Pasha fikun dhe ullirin!
Ky është një betim me të cilin fillon një sure në Lbrin tonë të shenjtë gjegjësishtë bëhet fjalë për suren "Et-Tin" ku Allahu I Lartësuar betohet në këto të mira dhe begati që I dhuroi njerëzimit. Kur kemi parasyh se bëhet fjalë për një betim edhe atë betim të cilin e bën Allahu xh.sh duhet ta kemi parasysh se bëhet fjalë për diçka vërtetë të rëndësishme.
Njëherë Ebu Derda ia kishte ofruar të Dërguarit të Allahut a.s një pjatë me fiq të freskët, kurse ai ishte kthyer kah të tjerët duke I ftuar që të hanë së bashku me të. Me këtë rast u kishte thënë: "Sikur të përmendja ndonjë pemë që bie nga Xhenenti, do të thoja se është kjo pemë, sepse pemët e Xhenentit nuk kanë bërthamë". Dhe kishte shtuar edhe këtë: "hani nga kjo pemë se kjo I pengon hemoroidet, shëron njerëzit leshtor dhe ndihmon kundër sëmundjes së artritit".
Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më I mirë është fiku I bardhë, I cili duhet të piqet dhe të qorohet para se të hahet. Fiku(arab. Tin; lat.Ficus carica) në vete përmban ngrohtësi dhe është shumë ushqyes. Pema e fikut është nga familja e trumzës. Gadishulli Arabik, veçanarisht pjesa jugore e tij, ëhstë I pasur me fiq, përshkak të tokës pjellore.Përdoret I freskët, I tharë dhe I përpunuar në produkte të ndryshme.Përmban shumë karbohidrate, % ambumina % dhe .mbi % yndyrna. Fiqtë e njomë kanë mjaft vitaminë C, provitaminë A, vitamin B1,hekur, kalcium,phospor,klor,magnezium,bakër. Në 100 gr.fiq gjinden 270 kalori.
Ngrënia e fiqve shëron zërin e ngjizur, u bën mirë mushkërive dhe fytit,ripërtrin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth.Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me ara dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë prndaj përdoret si laksativ diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjenqë shkaktohet nga mukusi(jarga) I njelmët.
Gjithashtu shëron problemet me kollë kronike.Ngrënia e fiqvetë freskët e pnegon zhvillmin e urinës toksine, ndihmon në nxerrjen jashtë të shtresimeve (sedimenteve) të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur të veshkëve.
Nga ana tjetër është I pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup. Për atë shkak këshillohet të mos përdoret prej atyre që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase I jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënien e flokëve, mënjanon erën e rëndë të gojës. Qumështi I fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove.
Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës. Merren 1-2 gjethet të freskëta dhe zihen në 200 ml. Ujë , gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu I fituar pihet në mbrëmje para gjumit ose në mëngjes në lukth të zbrazët.