo shanset e mira që të afrohen në jetë dhe mos u nguro!
Amerikanët përdorin një thënie popullore “koha është para”, dhe në sajë të kësaj thënie ato vërsulen pas parasë dhe janë shteti me standart më të lartë jetese në botë, pra ata e shfytëzojnë çdo kohë të çmuar për të punuar, organizojnë oraret e tyre dhe u përmbahen atyre, shfytëzojnë çdo shancë dhe mundësi që u jepet në jetë dhe nuk ngurojnë. Të njejtin pasion duhet ta kemi edhe ne muslimanët, por jo vetëm për aspektin material por edhe për atë shpirtëror, dmth të garojmë për vepra të mira dhe angazhime kolektive për të mirë të shoqërisë dhe fesë. Muhamedi a.s. thotë: Shfytëzoni pesë gjëra para se tu vijnë pesë të tjera: Rininë para se tju kaploj pleqëria, kohën e lirë para se të angazhoheni me punë, pasurinë para se të varfëroheni, shëndetin para se të sëmureni dhe jetën para se të vdisni.
Përsëri do huazojmë një thënie të dijetarit Hasan el Basrij, i cili ka thënë: Çdo ditë që agon dielli, ai thotë: O biri i Ademit, unë jam dita e re por jam edhe dëshmitare e veprave tuaja, prandaj shfytëzomë mua pasi unë nuk do të kthehem te ty deri në ditën e gjykimit”. Kurse një thënie e urtë thotë: “Secilit në jetë i ofrohet një mundësi e mirë, por ai duke pritur rastin ideal, prolongon shansin që i ka ardhur, kështu koha ia vjedh edhe këtë rast të dhënë, sepse detyra e kohës është që t’i merrë me vet ato.” Për ta përforcuar edhe më shumë këtë që sapo thamë, Imam Shafiu ka thënë: "I kam shoqëruar sufijët dhe nuk kam përfituar asgjë prej tyre me përjashtim te dy fjalive: koha është si shpata, në qoftë se nuk e pret të pret, e dyta, shpirtin tënd në qoftë se nuk e angazhon në punë të mira do ta angazhosh në punë të liga".
Nga historia Islame tregohet vullneti i pavdekshëm i Ebu Jusufi, nxënësit të Ebu Hanifes i cili ndodhej në momentet e fundit të jetës së tij. Ibrahim bin Xherrah thotë: "E kam vizituar (Ebu Jusufin), atij i ishte humbur vetëdija, por pasi u kthjellua pak më tha: çka thua për këtë çështje (për një nga çështjet e Islamit)"? Ja ktheva: "Po edhe në këtë gjendje kujdesesh për çështjet fetare?". U përgjigj (Ebu Jusufi): "Nuk ka problem, mësojmë pasi ndoshta dikush ka dobi"
1. Koha që kalon nuk kthehet pas
Njerëzit çdoherë qajnë kohën që ka kaluar, dikush me nostalgji e kujton të kaluarën e dikush tjetër është penduar pse e ka bërë “ashtu” dhe se ka bërë “kështu”, por të gjithë janë të vetëdijshëm se ajo kohë nuk kthehet më, zatëm shumë prej tyre, mbase do ta kishin vepruar të njejtën gjë edhe sikur të ktheheshin në të kaluarën përsëri. Zoti paralajmëron dështimin më të madh të njeriut në këtë jetë që është mosbesimi dhe arroganca duke thënë
"Dhe ata do të klithin aty: "O Zoti ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq saqë ai që ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar". (Fatir :37)
Allahu xh.sh. njeriun nuk dëshironte ta lerë në humbje të sigurtë por e mësoi se si ta shfytëzojë kohën dhe sa herë që koha tenton ti kaloj kot, ja kujton paralajmëruesit e kohës që janë: versetet e Kur’anit të shenjtë, thëniet profetike dhe shenjat e pleqërisë në trupin e tij. Muhamedi a.s. shpesh herë u drejtohej sahabeve me këto këshilla : “O shokët e mi, mosha juaj është rritur, shpina juaj është përkulur, shikimi u është dobësuar dhe flokët u janë thinjur, prandaj kini turp prej meje pasi edhe unë kam turp prej jush.” Do ta përfundoj këtë temë me historinë e Omerit r.a. që pasi u zgjodh udhëheqës i muslimanëve punësoi një person që vazhdimisht tja kujtonte frikën e Allahut. Pas një kohe të gjatë Omeri r.a. e thëret personin e punësuar dhe i thotë se prej asaj dite ai më nuk kishte nevojë për sherbimin e tij pasi tashmë atij i kishin dalur paralajmëruesit e rij dhe ato ishin thinjat në kokën dhe mjekrën e tij.